Five little-known facts about the first man landing on the moon
When the Apollo 11 mission landed on the Moon, and Nei...

Përgjatë historisë së saj, bota ka parë shumë figura me reputacion. Nga politikanët tek punonjësit socialë, këta njerëz u përpoqën të ndikojnë pozitivisht në shoqëri, dhe ta bëjnë botën një vend më të mirë për brezat e ardhshëm. Por pavarësisht nga popullariteti dhe admirimi, gati çdo figurë e shquar historike, e ka një anë negative të personalitetit të tij.
Uinston Çërçill

Si një njeri që ndryshoi dukshëm botën tonë, për shkak të kontributit të gjatë Luftës së Dytë Botërore, Uinston Çërçill nuk ishte gjithçka për të cilën mbahet mend. Ish-kryeministri britanik ishte edhe një supremacist i bardhë, që inkurajonte hapur krimet e urrejtjes ndaj njerëzve me ngjyrë.
Përveç etiketimit si racist, Çërçill është kritikuar edhe për përdorimin e armëve kimike dhe përkrahjen e luftës. Kur ishte ministër, ai deklaroi në një rast:”Unë jam në favor të përdorimit të gazit helmues kundër fiseve të pa civilizuara!”. Ai e konsideronte Britaninë superiore ndaj çdo kombi tjetër, dhe nuk tregoi asnjë simpati ndaj pakicave.
Ana më e tmerrshme e liderit të famshëm, u shfaq kur ai refuzoi të financonte Indinë gjatë zisë së rëndë të bukës në Bengal në vitin 1943. Në mënyrë të turpshme ai fajësoi vetë indianët për urinë, duke pretenduar se “ata shtohen si lepujt”. Uinston i përbuzte hapur duke thënë:“Unë i urrej indianët. Ata janë njerëz të egër me një fe shtazore”.
Mahatma Gandi

Për shkak të ideologjive të tij paqësore për arritjen e suksesit pa dhunë, emri i Mahatma Gandit mund të jetë lehtësisht sinonim i paqes. Por përveç ndikimit të tij politik dhe arritjeve sociale pozitive, ai kishte edhe një aspekt tjetër problematik. Thuhet se Gandi ishte shumë i varur nga seksi.
Xhon Adams, që shkroi një biografi për Gandin, shprehet:”Ai fliste vazhdimisht për seksin dhe u jepte udhëzime të detajuara dhe shpesh provokuese ndjekësve”. Ai i këshillonte ndjekësit e tij që të bënin banjë me ujë të ftohtë, dhe ndonjëherë kryenin marrëdhënie më të seksuale, edhe nëse ishin të martuar”.
Kur ai u betua për dëlirësinë në moshën 38-vjeçare, ai shumë i rreptë që të mos e shkelte atë. Por sado e çuditshme që tingëllon, Gandi eksperimentonte shpesh. Sipas shumë studiuesve, ai përfitoi nga pozita e tij për të fjetur me shumë gra. Në një rast, Gandi fjeti lakuriq me mbesën e tij, vetëm për të provuar vetëkontrollin e tij.
Uollt Diznej

Me punën e tij pioniere në industrinë amerikane të animacionit,Uollt Diznej i hapi padyshim rrugën animatorëve dhe producentëve në mbarë botën në këtë fushë. Por dalëngadalë, me rritjen e ndërgjegjësimit, njerëzit e kuptuan se puna e tij promovonte stereotipe problematike.
Fatkeqësisht, shumë filma vizatimorë klasikë të prodhuar nga Diznej, i prezantojnë negativisht njerëzit indigjenë dhe zezakët. I tillë është përdorimi i tij i vazhdueshëm i stereotipeve racore në portretizimin fyes të personazheve me ngjyrë dhe sharjet ndaj tyre.
Si për ta ndërlikuar më tej situatën, Uollt Diznej përdorte një gjuhë të ashpër edhe gjatë takimeve. Po ashtu ai konsiderohej një mizogjen, për shkak të paragjykimit të tij dhe punësimit vetëm të burrave në departamentin e prodhimit të filmave të animuar. Sipas tij, gratë nuk mund ta bënin dot atë punë. Sot kompania e tij, përdor disa paralajmërime për audiencën në lidhje me stereotipet racore që do të vërejë në filmat vizatimorë më të famshëm.
Stiv Xhobs

Stiv Xhobs ka qenë padyshim një nga njerëzit më të zgjuar që ka hyrë ndonjëherë në industrinë e biznesit. Por përveç talentit të tij, personaliteti i tij ishte larg çdo gjëje që mund të cilësohet pozitive. Xhobs mund të ketë krijuar kompjuterin tuaj të preferuar, Apple, por ai nuk ishte një njeri i shkëlqyer.
Në fakt, ai ishte një njeri i pamëshirshëm, që keqtrajtoi shumë vartësit e tij. Ai u drejtohej shpesh punonjësve të tij me një gjuhë të papërshtatshme. Tejet arrogant, Xhobs nuk do të lejonte askënd të merrte meritat për sukseset e kompanisë që bashkë-themeloi, edhe kur suksesi nuk ishte vetëm i tij. Për më tepër, ai nuk ishte lloji i sipërmarrësit që dëgjonte këshillat e dikujt. Ai kishte nevojë që e gjithë vëmendja të fokusohej tek ai.
Në jetën e tij personale, Stiv kishte një reputacion e një babai të dështuar. Pavarësisht se ishte baba i një vajze, ai refuzoi ta pranonte atësinë dhe çdo marrëdhënie me të. Vetëm 10 vjet më vonë e pranoi si vajzën e tij.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
When the Apollo 11 mission landed on the Moon, and Nei...
"Sticks and stones may break my bones, but words can n...
Although the bomb exploded, Hitler was still alive. Co...
Qeniet njerëzore, janë krijesat më inteligjente në planet....
When politicians talk about achieving the goal of zero emi...
Europe is in the grip of an extreme heat wave, with temper...
Marjus Musaku has been arrested for holding Ersida Dyrmish...
Will Joe Biden be the Democratic candidate in the 2024 pre...
Putin's policy in the post-Soviet space is based on the ob...
Ideja e shpirtit të njeriut që jeton në përjetës...
Russia's eight-year war against Ukraine is unlikely to...
Western sanctions against Russia are the most ill-conceive...
Russia's war in Ukraine — launched on February 24 — ha...
Few geopolitical terms are used so often, as there is no uni...
In her latest book "Free: Growing up at the end of history...
Since the start of Russia's war in Ukraine, political anal...
Russia's war in Ukraine has entered its sixth month, with ...
May 9, Moscow. The annual Victory Day military parade was ...
Mosbesimi ndaj shkencës, është një problem i madh. Sepse k...
Italy is currently moving towards an uncertain political f...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...