web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Study/ Depression is not caused by a chemical imbalance in the brain

2022-08-10 14:35:00, Blog Joanna Moncrieff & Mark Horowitz

Study/ Depression is not caused by a chemical imbalance in the brain

For 3 decades, people have been bombarded with information suggesting that depression is caused by a "chemical imbalance" in the brain. So from an imbalance of a brain chemical called serotonin. But our latest study shows that there is no evidence to support this thesis.

Although first proposed in the 1960s, the theory of serotonin as a cause of depression began to be widely promoted by the pharmaceutical industry in the 1990s, due to its efforts to market a new range of antidepressants, known as inhibitors selective serotonin reuptake inhibitors or SSRIs.

Ideja u miratua edhe nga institucione zyrtare si Shoqata Amerikane e Psikiatrisë, e cila i thotë ende publikut se “ndryshimet në normën e disa kimikateve në tru, mund të kontribuojnë në simptomat e depresionit”. Mjekë të panumërt e kanë përsëritur këtë mesazh në të gjithë botën, në punën e tyre të përditshme me pacientët dhe në media.

Njerëzit e pranuan atë që iu tha. Dhe shumë prej tyre filluan të merrnin ilaçet kundër depresionit, pasi besonin se kishin diçka të gabuar në trurin e tyre, që kërkonte një ilaç antidepresant për ta rregulluar. Në valën e asaj fushate marketingu, përdorimi i antidepresantëve u rrit në mënyrë dramatike.

Sot ato përdoren nga 1 në 6 njerëz të rritur në Angli. Për një kohë të gjatë, disa studiues, përfshirë disa psikiatrit më të njohur, kanë sugjeruar se nuk ka prova të kënaqshme për të mbështetur idenë se depresioni është rezultat i serotoninës në nivele shumë të ulëta apo joaktive.

Study/ Depression is not caused by a chemical imbalance in the brain

Të tjerët vazhdojnë ta mbështesin teorinë e parë. Por deri më tani, nuk ka pasur një rishikim gjithëpërfshirës të studimeve mbi lidhjen e serotoninës me depresionin, që mund të mundësonte arritjen në përfundime të qëndrueshme.

Në pamje të parë, fakti që antidepresantët e tipit SSRI veprojnë në sistemin e serotoninës, duket se mbështet teorinë e depresionit për shkak të serotoninës. SSRI-të e rrisin përkohësisht nivelin e serotoninës në tru, por kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se depresioni shkaktohet nga e kundërta e këtij efekti.

Për efektet e antidepresantëve, ka shpjegime të tjera. Në fakt, të dhënat e shumë studimeve tregojnë se ilaçet kundër depresionit, mezi dallohen nga një placebo (pilulë e rreme), kur bëhet fjalë për trajtimin e depresionit.

Po ashtu, ilaçet kundër depresionit duket se kanë një efekt të përgjithësuar mpirës të emocioneve, që mund të ndikojë në gjendjen emocionale të njerëzve, edhe pse ne nuk e dimë se si prodhohet ky efekt. Që nga vitet 1990, ka pasur shumë kërkime mbi sistemin e serotoninës.

Ne kryem një rishikim të tyre, duke përfshirë identifikimin dhe përmbledhjen sistematike të të dhënave ekzistuese nga secila prej fushave kryesore të kërkimit mbi serotoninën dhe depresionin. Edhe pse ka pasur rishikime sistematike të fushave individuale në të kaluarën, asnjëra prej tyre nuk ka kombinuar të dhënat nga të gjitha fushat e ndryshme.

Një fushë e hulumtimit që përfshimë në studim, ishte kërkimi që krahasonte nivelet e serotoninës dhe produkteve të saj të shpërbërjes në gjak apo lëngun e trurit. Në përgjithësi,

ky hulumtim nuk tregoi një ndryshim midis njerëzve me depresion dhe atyre pa depresion.

Një fushë tjetër e hulumtimit, ishte fokusuar tek receptorët e serotoninës, të cilët janë proteina në skajet e nervave me të cilët lidhet serotonina, dhe që mund të transmetojnë ose pengojnë efektet e serotoninës.

Hulumtimet mbi receptorët e serotoninës, treguan ose asnjë ndryshim midis njerëzve me depresion dhe atyre pa depresion, ose se aktiviteti i serotoninës ishte rritur në të vërtetë tek njerëzit me depresion, e kundërta e parashikimit të teorisë së serotoninës.

Edhe studimet mbi “transportuesin” e serotoninës, që është proteina që ndihmon në dhënien fund të efektit të serotoninës (kjo është proteina mbi të cilën veprojnë SSRI), sugjeruan gjithashtu se kishte rritje të aktivitetit të serotoninës tek njerëzit me depresion.

Por këto gjetje mund të shpjegohen me faktin se shumë pjesëmarrës në këto studime, kishin përdorur ose po përdornin aktualisht ilaçe kundër depresionit. Ne shqyrtuam një hulumtim, që eksploroi nëse depresioni mund të shkaktohet tek disa vullnetarë, duke ulur artificialisht nivelet e serotoninës.

Dy rishikime sistematike të viteve 2006 dhe 2007, dhe një kampion prej 10 studimesh më të fundit, zbuluan se rënia e nivelit të serotoninës nuk prodhoi depresion tek qindra vullnetarë të shëndetshëm. Studime shumë të mëdha që përfshinin dhjetëra mijëra pacientë, analizuan variacionin e gjeneve, duke përfshirë gjenin që ka udhëzimet për të luajtur rolin e transportuesit të serotoninës.

Ata nuk gjetën asnjë ndryshim në frekuencën e varieteteve të këtij gjeni, midis njerëzve me depresion dhe atyre pa këtë sëmundje. Ndërkohë ngjarjet stresuese të jetës në vetvete, kishin një efekt të fortë në rrezikun e mëvonshëm të njerëzve për t’u prekur nga depresioni.

The serotonin-induced depression theory has been one of the most influential and widely researched biological theories of the origins of depression. Our study shows that this view is not supported by scientific evidence, and calls into question the basis for the use of antidepressants.

There is no other accepted pharmacological mechanism for how antidepressants may affect depression. If antidepressants exert their effects as placebos, or by numbing emotions, then it is not clear whether they do more good or more harm.

Translated and adapted by CNA.al





Lajmet e fundit nga