Five things you might not know about volcanoes
Worldwide there are estimated to be around 1500 active...

The European Union and the US accuse Russia of causing a global food crisis by invading Ukraine. Even Yale University history professor Timothy Schneider draws an ominous historical parallel between current events and the famine in Ukraine—and parts of Russia—caused in part by Bolshevik collectivization in the early 1930s.
“Putini ka në plan një zi buke masive”- shkroi së fundmi Shnajder në Twitter. Sigurisht, pushtimi i Ukrainës ka shkaktuar një sërë goditjesh ndaj tregjeve globale të mallrave, të cilat e kanë kërcënuar sigurinë ushqimore të vendeve më të cënueshme, sidomos atyre afrikane. Megjithatë këto goditje, duket se kanë të bëjnë më shumë në lidhje me çmimet e energjisë dhe tarifat e sigurimit të mallrave, sesa me ndërprerjen e eksporteve bujqësore të Ukrainës, për të cilat Ukraina po bën çmos që t’i vazhdojë pavarësisht kushteve pothuajse të pamundura.
Dhe nëse Putin ka një “plan për një krizë ushqimore”, kohët e fundit ai bëri një autogol duke ulur tarifat e eksportit të grurit rus. Kjo lëvizje dhe parashikimet për të korra të mira në një numër vendesh kanë ulur çmimet e grurit; dhe ka të ngjarë që një krizë akute ushqimore të shmanget si këtë vit po ashtu dhe vitin e ardhshëm.

Për të hedhur pak dritë mbi atë që po ndodh, unë do të përdor shembullin e grurit, kultura ushqimore ndoshta më e rëndësishme në botë, nga e cila si Rusia dhe Ukraina janë eksportuesit kryesorë. Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, Ukraina ishte përgjegjëse për 8.2 për qind të eksporteve totale të grurit në periudhën 1 qershor 2020 - 31 maj 2021, dhe 9.5 për qind të eksporteve totale në vitet 2021-2022. Efektet e luftës kanë filluar të ndihen vetëm 2 muajt e fundit, ku pjesa e eksporteve të Ukrainës ka rënë në më pak se 5 për qind të totalit.
Por atë që bota ka humbur me rënien e eksporteve ukrainase, e ka kompensuar pak a shumë nga burime të tjera. Kanadaja, Bashkimi Evropian dhe Rusia, kanë rritur që të gjitha pjesët e tyre në eksportet globale të grurit në dy muajt e fundit. USDA parashikon një rritje aktuale të eksporteve këtë vit, në 204.6 milionë tonë nga 203.3 milionë në vitet 2021-2022 dhe 199.3 milionë ton një vit më herët.
Prodhimi total i grurit ka të ngjarë të bjerë disi, kryesisht për shkak të temperaturave ekstreme në Indi. Por as projeksionet e prodhimit dhe as vlerësimet e USDA-së për stoqet e fundvitit, nuk parashikojnë ndonjë mungesë globale të grurit. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që konsumatorët më të varfër në Afrikë nuk janë të prekshëm.
Gruri evropian është më i shtrenjtë sesa në çdo kohë që nga viti 2011. Gruri rus ishte i fundit kaq i kushtueshëm në vitin 2013. Edhe pse nuk ka mungesë drithi, një rritje e kostove të karburantit - e shkaktuar pjesërisht nga aventura ushtarake e Vladimir Putin në Ukrainë - i ka rritur çmimet dhe u ka imponuar importuesve një barrë të rëndë financiare.

Kostot e transportit janë rritur, si për shkak të çmimeve të karburantit, por edhe të kostove të sigurimit për prodhuesit rusë. Sipas OKB-së, midis muajve shkurt dhe maj, kostoja e transportit të mallrave të thata si gruri, është rritur me 60 për qind. Transporti më i kushtueshëm dhe vështirësitë e kompanive ruse në gjetjen e kompanive të sigurimit dhe mjeteve të transportit, e kërcënojnë më tej furnizimin global të ushqimit duke reduktuar eksportet e plehrave kimike, në të cilat kryeson sërish Rusia.
Madje, Shtetet e Bashkuara janë gati t’iu dërgojnë “letra ngushëllimi” pronarëve të anijeve që dyshohet se eksportojnë grurin dhe plehrat kimike ruse, për shkak të kërcënimit të sanksioneve perëndimore. Politikanët perëndimorë që ia hedhin fajin Putinit për këtë situatë, kanë në thelb të drejtë: një tërheqje e ushtrisë ruse nga Ukraina do t’i jepte fund shpejt anomalive dhe do të ulte çmimet.
Izolimi me të cilin është përballur Rusia nga ana e qeverive dhe kompanive perëndimore nuk është një lloj trillimi. Përkundrazi, është një përgjigje ndaj agresionit të paprovokuar kundër një shteti fqinj, dhe ndaj një morie aktesh që mund të përshkruhen vetëm si krime lufte.
Putin nuk ka treguar asnjë shqetësim për përdorimin e shantazhit ekonomik kundër vendeve që ai i konsideron armiqësore - jemi dëshmitarë të reduktimit të furnizimeve me gaz në Evropë - ndaj ekziston çdo arsye për të dyshuar për përdorimin që i bën udhëheqja ruse tregtisë së grurit dhe plehrave kimike, për të ushtruar presion ndaj vendeve rivale, dhe për të krijuar një pykë midis importuesve të ushqimeve perëndimore dhe atyre të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Po ashtu ekzistojnë dyshime të vazhdueshme në lidhje me racionalitetin e Putinit. Duket se ai po përpiqet të balancojë dëshirën e tij për ta dëmtuar Perëndimin me dëmin anësor ndaj grupeve të mëdha të rusëve. Ndërsa rreth 460.000 njerëz punojnë për kompaninë ruse të gazit, Gazprom, dhe ata nuk do të vuajnë shumë nga ndërprerja e eksportit, sipas statistikave zyrtare, Rusia ka rreth 10 herë më shumë fermerë që do të goditeshin rëndë nga pamundësia për të eksportuar prodhimet e tyre.

