web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Abuzim me çmimet e ilaçeve/ KLSH: Çmimi i rimbursimit, disa herë më i lartë se ai i miratuar zyrtarisht

2026-02-07 13:18:00, Denoncim CNA

Abuzim me çmimet e ilaçeve/ KLSH: Çmimi i rimbursimit, disa

Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka evidentuar aplikimin e çmimeve për disa barna, shumë herë më të larta se ai i miratuar zyrtarisht.

Sipas KLSH-së, konkretisht barnat Mestinon dhe Dintoina janë përfshirë në listë pa pasur çmim CIF të miratuar dhe pa deklarim të këtij çmimi në 12 muajt e fundit. Megjithëse të importuara me leje të veçantë, është aplikuar një çmim rimbursimi disa herë më i lartë se ai i miratuar zyrtarisht, në kundërshtim me kriteret ligjore në fuqi. Kjo ngre dyshime të forta për abuzim, korrupsion apo vjedhje.

“Nga auditimi i Listës së Barnave të Rimbursueshme u konstatua se dy barna, përkatësisht Mestinon dhe Dintoina, janë përfshirë në Listën e Barnave të Rimbursueshme për vitin 2024, ndonëse nuk kanë pasur çmim CIF të miratuar për vitin përkatës dhe mungonte deklarimi i këtij çmimi në 12 muajt e fundit. Të dyja barnat janë importuar me leje të veçantë dhe për to është aplikuar një çmim rimbursimi disa herë më i lartë se çmimi i miratuar zyrtarisht. Përfshirja në listë dhe rimbursimi i barnave në fjalë me çmime të aplikuara më të larta se ato të miratuara nga Komisioni i Çmimit të Barnave përbën devijim nga kriteret e parashikuara në pikat 11 dhe 15 të VKM-së nr. 645, datë 1.10.2014 “Për ngritjen dhe mënyrën e funksionimit të Komisionit të Çmimit të Barnave” e ndryshuar dhe krijon precedent për shmangie nga procedurat ligjore të miratimit dhe kontrollit të çmimeve”, thuhet në raport.

Abuzim me çmimet e ilaçeve/ KLSH: Çmimi i rimbursimit, disa

Sipas KLSH-së, buxheti i rimbursimit është ngarkuar me një kosto shtesë prej mbi 3.5 milionë lekësh, duke rritur rrezikun e keqadministrimit të fondeve publike dhe duke cenuar transparencën dhe trajtimin e barabartë të operatorëve farmaceutikë. Në fakt, më shumë se kaq kjo duket një vjedhje e koordinuar e fondeve publike që ka nevojë për hetim konkret nga organet kompetente.

“Efekti financiar i diferencës ndërmjet çmimeve të miratuara dhe atyre të aplikuara për barnat Mestinon dhe Dintoina ka rezultuar në një kosto shtesë për buxhetin e rimbursimit në shumën totale prej 3,558,352 lekë. Kjo situatë evidenton dobësi në verifikimin dhe miratimin e çmimeve gjatë përgatitjes së LBR-së, duke rritur rrezikun e keqadministrimit të fondeve publike, duke cenuar transparencën dhe parimin e trajtimit të barabartë të operatorëve farmaceutikë”, shtohet më tej.

Abuzim me çmimet e ilaçeve/ KLSH: Çmimi i rimbursimit, disa

Auditimi rekomandon që Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të garantojnë përfshirjen e barnave në listë vetëm pas miratimit të çmimit CIF dhe në përputhje me afatet ligjore, për të mbrojtur fondet publike dhe për të mos krijuar hapësira për abuzime që duket të jenë përtej kësaj fjale.

"The Ministry of Health, Social Affairs and Health and the Federal Drug Control Service (FDSKSH) should ensure that the inclusion of medicines in the LBR is done only after the approval of the CIF price and in accordance with legal deadlines. Reimbursement at prices unsupported by documentation should be avoided, to protect public funds and ensure equal treatment for all pharmaceutical companies ," the KLSH report states.

Abuzim me çmimet e ilaçeve/ KLSH: Çmimi i rimbursimit, disa

 

In previous days, CNA has published several parts of this report by the Albanian Supreme Audit Institution, which has identified serious problems that directly affect the lives of patients using antitumor drugs, jeopardizing the quality and safety of medical treatment in the country.

A worrying situation was that at the Control Laboratory at the National Agency for Medicines and Medical Devices, where during the years 2021, 2023 and 2024 no laboratory analysis was performed on drugs for the treatment of tumor diseases, while during the period January-March 2025 only one laboratory analysis was performed. /CNA





Lajmet e fundit nga