Mjerë spitalet tona!
CNA ka kryer vëzhgim në urgjencën e QSUT-së, ku ajo që ësh...

Një skemë mashtrimi ka tronditur Tiranën, ku Odeta Hoxha ka përfituar mbi 35 mijë euro nga familjarët e së ndjerës Qerime Bogdani, e cila vuante nga një tumor në zorrën e trashë.
Denoncuesit, Gentian Bogdani dhe Erjola Bogdani, tregojnë se Hoxha u ka premtuar lidhje me Ministrinë e Shëndetësisë për kurimin jashtë vendit, duke përdorur emrat e ish-ministres Albana Koçiu dhe ministres aktuale të shëndetësisë Evis Sala.
“Para dy vitesh kemi pasur një problem me nusen e vëllait, pasi ishte e sëmurë me tumor në zorrën e trashë. Me gjithë përpjekjet u munduam që ta dërgojmë jashtë shtetit. Duke u konsultuar me miq, me shokë, na sugjeruan që të takojmë një vajzë, Odeta Hoxha. Duke folur me atë, na sugjeroi që të ndihmojnë zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë, për të na ndihmuar me një shum ëprej 15 milionë lekë të vjetra për operacionin që kërkohej”, u shpreh Gentian Bogdani.
“Kemi të bëjmë me një mashtrim. Jemi mashtruar siç e tha dhe xhaxhai im pak më përpara, kemi arritur në një mashtrim shumë të madh. Na kanë çuar numrat, na kanë thënë kjo është zonja Albana, zonja Evis, madje kemi kontaktuar me zv.Ministren në tentativë, Eugena, pra na janë drejtuar që ne jemi këta do ju ndihmojmë. Mos e bëni me median, se ne kemi çuar një shumë të madhe parash”, tha Erjola Bogdani, e bija e së ndjerës.
Në komunikimet me familjarët, që nisën që në vitin 2023, Odeta Hoxha ka falsifikuar dhjetëra dokumente dhe ka garantuar për përfitimin e një fondi mbi 100 milionë lekë, duke siguruar paratë përmes saj dhe dy të tjerave të dyshuara si pjesë e skemës, Emanuela Bushkolaj dhe Jonilda Gorraj.
Familjarët gjithmonë kanë besuar se po komunikonin direkt me titullarët e ministrisë.
Në bisedat që “Stop” disponon, Hoxha komunikon në emër të ministreve, duke vazhduar të mashtrojë familjarët e të ndjerës.
Kur gazetari u përball me Odetën, kjo e fundit tha se është e vetëdijshme për veprën penale dhe premton kthimin e lekëve në pak ditë.
Odeta Hoxha: Të lutem mos më filmo.
Gazetari: Ke bërë një mashtrim të madh. Mos e kap mikrofonin, ke bërë një mashtrim të madh.
Odeta Hoxha: Shh..
Gazetari: Mos më bëj shh. Zonja Hoxha, përse e keni kryer këtë mashtrimin? E dini që keni bërë një vepër penale?
Odeta Hoxha: E di që e kam bërë. Të lutem mos më filmo.
Gazetari: Do ja ktheni lekët zotërinjve?
Odeta Hoxha: Do ua kthej.
Gazetari: Kur?
Odeta Hoxha: Shumë shpejt, do ua kthej shumë shpejt.
Gazetari: Zotërinë e keni aty, ju jeni aq shpirtzezë, sa më vjen shumë keq që po ua them…
Odeta Hoxha: Të lutem, të lutem mos filmo…
Gazetari: Do të xhiroj sepse ke mashtruar. Do mbash përgjegjësi penale. Ja ku janë zotërinjtë aty, kur do ua kthesh paratë?
Odeta Hoxha: Mund të takoj zotërinë.
Gazetari: Çfarë do të besh me kthimin e parave? Sepse përndryshe, ne do të çojmë tek krimi ekonomik, e ti të përballesh me ligjin. Zotërinë ja ku e ke, bisedo të lutem.
Odeta Hoxha: Të lutem mos më nxirr.
Gazetari: Jo, jo. Ai ka gjithë të drejtën e botës sepse ti je tallur me shëndetin e një gruaje që nuk është më në jetë tani.
Odeta Hoxha: Nuk jam tallur. Unë do flas me Gentianin personalisht.
Gazetari: Përse e keni bërë këtë gjë? Nuk ndjeni aspak përgjegjësi penale?
Odeta Hoxha: Do flas me Gentianin. Kam shumë përgjegjësi, do flas me Gentianin.
Gazetari: Përse e ke bërë?
Odeta Hoxha: Të lutem.
Gazetari: Jeni goxha e rritur dhe mbani përgjegjësi penale për këtë gjë.
Odeta Hoxha: E di. Do të flas unë me Gentianin, do t’i jap unë paratë.
Gazetari: Sa para i keni marrë zotërisë?
Odeta Hoxha: Do i kthej unë paratë. Një muaj..
Gazetari: Jo. Një muaj jo. Do i kthesh paratë menjëherë zotërisë, ose në këto momente ne marrim krimin ekonomik./tvklan
CNA ka kryer vëzhgim në urgjencën e QSUT-së, ku ajo që ësh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë...
CNA ka sjellë në vëmendjen e opinionit publik një skandal ...
Me pretekstin e luftës kundër parave të pista, Fatmir Xhaf...
CNA ka denoncuar një tjetër skandal, ku protagonistë këtë ...
Bashkëshortja e Petrit Balës, i diagnostikuar me tumor, ud...
Një VKM ka lënë pa pagesë transportin e nxënësve për më sh...
Një denoncim i mbërritur pranë redaksisë së CNA ngre dyshi...
Bledi Çomo, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i ...
Në urgjencën e QSUT-së ku çdo ditë trajtohen me mijëra e m...
Lidhur me pronën e fituar deri në Gjykatën e Lartë, Genc H...
Genc Huta nga zona e Ali Demit në Tiranë është një qytetar...
Zullumet e Agim Ismailit, kur ushtronte detyrën si drejtor...
Emri i Agim Ismailit, njeriu i hetuar nga SPAK-u si pjesë ...
Linjat urbane të Tiranës jashtë kontrollit të bashkisë në ...
Një situatë skandaloze dhe alarmante po ndodh në Spitalin ...
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është shfaqur s...
Protesta e opozitës para Kryeministrisë është mbyllur, por...
Dy të rinj denoncojnë në emisionin “Stop” në Tv Klan skual...
Ilir Koçi denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan Bashkinë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...