How many people can Earth support?
About 8 billion people live on Earth today. But our pl...

By Frank T. McAndrew "The Conversation"
After an 18-year-old killed 19 elementary school students and 2 teachers in Uvalde, Texas in the US, horrified parents directed their anger at the many police officers who failed to intervene in time in the classroom where the children were being shot. A teacher who survived his injuries called the police "cowards".
Ka të ngjarë që shkelja e një procedure standarte të policisë në ato momente, të ishte më e rëndësishme sesa mungesa e guximit. Por veprimet - ose mosveprimet - e atyre oficerëve të policisë, janë në kontrast të plotë me heroizmin e shfaqur nga të tjerët në rrethana të ngjashme.
Për shembull, në gushtin e vitit 2015, 3 të rinj amerikanë ndodheshin në një tren të mbushur plot me pasagjerë që udhëtonin nga Parisi për në Amsterdam, kur u ndeshën me një terrorist të armatosur rëndë. Duke mos u shqetësuar shumë për sigurinë e tyre personale, ata e sulmuan terroristin dhe e nënshtruan atë.
Askush nuk e kundërshton që këta djem meritojnë të quhen heronj. Vetëm disa njerëz duken të aftë për këtë formë heroizmi që ndodh në pak sekonda. Po çfarë i dallon ata nga të gjithë të tjerët? Studiuesit e psikologjisë si unë, e kanë eksploruar këtë çështje përmes lenteve të psikologjisë evolucionare dhe të personalitetit.
Studime të shumta kanë treguar se meshkujt priren të jenë më të gatshëm të vënë veten në rrezik fizik, për të ndihmuar të tjerët. Por arsyeja pse disa burra e bëjnë dhe dhe të tjerë jo,
ka qenë pak më e ndërlikuar për t’u kuptuar. Medalja “Carnegie”, është një çmim që u jepet njerëzve në Shtetet e Bashkuara ose Kanada që kanë rrezikuar me guxim jetën e tyre në përpjekje për të shpëtuar të tjerët.
Në vitin 2022, 15 nga 16 fituesit e kësaj medaljeje ishin burra. Sipas mendimit tim, kjo nuk është rastësi. Natyrisht, heroizmi dhe guximi mund të shfaqen në shumë forma, dhe burrat dhe gratë rrezikojnë njësoj reputacionin, shëndetin dhe pozitën e tyre shoqërore, për të bërë atë që ata mendojnë se është e drejtë.
Dhe nuk mungojnë gratë e guximshme. Kështu informatorja e kompanisë Meta që zotëron Facebook, Frensis Hogen dhe dëshmia e 26-vjeçares Kesidi Hatçinson para Komisionit të Përzgjedhur të Kongresit Amerikan për Hetimin e Sulmit të 6 Janarit në Kapitol, janë vetëm 2 shembuj të fundit të guximit femëror.
Por kur bëhet fjalë për akte trimërie fizikisht të rrezikshme - si rasti i një terroristi në tren apo i një sulmuesi me armë në një shkollë - njerëzit supozojnë se ata që do të ndërhyjnë janë burrat. Ky stereotip ka arsye të forta evolucionare, dhe një nga frikërat më të zakonshme tek burrat është se mos duken si frikacakë në sytë e të tjerëve.
Një burrë që nuk arrin të shfaqë guxim fizik, do të pësojë një dëmtim serioz të reputacionit të tij në një mënyrë që një grua nuk do ta bëjë. Përgjatë gjithë historisë njerëzore, arritja e një pozicioni të një statusi të lartë apo dominimi midis moshatarëve, ka qenë “bileta” për t’u bërë burrë dhe gjetur më shpejt partnere.
Dhe krijimi i një imazhit të një heroi nuk është një mënyrë e keqe për të ngritur shpejt statusin social. Shfaqja e dukshme e guximit dhe e forcës dhe duke i mbijetuar rreziqeve të mëdha, duket se u sinjalizon të tjerëve se një burrë ka cilësi të veçanta. Këto impulse janë përzgjedhur përmes evolucionit, sepse veprimi heroik ka siguruar avantazhe çiftëzimi për burrat.
