web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The West's strategy on Ukraine risks failing

2022-07-11 09:03:00, Blog Fareed Zakaria

The West's strategy on Ukraine risks failing

There is a famous saying that no military plan survives first contact with the enemy. The greatest theorist of war, Karl Von Klausewitz, explained that the strategy of a war must be dynamic, constantly changing and renewing itself.

In his famous treatise "On War", he wrote that some generals "consider only unilateral action, at a time when war consists of a constant interaction of opposites". The West must take these lessons into account in its war with Russia, and modify its strategy as soon as possible, which in its current form risks failure.

Thelbi i strategjisë së Perëndimit, ka qenë i bazuar në 2 synime:t’i sigurojë Ukrainës armë, stërvitje dhe para, si dhe në vendosjen e sanksioneve të shumta ndaj Rusisë. Kjo ide bazë ka ende kuptim, por ekuilibri duhet të ndryshojë. Tani është e qartë se lufta ekonomike kundër Rusisë, nuk po funksionon aq mirë sa menduan në fillim njerëzit.

Presidenti Vladimir Putin shqetësohet shumë më pak për dëmet që i sjellin popullit rus këto sanksione, dhe më shumë për atë që i bëjnë ato shtetit rus. Dhe falë rritjes së çmimeve të energjisë, Bloomberg Neës parashikon se qeveria ruse do të ketë shumë më tepër të ardhura nga nafta dhe gazi sesa para luftës, pra rreth 285 miliardë dollarë këtë vit, krahasuar me 236 miliardë dollarë në vitin 2021.

The West's strategy on Ukraine risks failing

Ndërkohë, Evropa po përballet me krizën e saj më të rëndë energjetike të 50 viteve të fundit.

Siç e kam argumentuar edhe më parë, problemi themelor i luftës ekonomike kundër Rusisë, është se ajo është pa “dhëmbë”, pasi e përjashton energjinë. Ekonomia ruse, është në thelb një ekonomi e varur nga energjia.

Vetëm të ardhurat nga nafta dhe gazi, përbëjnë thuajse gjysmën e buxhetit të qeverisë ruse. Dhe fatkeqësisht, zgjidhja nuk do të ishte që Perëndimi të ndalonte fare blerjen e energjisë ruse, sepse në kushtet kur ka më pak burime alternative furnizimi në tregjet botërore, kjo vetëm sa do të rriste më tej çmimet.

Duke zhvilluar një varësi të rrezikshme nga energjia ruse gjatë 2 dekadave të fundit, Evropa nuk mund ta ndryshojë së shpejti këtë situatë, pa u zhytur vetë në një recesion ekonomik të thellë dhe të zgjatur në kohë. Shihni se çfarë po ndodh tashmë në kontinentin evropian, ku çmimet e gazit janë aktualisht 700 për qind më të larta nga sa ishin në fillim të vitit të kaluar.

Më 11 korrik, gazsjellësi “Nord Stream 1”, përmes të cilit Gjermania merr pjesën më të madhe të gazit të saj nga Rusia, është planifikuar të mbyllet për shkak të procedurave të mirëmbajtjes. Ka të ngjarë që Putin të vendosë ta ndëshkojë Perëndimin dhe Gjermaninë duke mos lejuar rihapjen e tij.

The West's strategy on Ukraine risks failing

Nëse ndodh kështu, Gjermania - ekonomia më e madhe e Evropës - do të zhytet thuajse me siguri në një recesion. Duket se strategjia e Putinit është t’i imponojë kosto Perëndimit, dhe të luajë duke blerë kohë, me supozimin se përçarjet në koalicionin kundër tij do të rriten, teksa do të shtohen kostot ekonomike në këto vende.

Vendet perëndimore nuk po e trajtojnë ende këtë sfidë si një prioritet madhor. Holanda zotëron një fushë të madhe gazi, por në fakt po e ngadalëson prodhimin. Gjermania nuk synon ende të ndryshojë programin e saj të heqjes tërësisht dorë nga energjia bërthamore. Administrata e Joe Biden në SHBA, po e bën edhe më të vështirë financimin e investimeve afatgjata për nxjerrjen e gazit natyror dhe naftës.

Ndërkohë, duket se ajo nuk po mundet të gjejë një mënyrë për të rivendosur marrëveshjen  mbi programin bërthamor të Iranit, një akt që do të sillte një fluks të madh të furnizimeve të reja të naftës në tregun botëror, dhe që me siguri do të stabilizonte çmimet.

Unë e kuptoj se për të gjithë këto politika, ka kundërshtime dhe shqetësime që qëndrojnë. Por prioriteti duhet të jetë mposhtja e Putinit. Ndërkohë, dobësia e vërtetë e këtij të fundit është në frontin ushtarak. Ushtria ruse e ka zgjeruar kontrollin e saj në rajonin e Donbasit në Ukrainës, por e ka arritur këtë me një kosto shumë të madhe.

Mijëra ushtarë rusë janë vrarë, furnizimet po pakësohen, dhe më e rëndësishmja, Moska e ka shumë të vështirë furnizimin me rekrutë të rinj. “The Economist” raporton se qeveria ruse e ka të vështirë të plotësojë mungesat në front, dhe po u ofron rekrutëve të rinj 3-fishin e pagës mesatare.

Rusia po pëson humbje të rënda edhe në armatime, të cilat do ta ketë të vështirë që t’i zëvendësojë, sidomos ato që kërkojnë teknologji të sofistikuar, të cilën deri dje e importonte nga Perëndimi dhe aleatët e tij. Së fundmi, Sekretarja amerikane e Tregtisë,

Xhina Raimondo, ka deklaruar se pajisjet ruse të kapura nga forcat ukrainase, përmbajnë çipa kompjuterikë të nxjerrë nga frigoriferët dhe pjatalarëset.

Western leaders must recognize that economic sanctions will not work very quickly. They need to increase as much as they can the supply of energy around the world, but on the other hand they need to abandon those sanctions that are clearly causing more pain to the West than to Russia itself.

Meanwhile, they should increase military support for Ukraine. Breaking the Russian blockade around Odesa would be a major economic victory for Ukraine, and a devastating symbolic loss for Russia. Winter is approaching. Homes in Europe may not have enough heating. Once the ground is covered in snow, Ukrainian troops will have a harder time driving the Russians out. Time is not on our side.

Translated and adapted by CNA.al





Lajmet e fundit nga