Both Putin and Erdogan are making the West irrelevant
Turkey and Russia have more in common than one might think...

To be a dictator you must have a special character. Having an "unyielding will", being "stubborn" and "threatening", are all common traits shared by fearsome rulers. But it seems that even some of the most powerful rulers have a weakness for something.
From ice cream to nude portraits, here are some of the strangest obsessions of the scariest dictators in history.

Fidel Castro
Sipas miqve të ngushtë dhe të besuarve të Fidel Kastros, revolucionari dhe ish-presidenti kuban ishte i fiksuar pas akulloreve! Madje ky fiksim ndikoi edhe tek pjesa tjetër e vendit, teksa një pjesë të madhe e ekonomisë së Kubës nisi të mbështetej tek prodhimi i qumështit.
Kur presidenti Xhon F.Kenedi firmosi hyrjen në fuqi të një embargoje tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, Kastro nuk kishte mundësi të konsumonte akulloren e tij të preferuar amerikane. Ndaj ai dërgoi enkas një zyrtar kuban në Kanada, që bleu plot 28 kontejnerë me akullore nga restorantet e kompanisë “Hoëard Johnson”.
Edhe gjithë ajo sasi e madhe nuk duhet të ketë ekzistuar për shumë kohë, duke pasur parasysh se Kastro e përfundonte drekën çdo ditë me 18 lugë akullore! Në këto kushte lideri komunist ndërmori një iniciativë të re që synonte rritjen e industrisë lokale të qumështit për të bërë akulloren më të mirë.
Por shumica e lopëve në Kubë në vitet 1960 nuk prodhonin qumësht. Ndaj qeveria e Kastros bleu mijëra lopë të racës Holstein nga Kanadaja, në një kohë që nisi një studim për të mbarështuar lopën qumështore me rendimentin më të lartë. Në vitin 1972, lopa e racës Ubre Blanca, një lopë hibride e racës Holstein, u cilësua si lopa qumështore me prodhimtarinë më të lartë në botë, me deri 110 litra në ditë.

Kim Jong-Il
Ish-udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-Il, babai i udhëheqësit aktual të Koresë së Veriut Kim Jong-Un, ishte i fiksuar pas ushqimit. Ndërsa shumë nga qytetarët e vendit të tij vuanin nga uria, Kim punësoi dhjetëra shërbëtorë për të renditur orizin që konsumonte, në mënyrë që çdo kokërr të kishte të njëjtën formë dhe ngjyrë.
Ish-kuzhinieri i Kim që gatuante sushi për të, ka deklaruar se ai kishte një kantinë me mbi 10.000 shishe verë. Po ashtu kënaqej duke konsumuar ushqime të veçanta, si supa me pendë peshkaqeni dhe iriqë deti. Ai dërgonte njerëz enkas në Pekin për të blerë hamburgerët e McDonald’s, ndërsa importoi nga Italia furra picash, teksa kuzhinierët e tij u trajnuan se si të bënin byrekët më të mirë.

Josif Stalin
Thuhet se ish-udhëheqësit të Rusisë Sovjetike i pëlqenin vizatimet nudo. Por nuk është ashtu si mendoni! Ai ishte më pak i interesuar tek vizatimi në vetvete apo koleksioni i veprave të artit, dhe më shumë në shpërfytyrimin e veprave të të tjerëve. Një koleksion vizatimesh me komente dhe autografe të Stalinit u ekspozua në Moskë në vitin 2009, duke zbuluar të dhëna konfidenciale se çfarë mendonte Stalini për shokët e tij.
Një vizatim përmban një mbishkrim të shkruar me dorë:”Nëse nuk do të ishte inatosur edhe me erën, nëse nuk do të ishte i zemëruar, bastardi Radek do të ishte ende gjallë”. Historianët besojnë se Stalini po i referohej Karl Radek, ish-kreut të Kominternit - një organizatë ndërkombëtare komuniste - që supozohet se u vra në vitin 1939 nga policia sekrete e Stalinit. Komentet e tjera përmendin armiq të tjerë të Stalinit si teoricieni marksist Georgi Plehanov, ndërsa të tjera janë disa shaka pa kripë rreth lakuriqësisë.