Studimet psikologjike kanë konfirmuar se sjellja altruiste mashkullore, është më e admiruar kur ajo merr formën e heroizmit të rrezikshëm, i cili shfaq guxim dhe forcë. Një studim tjetër zbuloi se meshkujt kanë më shumë gjasa të sillen më bujarisht në prani të një anëtari tërheqës të gjinisë të kundërt; e njëjta gjë nuk vlen për gratë.
Unë kam kryer një sërë studimesh laboratorike që tregojnë se meshkujt kanë më shumë gjasa të durojnë dhimbjen, në mënyrë që të tjerët të mund të përfitojnë kur janë të pranishme femrat, dhe kur i pranishëm është një mashkull tjetër si konkurrent.
Në një studim mbi këtë çështje, një ekip psikologësh evropianë zbuluan se 464 burra amerikanë që kishin fituar Medaljen e Nderit gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishin më shumë fëmijë se ushtarakët e tjerë amerikanë. Kjo është në përputhje me hipotezën se heroizmi shpërblehet me një sukses më të madh riprodhues.
Në studimin e tyre të dytë, gratë e vlerësuan më lart tërheqjen seksuale ndaj burrave që silleshin heroikisht në luftë se sa ndaj ushtarëve të tjerë. Është e qartë se gratë nuk i shihnin tërheqës burrat që ishin sjellë heroikisht në sport apo biznes.
Ndërkohë, a ekziston personaliteti heroik? Njerëzit priren të kenë një ide se si janë heronjtë. Në një studim, kur vlerësuam personalitetet e heronjve të filmave, pjesëmarrësit prisnin që ata të ishin më të ndërgjegjshëm, të hapur ndaj përvojës, më ekstrovertë, më simpatikë dhe emocionalisht më të sigurt se sa njerëzit e zakonshëm.
Ndërkohë studimet e heronjve të jetës reale tregojnë një histori tjetër. Disa studime tregojnë se njerëzit që shfaqin sjellje heroike dhe reaguesit e parë në një moment të rrezikshëm siç janë zjarrfikësit, kanë rezultate të larta në tiparet e personalitetit që lidhen zakonisht me psikopatët: ndërmarrjen e veprimeve të rrezikshme, kërkimin e emocioneve të forta, të qenit gjakftohtë edhe në kushtet e një ambienti të tensionuar, si dhe një tendencë për të marrë kontrollin në situata sociale.
Shpesh, heroi është një person i zakonshëm që e gjen veten në rrethana të jashtëzakonshme. Ndërsa disa individë që janë trajnuar për t’u sjellë në mënyrë heroike mund të hezitojnë gjatë një krize, si oficeri i policisë që qëndroi jashtë shkollës së mesme në Parkland, Florida, ndërsa një person i armatosur po qëllonte brenda./ Përshtati në shqip CNA.al
About 8 billion people live on Earth today. But our pl...
"Russian ammunition depots are probably the most insecure ...
After a long wait, the beginning of EU membership talks is...
Building a human heart from scratch in the laboratory ...
Many leaders have been assassinated throughout history for...
The king is naked. The public knows this, and is finally s...
Climate change and extreme temperatures are causing a ...
The co-founder of the fake cryptocurrency "Onecoin" is acc...
"In Germany, social peace is being put at risk!" - declar...
The public and parliamentary debate about European def...
Throughout history there have been very rich people. T...
Heat waves are becoming more frequent due to climate c...
There is a famous saying that no military plan survives fi...
In the event of a nuclear war, Switzerland would be th...
The European Union and the US accuse Russia of causing...
Worldwide there are estimated to be around 1500 active...
Why not exclude Turkey from NATO? It seems like a g...
The capital of France, Paris, is steeped in history. It is...
While the world was beginning to recover from one of the w...
Politicians live longer than the general population. T...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...