
Muaji shtator po troket. Ditët e tij pritet të jenë mjaft “të nxehta” për politikën dhe SPAK-un.
Qytetarët do të shohin se do të ketë mjaft ritëm, lëvizje të forta, ndoshta dhe të padëgjuara, në këto 30 vite.
Nga ana politike pritet që kryeministri Rama të shkartisë qeverinë e tij, pritet një “operacion kirurgjikal”, një ndërhyrje e plotë në kabinetin qeveritar.
Mund të lëshojë edhe disa ministra të tjerë, të cilët janë në hetim për aferat korruptive nga SPAK-u.
Opozita, nga ana e saj, megjithëse e përçarë, pritet të fillojë protestat. Berisha ka paralajmëruar dhe ka ftuar qytetarët të dalin në shesh, ngelet për t’u zbuluar vetëm data.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha pritet të mbledhë Kuvendin e tij me 5500 veta në një sallë me 1800 karrige. Partia e Lirisë pritet të kryejë aksionin e saj politik në krah të ish-kryeministrit Berisha.
Politika do të ketë “temperatura të larta”, “dhimbje koke” dhe këto do t’i vijnë nga SPAK-u.
Për të gjithë ata që menduan se shpëtoi Ilir Beqaj, tashmë duket se ish-ministri që ka firmosur aferën e “check up”-it dhe sterilizimin, ditët në liri i ka të numëruara, pasi SPAK-u ka ecur jo pak me këto dy dosje.
Nga ana tjetër, janë disa ministra të tjerë të Ramës në hetim. Njëra prej tyre është Olta Xhaçka, e cila është hetuar për disa prona të ushtrisë, ku midis tyre përfshihet edhe presidenti i Republikës, Barjam Begaj.

Olta Xhaçka ka gjithashtu dhe disa dosje tenderësh në SPAK nën hetim.
Dosja e inceneratorëve vijon të thellohet nga SPAK-u. Pritet të ketë emra të tjerë dhe të tjera personazhe që shumë shpejt do t’i shohim në bankën e të akuzuarit.
Shtatori pritet të jetë i nxehtë, mjaft i nxehtë, jo vetëm për ministra e deputetë, por edhe për biznesmenë që kanë qenë bashkëpunëtorë në abuzimet apo në vjedhjet qindra miliona euro, që tashmë janë bërë publike, janë provuar dhe faktuar, siç janë koncesionet dhe PPP-të e dështuara, të cilat kanë krijuar një gropë në buxhetin e shtetit, dhjetëra e qindra miliona euro abuzime dhe vjedhje në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.
Rasti i Presidentti Begaj mund të jetë një akt tjetër i SPAK-ut që mund të sjellë për herë të parë në Shqipëri rastin "impeachment", një shkarkim të Presidentit për shkak të dosjes hetimore që ka në duar SPAK-u në lidhje me pronat e ushtrisë dhe shumë prejt tyre janë kaluar me firmën e ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë, zotit Bajram Begaj.

Shkarkimi i Presidentit do të ishte rasti unik në Shqipëri në rast se ndaj tij do të ngrihej akuza për korrupsion nga SPAK-u.
Disa elemente të tjera të politikës që tashmë janë lëshuar nga kryeministri Rama pritet të kenë probleme me drejtësinë, e cila ditë pas dite po jep shumë rezultate.
Për këtë pjesë drejtësie, e cila megjithëse ende nuk ka standardet e duhura dhe nuk është aty ku janë pritshmëritë e qytetarëve, e vërteta është se jo pak individë, jo pak biznesmenë, jo pak politikanë, janë nën hetim, megjithëse kemi standarde të munguara.
Standarde të munguara pasi nuk mund të luhet në drejtësi me disa porta siç është rasti i aferës së uniformave ku sekretari i përgjithshëm i Ministrisë dhe ish-ministri i asaj kohe, Sandër Lleshi, shpëtuan pa hetuar, ia hodhën, dolën pa lagur, ndërkohë që hyri në burg vetëm një drejtoreshë.
Ministri, si firmëtar dhe sekretar i përgjithshëm, nuk u prek.
Nga ana tjetër, Ilir Beqaj u tentua ta kalonte gropën e madhe korruptive që ishte krijuar me sterilizimin, por mesa duket është më e thellë gropa e “check up”-it.
Standardet ndoshta do të bëjnë që shtatori të jetë edhe më i "nxehtë" për politikanët nën hetim nga SPAK-u, për biznesmenët, bashkëpunëtorët e vjedhjeve dhe abuzimeve të bëra me PPP dhe "temeraturat e larta" pritet të zgjasin dhe të sjellin tension mjaft të fortë në politikë që mesa duket tashmë kjo e fundit nuk vepron dot e vetme, por është gjatë gjithë kohës nën presionin e SPAK-ut, nën presionin e drejtësisë dhe nën presionin e dosjeve të nxehta që po përvëlojnë politikën shqiptare./ CNA
The media paid by the incinerators continue to create ...
The incinerator affair is the biggest in 30 years. The mos...
For several weeks now, his media, the Prime Minister's...
A concession contract signed in 2017. There are quite a fe...
The SPAK prosecutor, Edvin Kondili, who is widely know...
The former Minister of Health, Mr. Ilir Beqaj, has pub...
Prime Minister Edi Rama reacted today regarding the wo...
Today SPAK has called for the umpteenth time to interr...
A scandal beyond the borders of Albania, involving a s...
Three characters, two of whom are very active, Mirel M...
Edi Rama returns to the role of journalist with his golden...
The latest case of denunciation made by businessman Gjergj...
In his editorial, in the newspaper "Tema", Mero Baze, who ...
The affair of the incinerators in Albania is the case wher...
We are addressing the "successful" actor, director Leka Bu...
SPAK-u ka goditur sot një nga grupet më të fuqishme krimin...
The strategy ordered and implemented from Vienna by th...
The incinerator affair, beyond any political and publi...
The famous Elisa Spiropali can now be called the Elisa...
A kind of controlled opposition, a kind of divided opposit...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
CNA has uncovered the tentacles of the head of the Supreme...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details are being learned regarding the incident that ...
Several gunshots were reported this evening in Elbasan. T...
A section of the Fier-Vlora highway was engulfed in flames...
A road accident occurred this Monday near Gramsh. As repo...
Another humanitarian aid shipment from Germany has arrived...
Residents of the village of Memëlisht in the Municipality ...
On Monday, our country will be under the influence of rela...
On Sunday, our country will remain under the influence of ...
US President Donald Trump responded with harsh rhetoric to...
US President Donald Trump said on Monday that Israeli Prim...
Hungary's Prime Minister, Péter Magyar, took many people b...
The mediators in the Middle East conflict between the Unit...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Deputy Minister of Economy and Innovation, Enkelejd Musabe...
This Monday, one US dollar is bought for 81 lek and sold f...
In Golem and Durrës, the season seems dynamic: buses with ...
This Sunday, one US dollar is bought for 81 lek and sold f...