Muamar Gadafi
Ish-diktatori ushtarak i Libisë, kishte një magjepsje të çuditshme pas Sekretares amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs. Vetë Rajs thotë se fiksimi i Gadafit ishte “i çuditshëm dhe paksa i frikshëm”. Në kujtimet e saj të botuara pak vite më parë, ajo kujton se kishte parë një video që Gadafi kishte krijuar me titull “Lulja e Zezë në Shtëpinë e Bardhë”, e kompletuar me një kolonë zanore origjinale.
Kur Rajs zhvilloi një vizitë diplomatike në Libi, thuhet se Gadafi e quajti me përkëdheli “Liza” dhe i dhuroi asaj një gjerdan, që përmbante një foto ku kishin dalë bashkë. Fiksimi i çuditshëm u konfirmua kur një grup rebelësh gjetën në pallatin e diktatorit një fletore shënimesh, që përmbante foto dhe copëza gazetash që flisnin mbi Kondoliza Rajs.

Adolf Hitler
Adolf Hitleri ishte një njeri me fiksime shumë të çuditshme. Nga dashuria për filmat e Disney, deri tek etiketimi si një koprofil (njeriu që eksitohet seksualisht nga jashtëqitjet njerëzore). Sipas një raporti të shërbimeve sekrete amerikane të vitit 1943, një nga argëtimet e tij të preferuara filloi që në moshë të re:ndjekja e shfaqjeve të operës.
Kur ishte 12-vjeç, Hitleri zbuloi muzikën e kompozitorit gjerman Rikard Vagner. Ai ishte
aq i fiksuar saqë shpesh braktiste shkollën për të ndjekur shfaqjet e operës. Më vonë Hitleri shkroi se ishte “tërësisht i varur” nga ndjekja e kësaj shfaqjeje artistike. Ndërsa Vagner vdiq 15 vjet para ardhjes së Hitlerit në pushtet, ai u bë i famshëm në vitet 1930 falë përdorimit të muzikës së Vagnerit nga Hitleri në tubimet dhe fjalimet e tij.

Sadam Husein
Ish-presidenti autokrat i Irakut, Sadam Husein, i donte të gjitha gjërat ekstravagante. Por fiksimi i tij i vetëm ushqimor, kishte të bënte kryesisht me një produkt:Doritos ! Sipas Gardës Kombëtare të Pensilvanisë, që ruante kompleksin e Huseinit pas pushtimit të vendit nga SHBA në vitin 2003, udhëheqësi i frikshëm mund të hante një qese të tërë me Doritos të përmasave familjare në më pak se 10 minuta. Supozohet se Sadami nuk hante asgjë tjetër, përveç një tasi drithëra dhe rrush të thatë./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Turkey and Russia have more in common than one might think...
Writer Salman Rushdie is in hospital with serious injuries...
Nëse vazhdon trajektorja aktuale, miliarda dollarë në armë...
We may all have found ourselves in a situation where we ha...
Një gotë verë në ditë e mban larg mjekun, apo jo? Nga ...
Today, if a parent slaps their child in various parts of t...
To this day most people encounter robots in the pages of s...
Paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Shumë nga ne e tho...
Kafeina është një stimulues i njohur. Por sipas një ekipi ...
Çarls Dikens Shkrimtari i njohur britanik me famë botër...
Mesfushori holandez, Frenki De Jong, është sulmuar nga tifoz...
For 3 decades, people have been bombarded with information...
In the common imagination of people, the transition from c...
The Flavian Amphitheater, known worldwide as the Colosseum...
Përgjatë historisë së saj, bota ka parë shumë figura me re...
When the Apollo 11 mission landed on the Moon, and Nei...
"Sticks and stones may break my bones, but words can n...
Although the bomb exploded, Hitler was still alive. Co...
Qeniet njerëzore, janë krijesat më inteligjente në planet....
When politicians talk about achieving the goal of zero emi...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...