Kafeina ju nxit të blini më shumë gjëra, veçanërisht produktet më të padobishme
Kafeina është një stimulues i njohur. Por sipas një ekipi ...

Paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Shumë nga ne e thonë këtë në një moment të jetës, por kjo nuk duket se i ndalon shumë njerëz që të dëshirojnë më shumë para. Pra të ëndërrojnë të jenë njerëz shumë të pasur.
Pyetja është se sa para na duhen secili prej nesh për të kënaqur dëshirat tona?
Shpeshherë ekonomistët i trajtojnë njerëzit sikur kanë nevoja të pakufizuara ekonomike, por burime të kufizuara për t’i kënaqur ato. Një koncept ekonomik themelor i njohur si mungesë. Kjo ide paraqitet shpesh si një element bazik i natyrës njerëzore.
Studimi ynë i publikuar së fundmi, zbuloi se vetëm një pakicë njerëzish kanë në fakt dëshira të pakufizuara dhe se shumica do të ishin të kënaqur me një shumë të kufizuar parash, edhe nëse kjo mund të jetë ende e konsiderueshme.
Për këtë çështje ne anketuam njerëz në 33 vende të botës, dhe që përfshijnë të gjitha kontinentet e banuara, duke marrë përgjigje nga rreth 8.000 njerëz në total. Ne i inkurajuam pjesëmarrësit të përqendrohen më shumë tek ajo që do të thotë realizim i të gjitha dëshirave të tyre, duke u kërkuar atyre të imagjinojnë “jetën e tyre absolutisht ideale”, pa u shqetësuar nëse ajo ishte realisht e arritshme.
Për të vlerësuar nevojat ekonomike, ne u kërkuam njerëzve të merrnin parasysh sa para dëshironin të kishin për një jetë ideale. Por paratë vijnë rrallë falas, ndaj ne menduam se përgjigjet e tyre mund të ndikoheshin nga ajo që ata imagjinojnë se do të duhej për të fituar shuma të mëdha parash, pra duke punuar me orë të gjata, duke bërë investime me një rrezikshmëri të lartë apo edhe duke u angazhuar në aktivitete kriminale.
Kështu, ne u kërkuan që të zgjidhnin një çmim në një lotari hipotetike. Atyre iu thamë se shanset për të fituar çdo lotari ishin të njëjta, prandaj zgjedhja e tyre ishte rreth asaj se sa para dëshironin në jetën e tyre ideale, dhe jo se cilën lotari kishin më shumë gjasa të fitonin.
Çmimet e lotarisë filluan nga 10.000 dollarë amerikanë (të konvertuar në monedhat lokale, pra 8.000 paund për pjesëmarrësit e studimit në Britaninë e Madhe) me opsione që rriteshin me një shumëfish të 10-tës. Në kohën që realizuam studimin, çmimi kryesor prej 100 miliardë dollarë do t’i kishte bërë ata më të pasurit në botë. Parashikimi ynë ishte i drejtpërdrejtë: nëse njerëzit kanë vërtet dëshira të pakufizuara, ata duhet të zgjedhin gjithmonë maksimumin prej 100 miliardë dollarësh. Por në të 33 vendet, vetëm një pakicë zgjodhi çmimin kryesor (8 deri në 39 për qind në secilin vend).
Në shumicën e vendeve, përfshirë Britaninë e Madhe, shumica e njerëzve zgjodhën një llotari ekuivalente me 10 milionë dollarë amerikanë ose më pak, dhe në disa vende (India, Rusia) shumica zgjodhën 1 milionë dollarë ose më pak. Ne donim të kuptonim dallimet midis njerëzve me dëshira të kufizuara dhe të pakufizuara.
Analizat tona përjashtuan shumë faktorë personalë, pra përgjigjet nuk ndryshonin ndjeshëm sipas gjinisë, arsimit apo statusit socio-ekonomik. Megjithatë, më shumë të rinj raportuan dëshira të pakufizuara sesa të moshuarit, edhe pse kjo ndryshonte në vende të ndryshme.
