Serious accident in Orikum/ Vacationer loses life
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...

Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si një lord i fuqishëm i trafikut të drogës në Meksikë. Bashkë me kunatin e tij, ai themeloi Kartelin Juarez duke dërguar mijëra ton kokainë në SHBA. Në vitin 1993, bosi i drogës u qëllua për vdekje gjatë pushimeve që po bënte në Kankun, ku ishte fshehur me shumë anëtarë të familjes së tij.
Autori i vrasjes ishte numri 2 i kartelit, Amado Karrillo Fuentes, që e zgjeroi akoma më shumë aktivitetin dhe pushtetin e Kartelit Juarez. Ndaj trashëgimia e Gajardos mbeti disi në hije. Por vitet e fundit, falë serialit të Netflix, “Narcos”, është rishqyrtuar roli i Rafael Agilar Guajardos në trafikun e drogës në Meksikë.
Po si u bë ai lordi i rrogës? I lindur në vitin 1950 në Meksikë, Rafael Agilar Guajardo nuk ishte që në fillim një kriminel. Edhe pse dihet pak për fëmijërinë e tij, Gajardo u bë në vitet 1970 një agjent i Dirección Federal de Seguridad (DFS), policisë meksikane.
Më vonë DFS u bë afërsisht ekuivalenti i FBI-së amerikane. Një Agilar i korruptuar e kalonte kohën duke “përndjekur” trafikantët e drogës. Por kur këta të fundit u bënë më të fuqishëm se policia, ai dha dorëheqjen nga detyra që mbante dhe nisi të ndërtonte vetë një perandori të trafikut të drogës.
Në bashkëpunim me Rafael Munoz Talavera, kunatin e tij, Migel Gajardo, kreun e Kartelit të Guadalajaras dhe Amado Karrillo Fuentesin, nipin e një prej ortakëve të tij, ai themeloi atë që u bë i njohur si Karteli Juarez. Karteli i tyre ishte i pamëshirshëm sidomos nën drejtimin e Agilar.
Shpeshherë anëtarët e tij u prisnin kokat rivalëve të tyre dhe i linin trupat e tyre të shtrirë në ambiente publike. Ndërkohë, trafikonin çdo ditë tonelata drogë brenda SHBA-së. Në vitin 1989, autoritetet amerikane bastisën një magazinë në Los Anxhelos duke sekuestruar 21 ton kokainë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë.
Ai aksion i suksesshëm i autoriteteve amerikane e ndryshoi dinamikën e Kartelit Juarez. Munoz u arrestua në vitin 1991, ndërsa Agilar kaloi në arrati kur autoritetet meksikane lëshuan një urdhër për arrestimin e tij në vitin 1993. Dhe kjo solli ndryshime të tjera.
Rafael Agilar Gajardo nuk e dinte, por numri 2 i kartelit, Amado Karrillo Fuentes, kishte filluar të përgatiste vrasjen e tij.
Në prillin e vitit 1993, Gajardo po pushonte në plazhin e Kankunit me rastin e fundjavës së Pashkëve, bashkë me 15 anëtarë të familjes së tij. Por më 12 prill, pushimet e tij patën një fund të tmerrshëm. Ai sapo kishte përfunduar një shëtitje me një nëndetëse të vogël turistike kur nisën të dëgjohen të shtëna jashtë restorantit “Gypsy’s”.
Agilar dhe një turist amerikan gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa u plagosën gruaja dhe djali i tij 11-vjeçar. Policia ndoqi me makinë 3 persona të dyshuar të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në fund të ndjekjes u arrestuan dhe e pranuan se ishin punësuar për të vrarë Rafael Agilar Gajardon.
Me vrasjen e Agilar të vdekur dhe me Munoz në burg, Fuentes mori kontrollin e plotë të Kartelit Juarez. Nën udhëheqjen e tij, karteli do të lulëzonte si kurrë më parë. Ai moment shënoi një epokë të re në trafikun e drogës. I quajtur ndryshe si “Zoti i Qiejve” për shkak të përdorimit të avionëve për trafikimin e kokainës, Fuentes e drejtonte Kartelin Juarez si një biznes.
Ai bënte një jetë shumë të fshehtë. Shmangte në maksimum ekspozimin në vendet publike. Pak foto të tij u shfaqën në gazeta apo televizion. “Ai ishte një racë e re trafikantësh, një lord që mbante një profil të ulët dhe që sillej si një biznesmen” shprehej Administrata e SHBA-së për Luftën kundër Drogës (DEA). Në fakt, në atë kohë ekspertët besonin se bosët e drogës si Fuentes ndërmorën një ndryshim të thellë në mënyrën se si drejtoheshin kartelet meksikane.
“Këta djem dikur ishin thjeshtë banditë të rrugës dhe hajdutë makinash. Sot ekziston një racë e re e liderëve të mafias meksikane”- tha Fil Xhordan, agjenti special i ngarkuar me Qendrën e Inteligjencës El Paso të drejtuar nga DEA.
Shumë shpejt Karteli Juareznisi do të fitonte 200 milionë dollarë në javë. Dhe vetë Fuentes, që korruptonte zyrtarët e qeverisë, dhe thuhet se i pëlqente të torturonte viktimat e tij, grumbulloi shumë shpejt një pasuri prej 25 miliardë dollarësh.
Por ashtu si Agilar, pësoi një rrëzim të parakohshëm nga froni. Në vitin 1997, ai iu nënshtrua një operacioni plastik në përpjekje për të ndryshuar pamje dhe shpëtuar zbulimit nga autoritetet. Por operacioni u shoqërua me komplikacione që i morën jetën.
Kjo krijoi një vakum pushteti brenda Kartelit Juarez. Historia e tyre, dhe historitë e trafikantëve të tjerë meksikanë të drogës, janë dramatizuar së fundmi në serialin “Narcos: Meksiko” të rrjetit Netflix, me aktorët Noe Hernandez si Agilar dhe Hoze Maria Jazpik si Fuentes.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
When Elizabeth II ascended the throne in 1952, the sun nev...
In Europe, the fear of the energy crisis is growing more a...
"There never was a good war or a bad peace," wrote Benjami...
After 25 years, the media and the public still question wh...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar rendin evrop...
Finland's prime minister, Sana Marin, was only 6 years old...
Bota është në pragun e një katastrofe bërthamore, dhe krye...
Çdo vit, miliona copa shkëmbore nga hapësira digjen në atm...
Pesë muaj pas zhdukjes së saj të papritur, Maria Adela K.d...
Në dimrin e vitit 2004, shumë gra filluan të paraqiten në ...
Ne e përdorim fjalën “mik” për të përshkruar një gamë të g...
Në fundin e muajit qershor, një grup anarkistësh veshën rr...
After weeks of waiting, the Ukrainian military this week l...
In general, most people don't give a damn about energy iss...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dekla...
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: ...
From a ban on heating private swimming pools to shops ...
An authentic narrative, lived and unadorned, drawn from th...
Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo ësht...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...