Përveç kësaj, statusi i Rusisë si eksportuesja më e madh në botë e grurit është fituar me shumë vështirësi. Është një burim krenarie, i përmendur shpesh në fjalimet e Putinit, sepse Rusia e fitoi gjatë mandatit të tij. Bashkimi Sovjetik kishte qenë një importues i madh i drithërave, dhe iu deshën dekada për t’u rikthyer më krye.
Me sa duket, Putin dëshiron që eksportet ruse të grurit të vazhdojnë të pandërprera. Duke nisur që nga ky muaj, qeveria ruse i ka reduktuar tarifat e eksportit për drithërat dhe produktet e tjera bujqësore, duke i bërë ato të pagueshme në rubla dhe jo në dollarë amerikanë.
Kjo lëvizje u ka dhënë mundësi furnitorëve rusë të ulin çmimet, në mënyrë që vendi të mos humbasë pjesën e tregut global për shkak të rreziqeve të lidhura me luftën dhe pasojat e përballjes me të, duke përfshirë edhe rrezikun e blerjes së grurit të vjedhur ukrainas.
Tashmë çmimet globale të grurit kanë rënë ndjeshëm krahasuar me rekordet që arritën në fillim të këtij viti. Faktorët sezonalë dhe parashikimet optimiste për të korrat janë përgjegjëse për pjesën më të madhe të rënies, por ndikim ka pasur edhe lëvizja e Rusisë në këtë treg.
Siguria globale e ushqimit ndodhet nën një presion të madh si pasojë e një popullsie në rritje, ndryshimeve klimatike dhe kërcënime të ndryshme politike. Ushqimi duhet të jetë qartazi i përjashtuar nga të gjitha llojet e luftërave ekonomike. Po ashtu çdo lloj embargoje energjetike, duhet të shihet përmes lenteve të efektit të tyre të mundshëm në furnizimin global me ushqime.
Është e dhimbshme për shumë njerëz - përfshirë mua - që lejimi i eksporteve ruse të vazhdojë si më parë, duke financuar luftën e Putinit në Ukrainë dhe duke i shumëfishuar vuajtjet njerëzore. Por heqja e Rusisë nga ekuacioni i furnizimit me ushqim, vështirë se është diçka realiste.
No one, not even Putin himself, wants or needs a 21st century Holomodor version similar to what happened in Ukraine 90 years ago. It was a catastrophe, which the world has a good chance of avoiding, at the cost of a very obvious moral ambiguity.
Translated and adapted by CNA.al
Worldwide there are estimated to be around 1500 active...
Why not exclude Turkey from NATO? It seems like a g...
The capital of France, Paris, is steeped in history. It is...
While the world was beginning to recover from one of the w...
Politicians live longer than the general population. T...
The fall from power of British Prime Minister Boris Johnso...
The United States, and the West in general, are increasing...
A "water battery" capable of storing an amount of electric...
Each of them is recognized for their contribution to histo...
In March 1990, the New Yorker published a cartoon by Ja...
Russia's invasion of Ukraine is causing a famine of gl...
Joseph Stalin is one of the most evil leaders in human his...
"The Independent" More often than not, the important ...
Humans have already experienced an ice age, since Homo Sap...
For decades, Vito Genovese was practically synonymous with...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i...
The Madrid summit witnessed a high level of solidarity...
Hours after the European Union took a historic decisio...
The great oil crises of the 1970s taught Western polit...
Ekzistojnë shumë arsye pse na pëlqen të udhëtojmë. Por...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...