VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

Pacientët me sëmundje tumorale prej vitesh hasin probleme të shumta me trajtimin që marrin në spitale, si dhe medikamentet që u ofrohen, ose mungesës së këtyre të fundit, duke u rrezikuar jetën dita-ditës.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të auditimit tematik mbi disponibilitetin e barnave për trajtimin e sëmundjeve tumorale, evidenton problematika të shumta të furnizimit me barna për trajtimin e këtyre sëmundjeve.
Auditimi ka përfshirë institucionet kryesore në zinxhirin e sigurimit të barnave, si Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si dhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ndër të tjera, auditimi zbulon se pothuajse gjysma e barnave antitumorale të autorizuara për tregtim nuk janë importuar kurrë gjatë periudhës 2021–2025.
“Nga të dhënat e vëna në dispozicion nga Sektori i Shpërndarjes mbi importin e barnave, rezultoi se nga 253 barna antitumorale të autorizuara për tregtim në Republikën e Shqipërisë, 116 prej tyre ose në masën 46%, nuk janë importuar asnjëherë gjatë periudhës së auditimit, janar 2021 – mars 2025. Nga auditimi i korrespondencave mes Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, mangësive të evidentuara, shpjegimeve të ofruara nga subjektet e audituara, rezulton se nga ana e Ministrisë nuk janë ezauruar në mënyrë shteruese mekanizmat monitorues ndaj QSUNT-së në kuadër të të gjithë procesit të sigurimit të barnave në trajtimin e sëmundjeve tumorale,”- thuhet në raport.
Kjo situatë ka krijuar boshllëqe të mëdha në furnizimin e barnave kritike, duke rritur rrezikun për pacientët që kërkojnë trajtim të menjëhershëm. Vonesa të pajustifikuara janë krijuar edhe nga importuesit farmaceutikë.
KLSH thekson se nga 49 raste të vonesave, Drejtoria e Kontrollit ka ndërmarrë masa vetëm në dy raste, duke lënë të paprekura shumicën e subjekteve përgjegjëse për furnizimin me barna.
“Nga auditimi mbi masat e marra nga strukturat përgjegjëse të FSDKSH-së, u konstatua se në 49 raste vonesash në furnizimin me barna antitumorale nga importuesit farmaceutikë, të pajustifikuara me dokumentacion shoqërues, Drejtoria e Kontrollit ka ndërmarrë masa vetëm në dy raste. Sektori i Kontrollit të Depove Farmaceutike nuk ka zbatuar një mekanizëm të rregullt dhe funksional monitorimi, duke vepruar në mënyrë selektive dhe jashtë një plani të miratuar kontrolli. Për rastet e audituara, penalitetet që duhej të ishin aplikuar, janë të një vlere totale prej 49,000,000 lekë për 49 subjekte,”- thekson KLSH në raport.
KLSH nënvizon se procesi i furnizimit është ndikuar edhe nga mungesa e penaliteteve për vonesat në zbatimin e kontratave dhe nga praktikat joefektive të mbikëqyrjes së zbatimit të kontratave, duke rritur rrezikun për ndërprerje të terapive jetike.
“Procesi i furnizimit është gjithashtu i ndikuar negativisht nga mungesa e penaliteteve për vonesat në zbatimin e kontratave dhe nga praktikat joefektive të mbikqyrjes së zbatimit të kontratave dhe kushteve të furnizimit, të cilat në raste të caktuara kanë çuar në certifikimin e padrejtë të operatorëve ekonomikë si “pa probleme”, edhe kur janë evidentuar mungesa të zgjatura të barnave në periudha kritike për trajtimin e pacientëve”, - thuhet në raport.
KLSH shton më tej në raport se mungesa e barnave kombinohet me parregullsi në menaxhimin dhe dokumentimin e barnave.
“Mangësitë në mirëadministrim kanë konsistuar në receta të dublikuara, mungesë shënimesh të sakta, shkarkime të pasakta në sistem, mospërputhje ndërmjet sasive në gjendje progresive dhe inventarit në sistem, dhe kërkesa të përsëritura të paplotësuara për të njëjtin pacient, duke reflektuar dobësi në proceset e menaxhimit, dokumentimit dhe gjurmueshmërisë së barnave në sistemet përkatëse”, -thuhet në raport.
Raporti thekson se masat e njëanshme të ndërmarra ose jo nga institucionet, si edhe mangësitë në bashkëpunimin ndërinstitucional kanë krijuar një situatë kritike për ofrimin e kujdesit shëndetësor për pacientët me sëmundje tumorale.
Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon veprime urgjente për përmirësimin e planifikimit, monitorimit dhe furnizimit të barnave kritike, si dhe vendosjen e mekanizmave efektivë për të siguruar që pacientët të mos përballen me mungesa të barnave që rrezikojnë jetën e tyre. /CNA
Një skemë mashtrimi ka tronditur Tiranën, ku Odeta Hoxha k...
CNA ka kryer vëzhgim në urgjencën e QSUT-së, ku ajo që ësh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë...
CNA ka sjellë në vëmendjen e opinionit publik një skandal ...
Me pretekstin e luftës kundër parave të pista, Fatmir Xhaf...
CNA ka denoncuar një tjetër skandal, ku protagonistë këtë ...
Bashkëshortja e Petrit Balës, i diagnostikuar me tumor, ud...
Një VKM ka lënë pa pagesë transportin e nxënësve për më sh...
Një denoncim i mbërritur pranë redaksisë së CNA ngre dyshi...
Bledi Çomo, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i ...
Në urgjencën e QSUT-së ku çdo ditë trajtohen me mijëra e m...
Lidhur me pronën e fituar deri në Gjykatën e Lartë, Genc H...
Genc Huta nga zona e Ali Demit në Tiranë është një qytetar...
Zullumet e Agim Ismailit, kur ushtronte detyrën si drejtor...
Emri i Agim Ismailit, njeriu i hetuar nga SPAK-u si pjesë ...
Linjat urbane të Tiranës jashtë kontrollit të bashkisë në ...
Një situatë skandaloze dhe alarmante po ndodh në Spitalin ...
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është shfaqur s...
Protesta e opozitës para Kryeministrisë është mbyllur, por...
Dy të rinj denoncojnë në emisionin “Stop” në Tv Klan skual...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...