web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dokumenta ekskluzivë/ Zbardhet skenari, si Habilaj dhe Top Channel

2022-06-26 17:57:00, Denoncim CNA
Dokumenta ekskluzivë/ Zbardhet skenari, si Habilaj dhe Top Channel
Endrit Habilaj

CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar me dokumenta se si Top Channel merrte para dhe bënte reklamë se sa të mirë ishin inceneratorët, ndërkohë që këta të fundit kanë marrë miliona euro nga paratë e taksapaguesve.

Mes personazheve të denoncuar nga CNA.al është edhe gazetari Endrit Habilaj, ish-autori i emisionit “Top Story”, i cili për vite më radhë është transmetuar në "Top Channel".

"VOX TV",  “Infinit Communication”, dhe "SHQIP", janë tri kompani që kanë administrator Endrit Habilajn dhe bashkëshorten e tij Uarda Habilaj.

Më të tria këto kompani Endrit Habilaj, ka marrë para në mënyrë të vazhdueshme nga pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Për ata që kishin mendimin tjetër, ja ku janë dokumentat e skenarit të një prej emisioneve në Top Channel për inceneratorët.

Dokumenta ekskluzivë/ Zbardhet skenari, si Habilaj dhe Top Channel
Skenari i emisionit

Dy dokumentat e siguruar nga CNA.al janë të skenarit të emisionit të datës 09/10/2020, ku Top Channel propagandonte se si do të jepej një zgjidhje për mbetjet me ndërtimin e Landfillit të Fierit.

Një televizion kombëtar propagandatonte dy vite më parë se Landfilli i Fierit ishte i certifikuar me standarte europiane.

Ky skenar tregon edhe njëherë "lojën" e pisët të këtij televizioni nëpërmjet Ornelës së marketingut që merrte lekët dhe Endrit Habilajt që tashmë ka ikur nga Top Channel.

Dokumenta ekskluzivë/ Zbardhet skenari, si Habilaj dhe Top Channel
Skenari i emisionit

Por këto nuk janë gjë tjetër veçse tentativat e Top Channel që donte t’i hidhte hi syve shqiptarëve për koncesionin, duke thënë se sa i suksesshëm dhe i mirë ishte, thjeshtë dhe vetëm për faktin se i mbushi thasët me miliona euro.

Në fakt, ky nuk është i vetmi skenar, pasi CNA.al ka siguruar edhe dokumenta të tjera, të cilat do t’i sjellim në ditët në vijim, duke zbardhur kështu skemën se si Top Channel po tentonte të mashtronte shqiptarët për një aferë gjigande, duke shërbyer dhe marrë lekë nga inceneratorët./ CNA.al





Lajmet e fundit nga