Scientists very close to creating the first biological heart in the laboratory
Building a human heart from scratch in the laboratory ...

After a long wait, the beginning of EU membership talks is approaching again for North Macedonia. Several EU and member state officials have visited Skopje in recent days, saying there is finally a way to remove the last hurdles that have prevented the country from joining the union.
Dikush do të mendonte se për një vend që pret prej 21 vjetësh të nisë bisedimet e anëtarësimit me BE-në, mundësia për ta bërë këtë më në fund, do të ishte shkak për festime kombëtare. Por në vend të kësaj, vetë propozimi që supozohej të dilte nga bllokimi shkaktoi protesta masive kundër qëndrimit të qeverisë për ta pranuar atë, me disa incidente të dhunshme.
Maqedonia e Veriut e nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, para Kroacisë, që në vitin 2001. Ajo u bë një vend kandidat për në BE në vitin 2005, një status që e mban që atëherë. Për shkak të ashtuquajturës mosmarrëveshje për emrin me Greqinë fqinje, kanë kaluar vite të tëra.

Kjo e fundit, anëtare e BE-së, vendosi veton ndaj përparimit drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, duke shtuar këtu edhe periudhën kur Maqedonia bëri hapa prapa në aspektin e sundimit të ligjit.
Por ajo kthesë drejt autoritarizmit mori fund në vitin 2017, dhe çështja e emrit u zgjidh një vit më vonë me Marrëveshjen e Prespës të vlerësuar gjerësisht.
Maqedonia u bë Maqedonia e Veriut, dhe Athina pranoi të drejtën e shumicës së popullsisësë fqinjit të saj për vetëvendosje: maqedonasit që flasin gjuhën maqedonase. Maqedonia e Veriut u bë aleati i 30-të i NATO-s, dhe liderët evropianë nxituan të shkonin në Shkup për të premtuar fillimin e bisedimeve të shumëpritura të hyrjes në BE.
Por në fillim, Franca i bllokoi bisedimet dhe kërkoi ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit. Më pas, pasi u miratua kjo e fundit, Bullgaria vendosi veton ndaj fqinjit të saj për shkak të çështjeve të pazgjidhura të identitetit dhe historisë, duke pretenduar se gjuha maqedonase ishte një dialekt i bullgarishtes, dhe se identiteti artificial maqedonas ishte ndërtuar mbi një narrativë anti-bullgare.

