What Ukraine needs to win the war
In the last 6 months since Russia invaded Ukraine, the...

Ndërsa shansi që të goditeni nga rrufeja është i ulët, është e rëndësishme të dini se si të qëndroni të sigurt gjatë një stuhie. Në nivel global, rreth 24.000 njerëz vriten çdo vit nga rrufeja, dhe 240.000 të tjerë lëndohen. Shumica e njerëzve i dinë rregullat bazë të sigurisë gjatë stuhive, si shmangia e qëndrimit nën pemë apo pranë një dritareje, dhe mos të folurit në një telefon me kabllo (telefonat celularë janë të sigurt).
Por a e dini se gjatë një stuhie duhet të shmangni larjen në dush, apo edhe larjen e enëve? Për të kuptuar arsyen, duhet së pari të dini disa gjëra se si funksionojnë stuhitë dhe vetëtimat. Dy elementë bazë e krijojnë një stuhi: lagështia dhe ngritja lart e ajrit të ngrohtë, dukuri që ndodhin zakonisht në verë.
Temperaturat e larta dhe lagështia, krijojnë sasi të mëdha ajri të lagësht që ngrihet në atmosferë, ku mund të formohet në një stuhi. Retë përmbajnë miliona litra ujë dhe topa akulli, dhe është ndërveprimi midis tyre, ajo që çon në krijimin e rrufesë.
Pikat e ujit në rritje përplasen me pikat e akullit që bien, duke i kaluar atyre një ngarkesë negative, dhe duke e lënë veten me një ngarkesë pozitive. Gjatë një stuhie, retë veprojnë si gjeneratorë të mëdhenj, duke i ndarë ngarkesat pozitive dhe negative, për të krijuar ndarje masive të ngarkesave brenda reve.
Ndërsa retë që shkaktojnë bubullima lëvizin mbi Tokë, ato gjenerojnë një ngarkesë të kundërt në tokë, dhe kjo është ajo që tërheq rrufetë drejt tokës. Stuhia dëshiron që të balancojë ngarkesat e saj, dhe e bën këtë duke shkarkuar energjinë midis rajoneve pozitive dhe negative.
Rruga e kësaj shkarkimi është zakonisht ajo me rezistencën më të vogël, ndaj gjërat që janë më përçuese (si për shembull metalet), kanë më shumë gjasa të goditen gjatë një stuhie. Ndaj këshilla më e dobishme për njerëzit në momentin që ka nisur një stuhi është:Kur nisin të dëgjohen bubullimat, futuni në një ambient të brendshëm.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se jeni plotësisht të sigurt nga stuhia. Pasi ka disa aktivitete brenda që mund të jenë pothuajse po aq të rrezikshme, sa edhe qëndrimi jashtë në stuhi. Nëse nuk jeni ulur në një vaskë me ujë, apo duke bërë dush në shi, nuk ka gjasa të goditeni nga rrufeja.
Por nëse rrufeja godet shtëpinë tuaj, energjia elektrike do të ndiqte rrugën e rezistencës më të vogël në tokë. Dhe objekte si telat metalikë apo uji në tubacionet tuaja, sigurojnë një shteg të përshtatshëm përçues që mund të ndjekë rryma elektrike në tokë.
Dushi i ofron që të dyja këto gjëra (ujë dhe metal), duke e bërë atë një rrugë ideale për energjinë elektrike. Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i inkurajojnë fuqimisht qytetarët të shmangin të gjitha aktivitetet me ujë gjatë një stuhie - madje edhe larjen në dush - për të zvogëluar rrezikun e një goditjeje nga rrufeja.
Ndërkohë ka edhe rreziqe të tjera, ndaj të cilave duhet pasur shumë kujdes.
Një ndër këshillat është shmangia e mbështetjes në një mur betoni. Ndërsa betoni në vetvete nuk është aq përçues, nëse ai është përforcuar me armatura hekuri (siç ndodh shpesh), ato mund të ofrojnë një shteg përçues për rrufenë.
Gjithashtu, shmangni përdorimin e çdo gjëje të lidhur në një prizë elektrike (kompjuterë, televizorë, lavatriçe, pjatalarëse) pasi të gjitha këto mund të ofrojnë shtigje për goditjen e rrufesë. Rregulli kryesor:Nëse mund të dëgjoni bubullima në distancë, atëherë jeni mjaftueshëm afër stuhisë saqë rrufeja mund t’ju arrijë, edhe nëse nuk ka shi.
Goditjet e rrufesë mund të ndodhin deri 16 kilometra larg stuhisë-mëmë. Zakonisht, gjysmë ore pasi të keni dëgjuar bubullimën e fundit në qiell, është e sigurt që të hyni sërish në dush./ “The Conversation” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
In the last 6 months since Russia invaded Ukraine, the...
Arritjet kryesore të Perëndimit në përballje me Rusinë...
By Oleg Kashin "New York Times" Which is easier to im...
We encounter the use of drugs at parties, festivals an...
Politikanët në të gjithë botën po kërkojnë gjithnjë e ...
A new study has found that more than 5 billion people ...
By Francesco De Palo "Formiche.net" A Pax Balcanica i...
By Julia Shaw Science Focus Imagine for a moment this...
By Steve Scalise & Jake Ellzey "Fox News" It's been a...
The fall of the government led by technocrat Mario Draghi ...
Partia Komuniste Kineze (PKK) është e durueshme dhe e ...
By Angela Mehrer "European Council on Foreign Relation...
In the past week, there have been several explosions a...
By Matthew Wilson "The Conversation" When someone men...
Marrëdhënia e Rusisë me Serbinë, një shtet në zemër të Bal...
To be a dictator you must have a special character. Having...
Turkey and Russia have more in common than one might think...
Writer Salman Rushdie is in hospital with serious injuries...
Nëse vazhdon trajektorja aktuale, miliarda dollarë në armë...
We may all have found ourselves in a situation where we ha...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...