Në vendet më pak të zhvilluara ekonomikisht, ndikimi i moshës ishte më i dobët. Po ashtu ne ekzaminuam dallimet kulturore duke përdorur një model të përdorur gjerësisht të dimensioneve kryesore në dallimet kulturore. Ne zbuluam se më shumë njerëz zgjodhën lotarinë prej 100 miliardë dollarësh në vendet ku kishte një pranim më të madhe të pabarazisë në shoqëri (e quajtur “distanca e pushtetit”), dhe ku kishte më shumë fokus në jetën në grup (e quajtur “kolektivizëm”).
Për shembull, Indonezia ku ka një pabarazi të madhe dhe shumë kolektivizëm, gati 40 për qind e indonezianëve zgjodhën çmimin 100 miliardë dollarë amerikanë. Në Britani ku ka pak jetë në grup dhe më pak pabarazi, më pak se 20 për qind zgjodhën çmimin maksimal të lotarisë.
Së fundi, ne i pyetëm njerëzit mbi ndryshimin më të rëndësishëm që do të bënin nëse do të fitonin çmimin, si dhe të rendisnin vlera të ndryshme që ishin të rëndësishme për ta, si p.sh të kenë pushtet apo të ndihmojnë të tjerët. Këtu vumë re disa mospërputhje.
Njerëzit me dëshira të pakufizuara, kishin më shumë gjasa të na thoshin se do t’i përdornin paratë për të ndihmuar të tjerët. Por sa i përket vlerave ata nuk ishin më të shqetësuar për të ndihmuar të tjerët, sesa ata me dëshira të kufizuara.
Supozimi se njerëzit kanë dëshira të pakufizuara ekonomike, ofron një arsyetim për politikat që i japin përparësi rritjes ekonomike, si ato të normave të interesit, për t’u dhënë mundësi njerëzve të arrijnë të realizojnë sa më shumë dëshira që të jetë e mundur.
Por ndjekja e pafundme e pasurisë dhe rritjes, ka pasoja gjithnjë e më të dëmshme për botën tonë. Të tregosh se dëshirat e pakufizuara nuk janë universale, dhe që niveli i dëshirave të njerëzve varion sipas vlerave dhe kulturës, sugjeron se ata janë të hapur ndaj ndikimit social. Reklamuesit e dinë tashmë këtë gjë, dhe shpenzojnë shuma të mëdha parash duke u përpjekur të na bindin që të duam gjëra që më parë as i dinim që ekzistonin dhe as nuk na interesonin.
Madje, disa ekonomistë kanë vënë në dyshim nëse dëshirat e prodhuara nga marketingu duhet të quhen vërtet dëshira. Rezultatet e këtij hulumtimi, na japin shpresë se natyra njerëzore nuk është në thelb në kundërshtim me jetesën e qëndrueshme./ “ZME Science” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Kafeina është një stimulues i njohur. Por sipas një ekipi ...
Çarls Dikens Shkrimtari i njohur britanik me famë botër...
Mesfushori holandez, Frenki De Jong, është sulmuar nga tifoz...
For 3 decades, people have been bombarded with information...
In the common imagination of people, the transition from c...
The Flavian Amphitheater, known worldwide as the Colosseum...
Përgjatë historisë së saj, bota ka parë shumë figura me re...
When the Apollo 11 mission landed on the Moon, and Nei...
"Sticks and stones may break my bones, but words can n...
Although the bomb exploded, Hitler was still alive. Co...
Qeniet njerëzore, janë krijesat më inteligjente në planet....
When politicians talk about achieving the goal of zero emi...
Europe is in the grip of an extreme heat wave, with temper...
Marjus Musaku has been arrested for holding Ersida Dyrmish...
Will Joe Biden be the Democratic candidate in the 2024 pre...
Putin's policy in the post-Soviet space is based on the ob...
Ideja e shpirtit të njeriut që jeton në përjetës...
Russia's eight-year war against Ukraine is unlikely to...
Western sanctions against Russia are the most ill-conceive...
Russia's war in Ukraine — launched on February 24 — ha...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...