LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i radhës nga Wizz Air/ Anulon fluturimin, u kërkon pasagjerëve 250 euro shtesë

2023-07-26 15:43:00, Denoncim CNA

Skandali i radhës nga Wizz Air/ Anulon fluturimin, u kërkon
Wizz Air ka goditur me skandalin e radhës. Qytetarët denoncojnë se kjo kompani ka anuluar fluturimin nga Pizza drejt Tiranës.

Ky udhëtim ishte planifikuar për në orën 13:00 dhe pasagjerëve nuk u është dhënë asnjë shpjegim rreth anulimit.

Ajo që e thellon më shumë skandalin është fakti se Wizz Air u është drejtuar udhëtarëve  duke u thënë se kush do që të udhëtojë në orën 21:00 të paguajë 250 euro shtesë.

Kjo nuk është hera e parë që Wizz Air torturon udhëtarët.

Ka patur raste ku janë nisur nga një shtet për një destinacion të caktuar dhe kanë përfunduar në një tjetër destinacion ose kanë pritur me orë të tëra pas dredhive që bën kjo kompani./ CNA

 

Lajmet e fundit nga