How has the war eliminated the political influence of oligarchs in Ukraine?
Ukraine's richest people, known locally as oligarchs, are ...

Italy is currently moving towards an uncertain political future. Prime Minister Mario Draghi, the former president of the European Central Bank who saved the eurozone a decade ago by publicly vowing to do "whatever it takes" to get Europe out of its sovereign debt crisis, has abandoned them hopes of extricating Italy from its present troubles.
Thus, Italy must face with someone else in charge the "storms" created by the human and economic losses from the pandemic and the energy, but also security crises, recently caused by the Russian invasion of Ukraine.
Dragi do të qëndrojë në postin e tij, derisa Italia të mbajë zgjedhje e reja parlamentare në fundit të shtatorit. Por puna e tij si udhëheqës i një qeverie të rrallë të unitetit në Itali, do të mbetet e papërfunduar. Nëse do të përdorim një shprehje të shkrimtarit amerikan Ernest Heminguej, rënia e koalicionit të Dragit “erdhi gradualisht, pastaj papritur”.
Ai ra dakord të formonte një qeveri koalicionit në shkurtin e vitit 2021. Ishte kabineti i 19-të qeveritar në Itali në 33 vitet e fundit, me mbështetje nga e majta dhe e djathta. Duke pasur parasysh krizën e shkaktuar nga pandemia e Covid-19 dhe nevojën urgjente për ndihmë financiare nga BE-ja, për këtë qeveri ranë dakord shumica e partive të mëdha.

Kështu kabineti i ri pati firmat e Partisë Demokratike të qendrës së majtë, Lëvizjes Pesë Yje, populiste dhe kundër establishmentit politik tradicional, LEGA-s nacionaliste të Mateo Salvinit dhe Forza Italia e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni.
Gjatë 17 muajve të fundit, mosmarrëveshjet e forta brenda koalicionit, ia bënë jo pak të vështirë punën Dragit. Por nevoja për të siguruar fonde e ndihmës nga Brukseli, dhe frika se zgjedhjet e reja do të shkaktonin kaos, e mbajti të bashkuar koalicionin.
Udhëheqësit e partive të krahut të djathtë, të cilët besonin se mund t’i fitonin zgjedhjet e ardhshme, e dinin se një votim kombëtar do të duhej të mbahej jo më vonë se në pranverën e vitit të ardhshëm. Por koalicioni filloi të shpërbëhej që në qershor.
Fillimisht, pati një përçarje gjithnjë e më thellë brenda Lëvizjes Pesë Yjet, dhe më pas midis Pesë Yjeve dhe Legës, që provokoi ultimatume publike. Kur Lëvizja Pesë Yjet kërcënoi të largohej nga qeveria, pati njëfarë shprese se Dragi do ta vazhdonte punën si kryeministër me një koalicion më një bazë më të ngushtë.
Por kur Lega dhe Forza Italia, e kushtëzuan mbështetjen e tyre me formimin e një qeverie më të krahut të djathtë, në vend të një koalicioni të unitetit, Mario Dragi dha dorëheqjen. Ky zhvillim vjen në një kohë shumë të papërshtatshme për Italinë.
Zgjedhjet e reja parlamentare, do të jenë të parat ndër dekada që do të mbahen në vjeshtë, një periudhë që zakonisht rezervohet për miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm. Dhe Italia duhet të miratojë një buxhet për të zbatuar reformat që kërkon Komisioni Evropian, në këmbim të një granti dhe kredie të premtuar në shumën 200 miliardë euro nga fondi i BE-së për lehtësimin e pasojave të pandemisë.

