Plenary sessions resume with debates/ Rama present in Parliament, podium blocked
Plenary sessions have resumed, with Prime Minister Edi Ram...
Plenary sessions have resumed, with Prime Minister Edi Ram...

Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: 6-mujorin e pushtimit të vendit të pavarur dhe demokratik të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin. Ashtu si Gjermania naziste dikur, Rusia e filloi luftën e saj me një sulm të shpejtë.
Propagandistët dhe udhëheqja ushtarako-politike e vendit, ishin të bindur se Kievi do të pushtohej brenda 2 javësh dhe se brenda 1 muaji, e gjithë Ukraina do të pushtohej nga forcat ruse, të cilat do të mirëpriteshin me bukë e kripë nga ukrainasit.
Por pas muajsh luftimesh të përgjakshme, populli heroik ukrainas e ka kthyer “operacionin ushtarak special” të Moskës në një luftë të gjerë, rezultati i së cilës mbetet nde i panjohur, madje edhe për Rusinë dhe popullin e saj. Dhe nëse ne duam vërtet një botë pa shantazhe energjike dhe bërthamore, një botë ku të jenë një normë ligji ndërkombëtar dhe fqinjët e mirë, nëse duam që të ndalim marshimin e diktatorëve, atëherë është e domosdoshme që Perëndimi ta parandalojë humbjen e Ukrainës.
Dhe nuk kemi më luksin të presim më gjatë. Gjatë 8 viteve të fundit, që kur Rusia nisi për herë të parë agresionin e saj kundër Ukrainës, aneksoi Krimenë dhe pushtoi pjesë të rajonit të Donbasit, forcat ukrainase janë transformuar nga një ushtri numerikisht e parëndësishme dhe e armatosur dobët, në një nga ushtritë më të fuqishme dhe shumë të motivuara të Evropës. Sot, potenciali mobilizues i Ukrainës, burimet njerëzore dhe mbështetja që ajo ka marrë nga gati 40 vende të civilizuara, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe anëtarët e tjerë të NATO-s, kanë bërë që forcat e saj të armatosura të përballen si duhet me Rusinë.
Aktualisht, forcat e armatosura të dy kombeve ndërluftuese janë afër balancimit. Armët moderne dhe të teknologjisë së lartë që i ka dërguar Perëndimi Ukrainës po përdoren për
të shkatërruar armatimet e panumërta të vjetruara dhe joefikase, por ende vdekjeprurëse post-sovjetike.
Dhe trupat ukrainase janë aktualisht më të mëdha në numër sesa ato ruse në zonën e luftimit. Njëherazi, forcat ruse janë duke vuajtur nga morali i dobët, dhe kanë shfaqur prije për grabitje, dhunë, madje edhe për kryerjen e akteve të gjenocidit në territorin që pushtojnë.
Gjatë kësaj kohe, vendet perëndimore e kanë forcuar gjithnjë e më shumë mbështetjen ndaj ukrainasve të palëkundur në rezistencën e tyre. Edhe politikanët evropianë, vendet e të cilëve varen nga gazi rus, e kuptojnë se paqja mund të sigurohet vetëm pasi njëra palë të arrijë fitoren në fushën e betejës.

