They transformed human history, who are the 30 most important figures we know today
Thanks to their thinking, creations or ideas, the humanity...

Të martën e 12 shtatorit, ndërsa Italia e Luçiano Spaletit arriti fitoren e parë duke mposhtur Ukrainën, në Bukuresht ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre që në pjesën e parë, për shkak të protestave të lojtarëve kosovarë ndaj një pankarte të shpalosur nga tifozët vendas.
Në të shkruhej “Kosova është Serbi”, duke i bërë jehonë një pretendimi të njohur të nacionalistëve serbë. Pak më lart në tribuna, ishte shpalosur një pankartë e ngjashme ku shkruhej “Besarabia është Rumani”, duke krahasuar mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi me atë midis Bukureshtit dhe rajonit të njohur që sot njihet me emrin shtetëror Moldavi.
Në fakt nuk ka asgjë të re. Prej disa vitesh futbolli evropian, veçanërisht ndeshjet midis kombëtareve, kanë ofruar jo pak episode të tilla që shkaktojnë debate. Nuk është rastësi që sa herë që UEFA hedh shortin e ndeshjeve kualifikuese, shmang enkas disa përballje të caktuara.
Dhe siç mund të parashikohet, në këtë listë bëjnë pjesë edhe Kosova dhe Serbia, edhe pse kjo ndërhyrje në short nuk mjafton për të shmangur tensionet në takimet e tjera. Kjo u pa së fundmi në Rumani, por edhe në vitin 2018 gjatë ndeshjes së Botërorit 2018 në Rusi midis Serbisë dhe Zvicrës, në të cilën luajtën disa lojtarët me origjinë nga Kosova. Kremtimi i golave nga Xhaka dhe Shaqiri me simbolin e shqiponjës me 2 koka të flamurit shqiptar, bëri xhiron e botës.

Kosova është një shtet që ka ndërtuar një strategji të tërë politike mbi futbollin. Njohja nga UEFA në vitin 2016, krijoi një precedent historik, duke e lejuar vendin e vogël ballkanik të fitonte një status specifik si ekip futbolli, përpara se të ishte një subjekt politik.

Deri më sot, vetëm 117 nga 193 anëtarë të OKB-së e njohin pavarësinë e Prishtinës, që gëzon gjithsesi një pozitë shumë më fortë në aspektin sportiv. Thënë thjesht, ekzistenca e një ekipi kombëtar, është bërë një parakusht i domosdoshëm për t’u njohur si një shtet-komb.
Kjo strategji i bën jehonë fjalëve të historianit të famshëm Erik J.Hobsbaum, që në vitin 1992 shkroi se “komuniteti i imagjinuar i miliona njerëzve, duket shumë më real kur mishërohet nga një ekip prej 11 vetësh”. Kjo thënie na kujton se si kombëtaret e futbollit, kanë qenë gjithmonë një shprehje e idealeve (dhe ambicieve) nacionaliste, një dukuri kjo që i ka fillesat në shekullin XIX.
Nuk është rastësi që ndeshja e parë e këtij lloji – 150-vjetori i së cilës u kremtua në raundin e fundit të kualifikueseve të Euro 2024 - ishte Skoci-Angli. Kjo është jo një sfidë midis 2 shteteve, por mes 2 kombeve brenda të njëjtit shtet.
Rivalitetet mes ekipeve kombëtare janë të njohura, por predispozicioni i Evropës ndaj këtij lloj pretendimi, i ka rrënjët tek ngjarjet e trazuara të shekullit XX. Formimi dhe shpërbërja e shteteve multi-etnike, fillimisht në fund të Luftës së Parë, dhe më pas me rënien e komunizmit, e mbushi kontinentin me ndarje politike, të cilat nuk janë mbyllur kurrë plotësisht.

Kjo vlen për Ballkanin, por jo vetëm. Në prillin e vitit 2021, mediat spanjolle refuzuan të shqiptojnë emrin e Kosovës, kundërshtarit të kombëtares së tyre në një ndeshje kualifikuese për Botërorin 2022. Në grafikat televizive emri i vendit ballkanik shkruhej me shkronja të vogla, dhe himni i Kosovës nuk u quajt asnjëherë “himn”.
Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pasi kjo do të ndizte debatet në lidhje me pavarësinë e rajonit Katalonjës. Një situatë e ngjashme, por me protagonistë të tjerë, ndodhi më 8 shtator të këtij në Eskisehir të Turqisë, kur televizioni vendas uli zërin kur po luhej himnin armen.
Marrëdhëniet midis Jerevanit dhe Ankarasë, kanë qenë gjithmonë shumë të tensionuara për shkak të gjenocidit të kryer nga turqit midis viteve 1915-1923.
Muajt e fundit e kanë rikthyer në vëmendje çështjen e Nagorno-Karabakut, territori i kontestuar historikisht midis dy vendeve, mbi të cilin azerët vendosën një bllokadë të diskutueshme, duke e izoluar komunitetin armen.

Në rast se politika ndërkombëtare vazhdon të jetë bashkë-protagoniste në shumë ndeshje futbolli në Evropë, nuk duhet nënvlerësuar shtimi i pretendimeve nacionaliste, që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta kohët e fundit.
Arsyet janë padyshim të shumëfishta, por nuk mund të mos vihet re sesi e gjitha kjo po ecën paralelisht me ringjalljen e nacionalizmit në të gjithë Kontinentin e Vjetër./ Përshtatur nga CNA
Thanks to their thinking, creations or ideas, the humanity...
The animal kingdom is filled with intelligent creatures. T...
1934 - Lind aktorja italiane me famë botërore Sofia Lo...
Russia's war on Ukraine and Western sanctions were putting...
The longer the investment in the European journey is delay...
There is nothing more futile than tears, and nothing else ...
You are running but without getting anywhere. See yourself...
1985 - A strong earthquake hits the capital of Mexico ...
Carlos Henrike Raposo, known in the football world as "The...
One of the best selling books of all time has been about w...
1793 - George Washington lays the cornerstone of the Capit...
Even in retreat, the Soros empire incites great hyster...
Bota ka qenë në tranzicion që nga fundi i Luftës së Ft...
In April this year, Spanish athlete Beatriz Flamini finall...
Recently, the "big sister syndrome" has become the subject...
Joe Biden is no longer fit to be president of the United S...
When you visit rehabilitation centers for Ukrainian soldie...
1977 - Vdes sopranoja me famë botërore Maria Kalas Nd...
The conflict between Kosovo and Serbia is centered in Nort...
Agresioni brutal i Rusisë ndaj Ukrainës dhe aleanca e ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged from the serious accident that oc...
A serious accident occurred this Wednesday on the Elbasan-...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...