Tani ky proces do të vonohet sepse presidenti i Italisë e ka shpërndarë parlamentin përpara zgjedhjeve të shtatorit. Në vend se të luftojnë inflacionin, dhe të përpiqen të gjejnë mënyra për të kaluar një dimër të vështirë pa furnizimet ruse me energji, por edhe të ndihmojnë konsumatorët të përballen me pasojat e inflacionin, udhëheqësit e Italisë do të politizojnë çdo çështje të mundshme, do të sulmojnë dhe fyejnë njëri-tjetrin, si dhe do të artikulojnë kërcënime politike.
Edhe pas numërimit të votave, do të duhen të kalojnë javë për formimin e një qeverie të re, dhe që ajo të nisë më pas nga puna. Po kush do të jetë përfituesi më i madh i këtij kaosi? Për momentin, sondazhet sugjerojnë se qeveria e ardhshme do të formohet nga një aleancë e partive të krahut të djathtë.
Lega e Salvinit dhe Forza Italia e Berluskonit do të kenë shumicën e vendeve në parlament. Por fituesja e madhe ka të ngjarë të jetë një parti e madhe, e cila refuzoi që në fillim të mbështeste qeverinë e Dragit, partia nacionaliste Fratelli D’Italia.
Dhe kjo do të thotë se italianët mund të jenë në prag të zgjedhjes së Xhorxhia Melonit si kryeministrjan e parë grua në historinë e Italisë. Në moshën 45-vjeçare, Meloni është gati 30 vite më e re se njeriu që ajo shpreson të zëvendësojë si kryeministre.
Përvoja e saj në qeverisje është e kufizuar, por idetë e saj të djathta janë të rrënjosura shumë thellë. Kur ishte adoleshente, ajo iu bashkua Lëvizjes Sociale Italiane, një parti e frymëzuar nga lideri fashist Benito Musolini. Më pas si anëtare e Aleancës Kombëtare të krahut të djathtë, ajo u bë Ministre e Rinisë në një qeveri të drejtuar nga Silvio Berluskoni në vitin 2008.
Ajo e mbajti atë post, të vetmen detyrë qeveritare që ka pasur, për 3 vjet. Në vitin 2014, ajo u bë një nga anëtare themeluese të partisë Fratelli D’Italia, haptazi kundër emigrantëve. Parimi i “Mbrojtjës së Zotit, Atdheut dhe Familjes”, dhe premtimet për t’i mbajtur jashtë emigrantët, ka të ngjarë të shfaqen në fjalimet e saj gjatë fushatës së re elektorale.
Pozicioni i saj ndaj Bashkimit Evropian do të jetë shumë më i nuancuar. Në të kaluarën, Meloni ka këmbëngulur në modifikimin e traktateve aktuale të BE-së, dhe që ligjet italiane të jenë mbi ose të zëvendësojë rregulloret e unionit. Por nga ana tjetër ajo nuk është shprehur asnjëherë për daljen e Italisë nga BE-ka.
Dhe në një kohë kur fondet evropiane janë vendimtare për rimëkëmbjen e ekonomisë italiane, dhe pavarësisht referencës së herëpashershme të njohur ndaj “burokratëve të Brukselit”, Meloni ka të ngjarë ta minimizojë euro-skepticizmin që gjallon brenda partisë së saj.
Dragi i premtoi Evropës se qeveria e tij do të liberalizonte ligjet e konkurrencës, dhe do të rishkruante rregullat e sistemit fiskal në Itali. Meloni e di se në rast se qeveria e ardhshme nuk do të jetë e gatshme të mbajë disa nga këto premtime, Italia do të përballet me shkurtime të mëdha të fondeve që do të marrë nga unioni në kuadrin e Fondit të Rimëkëmbjes nga Covid-19.
Meloni nuk ka gjasa që të prishë as qasjen konsensuale të BE-së në mbështetje të Ukrainës. Ajo e ka dënuar pushtimin rus, dhe ka mbështetur përpjekjet e Dragit për t’i ofruar Ukrainës armë dhe mbështetje të tjera. Ndërkohë, nuk është e sigurt nëse do të ketë sukses përpjekja e Xhorxhia Melonit për t’u bërë kryeministre e Italisë.
Strong internal clashes between right-wing parties, as well as strong changes experienced by public opinion during election campaigns, can stir the waters quite a bit. But the next prime minister of Italy will not have the experience of Mario Draghi in crisis management, nor his tendency that the solution of problems should overcome party politics in any case. And this is bad news, for a country so used to political crises.
Note: Ian Bremmer, head of the Eurasia Group think-tank, and geopolitics lecturer at Columbia University's School of International and Public Affairs in New York, USA.
Translated and adapted by CNA.al
Ukraine's richest people, known locally as oligarchs, are ...
People who eat fruit frequently are more likely to report ...
Once again, a science fiction bestseller has predicted...
Once again, a science fiction bestseller has predicted...
Death from a broken heart was only a figurative way of...
Tornadoes are powerful vortices of wind that extend from t...
At the last scheduled meeting of European commissioners be...
Tornadoes are powerful vortices of wind that extend from t...
As Europe sizzles in an extreme heatwave, some of its ...
Italy has had dozens of governments since World War II, an...
President Joe Biden's policy regarding the Russia-Ukraine ...
The European Union continues to keep Albania, Bosnia and H...
Kiev would like Western arms shipments to be faster, espec...
The reasons that prompted the Five Star Movement (M5S) not...
Kur në vitin 1844 u dërgua me sukses mesazhi i parë telegr...
By Frank T. McAndrew "The Conversation" After an 18-y...
About 8 billion people live on Earth today. But our pl...
"Russian ammunition depots are probably the most insecure ...
After a long wait, the beginning of EU membership talks is...
Building a human heart from scratch in the laboratory ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...