Pra, Sofja dëshiron të ndryshojë dhe të diktojë vetë-perceptimin e maqedonasve në Maqedoninë e Veriut, përmes të drejtës së vetos si shtet anëtar i BE-së. Në Maqedoninë e Veriut, kjo veto u cilësua e tepruar. Ndërsa nacionalistët në Bullgari bënin pretendime të tilla, Bullgaria kishte qenë një mbështetëse e vendosur e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, ndaj një veto e tillë ishte e paimagjinueshme.
Traktati i miqësisë mes dy vendeve, i nënshkruar në vitin 2017, duhej të trajtonte si rregull të gjitha çështjet e hapura jashtë sferës së politikës. Por pretendimet bullgare minuan vetë arsyen pse Maqedonia mund të pranonte të bëhej Maqedonia e Veriut, gjuhën maqedonase dhe të drejtën për të shprehur lirisht identitetin e dikujt.
Historia dhe gjuha e maqedonasve, nuk duhet të jenë objekt i negociatave me Bullgarinë apo pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Gradualisht, kërkesat e Sofjes u zgjeruan duke përfshirë përfshirjen e bullgarëve etnikë në kushtetutën e fqinjit të tyre, dhe pretendimet e pabazuara për diskriminim sistematik kundër bullgarëve.
Edhe këto pretendime bazoheshin në baza të dyshimta, të pa mbështetura në asnjë provë nga shumë raporte të Komitetit Këshillimor të Këshillit të Evropës, që mbikëqyr zbatimin e të drejtave të pakicave. Pretendimet bullgare konsiderohen si arbitrare dhe absurde nga qeveritë e tjera të vendeve anëtare.
Presidencat e njëpasnjëshme të BE-së - Gjermania, Portugalia dhe Sllovenia - bënë shumë përpjekje për të gjetur një rrugëdalje, por Sofja rezistoi, kryesisht për shkak të qeverive të paqëndrueshme dhe forcimit të vijës së frontit politik të brendshëm.
Në ditët e fundit të presidencës franceze të BE-së, Parisi paraqiti një propozim që u pranua nga Bullgaria. Por pavarësisht disa rishikimeve të vogla të propozimit fillestar, paketa ka dy të meta kryesore. Së pari, për të hapur siç duhet bisedimet me BE-në, Shkupi duhet të ndryshojë kushtetutën e tij për të përfshirë në hyrjen e saj bullgarët (3.504 qytetarë sipas regjistrimit të fundit).
Kushtetuta aktuale përmend 4 kombësi, përveç shumicës maqedonase, dhe tashmë duhej të neglizhojë disa pakica të tjera përpara se të mbërrijë tek pakica e vogël bullgare. Ndërsa qeveria pranon ta ndryshojë kushtetutën, asaj i mungon shumica prej 2/3 në parlament.
Opozita dhe ndoshta disa parti më të vogla politike që janë pjesë e shumicës parlamentare janë kundër, dhe perspektiva që shumica të bashkohet duket e zbehtë. Maqedonia e Veriut do të mbetet në një ngërç. Dhe kjo vetëm sa do të inkurajojë nacionalistët ekstremistë, përfshirë banditët që sulmuan parlamentin në vitin 2017 dhe rrahën deputetët.
Incidentet e dhunshme në protestat e ditëve të fundit, tregojnë rreziqet që vijnë nga rritja e tensioneve ndëretnike nëse dështon një propozim i keq, dhe nëse qytetarët mendojnë se do të ngecin edhe një herë në vend për një periudhë afatgjatë.
Standardet e dyfishta janë të habitshme. Bullgaria refuzon jo vetëm të zbatojë disa vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me lirinë e tubimit të qytetarëve bullgarë që deklarojnë se janë maqedonas etnikë, por këmbëngul se asgjë në procesin e anëtarësimit nuk mund të interpretohet si një njohje e ekzistencës së gjuhës maqedonase nga Sofja.
Së dyti, propozimi francez përfshin çështje dypalëshe të historisë dhe çështje të lidhura me to, në një proces që duhet të ketë të bëjë me reformat demokratike dhe ekonomike. Edhe nëse Maqedonia e Veriut arrin të ndryshojë kushtetutën e saj, përparimi i saj drejt anëtarësimit në BE nuk do të jetë vetëm për sundimin e ligjit, demokracinë dhe standardet e tjera evropiane, por dinamika do të varet nga fakti nëse historianët pajtohen me homologët e tyre bullgarë.
Për herë të parë në historinë e zgjerimit, Komisioni Evropian do të raportojë për çështje historike dhe elementë të lidhur me to. Kjo rrezikon ta anashkalojë plotësisht procesin e anëtarësimit, dhe për më tepër krijon një precedent të rrezikshëm.
Duke iu dorëzuar kërkesave më nacionaliste të një shteti anëtar individual, propozimi francez dhe sjellja aktuale e BE-së vetëm sa i inkurajon të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Duke pasur parasysh se ka pakica dhe mosmarrëveshje dypalëshe midis të gjitha vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor dhe fqinjëve të tyre në BE, “zgjidhja” e propozuar nuk e rikthen Pandorën në “kuti”.
Përkundrazi, inkurajon secilin prej tyre që të vendosë çështjet e tyre në rendin e ditës, dhe të mbajë peng zgjerimin për një kohë të pacaktuar. Kjo qasje jo vetëm që do ta varrosë procesin e zgjerimit, por do të dëmtojë seriozisht imazhin tashmë të dëmtuar të BE-së në rajon.
Duke marrë parasysh sfidat më të mëdha gjeopolitike, ky është një rrezik që BE-ja nuk ka luksin ta ndërmarrë. Ndërsa mund të jetë i madh tundimi për të nxitur arritjen e një marrëveshje të keqe, për të vënë në lëvizje një proces tashmë të ngecur, propozimi siç është tani ka të ngjarë të arrijë të kundërtën, më shumë stanjacion, më shumë zhgënjim, madje edhe më shumë destabilizim.
Shënim:Florian Bieber, ekspert mbi Ballkanin në Universitetin e Gracit, Austri. Nikola Dimitrov, ish-Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Building a human heart from scratch in the laboratory ...
Many leaders have been assassinated throughout history for...
The king is naked. The public knows this, and is finally s...
Climate change and extreme temperatures are causing a ...
The co-founder of the fake cryptocurrency "Onecoin" is acc...
"In Germany, social peace is being put at risk!" - declar...
The public and parliamentary debate about European def...
Throughout history there have been very rich people. T...
Heat waves are becoming more frequent due to climate c...
There is a famous saying that no military plan survives fi...
In the event of a nuclear war, Switzerland would be th...
The European Union and the US accuse Russia of causing...
Worldwide there are estimated to be around 1500 active...
Why not exclude Turkey from NATO? It seems like a g...
The capital of France, Paris, is steeped in history. It is...
While the world was beginning to recover from one of the w...
Politicians live longer than the general population. T...
The fall from power of British Prime Minister Boris Johnso...
The United States, and the West in general, are increasing...
A "water battery" capable of storing an amount of electric...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...