Po ashtu, ata e kuptojnë se Ukraina nuk do të heqë kurrë dorë nga territori i saj në këmbim të paqes. Unë nuk dua të dukem si luftënxitës dhe shpresoj realisht të arrihet sa më shpejt paqja. Por fjalët e Ciceronit të thëna 2 mijë vite më parë tingëllojnë fort në veshët e mi, ashtu siç besoj edhe në veshët e të gjithë ukrainasve: Paqja duhet fituar përmes fitores dhe jo pajtimit.
Sigurisht, disa shqetësohen se nëse vazhdojmë të shtojmë furnizimin me armë në Ukrainë, mund të dëmtohet siguria e Perëndimit. Në fakt, prodhimi i armëve të reja dhe ofrimi i armëve për Ukrainën është shumë i pa sinkronizuar.
Logjika politike dhe ushtarake, thotë që ne nuk kemi luksin të lejojmë që kjo luftë të zvarritet më gjatë, edhe pse ekziston frika se ajo mund të dalë jashtë kontrollit dhe të shndërrohet në një katastrofë globale. Gjithsesi që lufta të përfundojë sa më shpejt, ne kemi nevojë për një fitore të madhe dërrmuese, dhe kjo fitore duhet të pretendohet të arrihet në betejën e Hersonit.
Pjesa më e madhe e trupave ukrainase dhe ruse të afta për luftim janë të përqendruara aktualisht në rajonet Herson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës Jugore. Dhe forcat ruse janë dukshëm në një situatë më të keqe, pasi janë dëmtuar rëndë nga betejat e mëparshme, dhe janë të shkëputura nga logjistika për t’u ri-furnizuar lehtësisht.
Perëndimi po kërkon në Ukrainë mposhtjen e Rusisë në fushën e betejës. Dhe aktualisht, forcat ukrainase kanë një shans shumë real për të mposhtur forcat ruse prej 30.000 forcash të pozicionuara në bregun e djathtë të lumit Dnjepër, dhe për të nisur një kundërsulm në drejtim të Melitopolit.
Por nëse do të ndodhte kjo, Kievi duhet ta bëjë këtë përpara se të mbërrijnë shirat e vjeshtës dhe të bien shumë temperaturat në fillim të dimrit. Sepse nëse lejohet të pushojë disi, Rusia do të ishte në gjendje të kryente mobilizim të pjesshëm, të shtonte personelin dhe pajisjet e saj ushtarake dhe të rregullonte logjistikën e saj për të qenë gati për pranverën.

Për të shmangur rrezikun e një viti tjetër në luftë, dhe të destabilietit dhe trazirave ekonomike në Evropë dhe SHBA, fati i luftës duhet të përcaktohet nga Herson dhe Zaporizhzhia deri në tetor të këtij viti. Çdo vonesë, do të krijojë vetëm pasiguri të mëtejshme për Evropën, dhe kërcënime të reja ndaj sovranitetit të Ukrainës.
Tani është koha e duhur që udhëheqësit perëndimorë dhe ukrainas të bashkohen rreth qëllimit të përbashkët të çlirimit të Hersonit, Kakhovkës dhe Melitopolit. Vendet perëndimore duhet të lënë mënjanë frikën nga shterimi i rezervave të armëve dhe municioneve, pasi industritë tona të mbrojtjes janë të afta t`i rimbushin rezervat me armë dhe municione teknologjikisht superiore brenda disa viteve.
Dhe brenda një muaji, ne duhet t'i sigurojmë Ukrainës shumë më tepër pajisje ushtarake për të siguruar kryerjen e një ofensive të suksesshme dhe çlirimin e jugut të vendit. Unë besoj se kjo ndihmë e mëtejshme do të arrinte në rreth 20 për qind - në rastin më të mirë - të asaj që i është dorëzuar tashmë forcave të armatosura të Ukrainës. Por rezultatet mund të sjellin një fund të hershëm të kësaj lufte.
Shënim:Alexander Temerko, drejtor i Institutit të Çështjeve Ekonomike, dhe ish-Ministër i Mbrojtjes i Federatës Ruse nën administratën e Boris Jelcin./ “Politico.eu” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
From a ban on heating private swimming pools to shops ...
An authentic narrative, lived and unadorned, drawn from th...
Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo ësht...
The apparent inability of the Russian Red Army to succ...
After moving into his daughter's dorm room at Sarah Lawren...
One of the deadliest forms of cancer is the brain tumo...
Professor of cosmology at the University of Portsmouth...
A white dust hovers over the empty road, and it's so s...
The European Union has become stronger after several c...
Greenland is the largest island in the world, and home...
By Dmytro Kuleba "Politico.eu" Since Ukrainian Presid...
Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi federal ru...
The attack in which the Russian journalist Daria Dugin...
What a difficult autumn is approaching for European le...
Kur forcat naziste pushtuan pjesën më të madhe të Evro...
Ndërsa shansi që të goditeni nga rrufeja është i ulët,...
In the last 6 months since Russia invaded Ukraine, the...
Arritjet kryesore të Perëndimit në përballje me Rusinë...
By Oleg Kashin "New York Times" Which is easier to im...
We encounter the use of drugs at parties, festivals an...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...