Serious accident on the Tirana-Elbasan axis/ Concrete mixer falls from a height, suspected victims
A serious accident occurred this Wednesday on the Elbasan-...
A serious accident occurred this Wednesday on the Elbasan-...

1928 - Anglezi Aleksandër Fleming zbulon penicilinën
95 vite më parë u zbulua një substancë e cila e transformoi plotësisht historinë e mjekësisë. Ajo quhej penicilinë dhe ishte antibiotiku i parë në botë, tejet jetik për krijimin e ilaçeve për të shëruar infeksionet bakteriale. Dhe aspekti më interesant është se ajo u zbulua gati rastësisht!
Deri në atë kohë mjekët nuk ishin në gjendje të trajtonin disa kushte, që sot janë shumë më të lehta për t’u kuruar, për shkak se nuk kishin ilaçet e duhura. Edhe simptomat më të thjeshta, si për shembull një dhimbje fyti, mund të ishte fatale nëse infeksioni përhapej në mushkëri.
Pneumonia dhe infeksionet pas operacioneve vrisnin një në çdo tre persona të prekur. Në atë kohë Aleksandër Fleming ishte një shkencëtar që punonte në Spitalin Shën Maria në Londër. Ai ishte duke kryer kërkime mbi virusin e gripit. Një ditë shkoi me pushime.
Kur u rikthye në laboratorin e tij, zbuloi se kishte ndodhur diçka shumë e çuditshme. Para se të largohej, ai nuk i kishte pastruar të gjitha enët nga bakteret mbi të cilat kishte punuar, dhe një pjesë myku ishte krijuar te njëra nga enët e tij të pista. Por ndërsa bakteret po rriteshin kudo tjetër në pjatë, asnjë nuk po rritej rreth mykut.

Fleming kuptoi se diçka në myk po i vriste bakteret. Ai e zbuloi se çfarë ishte ajo substancë dhe e quajti atë penicilinë. Do të kalonin edhe 12 vite të tjera para se ajo të ishte gati për t’u përdorur gjerësisht si ilaç. Aleksander Fleming mori titullin Sër në vitin 1944, dhe më pas fitoi Çmimin Nobel për zbulimin e tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, penicilina shpëtoi jetën e 1 në 7 ushtarëve britanikë të plagosur në fushën e betejës.

Ngjarje të tjera të rëndësishme:
1066 - Uilliam, guvernatori i Normandisë, pushton Anglinë. I njohur edhe si “Pushtuesi”, ai u përball me ushtrinë e Mbretit Harold II në Betejën e Hastings, e cila shënoi fillimin e një epoke të re në historinë britanike.
1791 - Franca bëhet vendi i parë evropian që shpall emancipimin e popullsisë së saj hebreje. Para këtij akti, shumica e hebrenjve jetonin të izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë.
1895 - Vdes biologu i mirënjohur francez, Luis Pastër. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në studimin e infeksioneve spitalore, dhe futjen e praktikave revolucionare në sterilizimin e mjeteve spitalore para dhe pas përdorimit të tyre.
1904 - Një grua arrestohet, pasi guxoi të pijë një cigare në publik në bulevardin “Fifth Avenue” në Nju Jork.
1961- Një grusht shteti ushtarak në Damask, i jep fund unionit Egjipt-Siri të njohur ndryshe si Republika e Bashkuar Arabe, që u formua më 1 shkurt 1958.
1995 - Kryeministri izraelit, Jitzhak Rabin, dhe udhëheqësi i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Jasser Arafat, nënshkruajnë një marrëveshje të përkohshme në lidhje me vendbanimet në Rripin e Gazës./ Përshtatur nga CNA
The Western Balkans, that is the countries of the former Y...
Overhydration is a condition characterized by excessive fl...
Beyond environmental issues, one of the most compelling ar...
1960 - Xhon Kenedi dhe Riçard Nikson përballen në deba...
Although Ukraine's much-anticipated counteroffensive start...
During the time of the Soviet Union, an anecdote was often...
2005 - The IRA is officially disarmed Two months after an...
Repetition has a strange relationship with the human mind....
The Italian Coast Guard rescues a boat full of migrants of...
Dr. Jim Tucker, a psychologist at the University of Virgin...
1939 - The "father" of psychoanalysis, Sigmund Freud, pass...
After World War I, the League of Nations was created with ...
Next year, NATO - the largest and most capable political a...
The collapse of two dams in Libya, which caused massive fl...
In her last State of the Union speech as president of ...
1980 - Iraq invades Iran, starting a bloody 8-year war...
Russian President Vladimir Putin had strong reasons to wel...
Since Turkey's presidential election in May this year,...
Since the start of the war, American military analyst Mich...
Të martën e 12 shtatorit, ndërsa Italia e Luçiano Spaletit...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred this Wednesday on the Elbasan-...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...