Studies show that hitting children is harmful/ What should parents do?
Today, if a parent slaps their child in various parts of t...

Një gotë verë në ditë e mban larg mjekun, apo jo? Nga francezët tek sardët në Itali, kulturat në të cilat njerëzit priren të pinë verë çdo ditë, kanë norma shumë të ulëta të sëmundjeve të zemrës dhe njerëzit atje bëjnë jetë më të gjatë, madje edhe sesa amerikanët. Por a ndihmon vërtet pirja e verës për pasjen e një jetë më të gjatë?
Besimi se një gotë verë çdo ditë është shumë e mirë për shëndetin dhe për jetëgjatësinë e atyre që jetojnë në kulturat ushqimore të përqendruara tek vera, daton në një studim të vitit 1992, i cili e quajti këtë dukuri si “paradoksi francez”, duke përmendur si shpjegim verën.
Por sot kuptimi ynë mbi verën dhe efektet e saj shëndetësore është më i nuancuar. Ka disa prova se pirja e verës të mbron nga disa sëmundje. Por provat se ajo të siguron një jetë më të gjatë janë të pakta, thotë Adrian Barançuk, profesor i kardiologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Mbretëror në Ontario.
Sipas tij, studimet mbi alkoolit janë të kufizuara. Së pari, shumica e hulumtimeve mbi verën e kuqe dhe vdekshmërinë nuk përqendrohen tek vetë vera. Përkundrazi, studimi merret me efektet shëndetësore të polifenoleve, një lloj antioksidanti që gjendet tek vera.
Këto kimikate i mbrojnë qelizat nga dëmtimi i shkaktuar nga molekulat e paqëndrueshme të quajtura radikale të lira, të cilat janë të lidhura me sëmundjet e zemrës dhe rrezikun e kancerit. Kur një ekip ndërkombëtar studiuesish përmblodhi rezultatet e 22 studimeve dhe i analizoi ato në tërësi, ata zbuluan se njerëzit që konsumonin 800 miligramë flavonoide - një lloj polifenoli që gjendet në verë, si dhe tek shumica e frutave dhe perimeve - në ditë, ishin 24 për qind më pak të rrezikuar për të vdekur brenda periudhës së studimit, krahasuar me ata që nuk konsumonin flavonoide.
Rezultatet e studimit të tyre të vitit 2017, të publikuara në “American Journal of Epidemiology”, zbuluan se kjo diferencë binte me 6 për qind për çdo rënie prej 100 miligramësh në konsumin e flavonoideve. (Për shembull, njerëzit që konsumuan vetëm 700 miligramë, ishin 18 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme).
Problemi është se 800 miligramë janë një sasi e madhe flavonoidesh.
“Ju duhen të disa litra verë për të përfituar efektin”- thotë Bill Klein, drejtor i asociuar i Programit të Kërkimit të Sjelljes të Institutit Kombëtar të Kancerit (NCI).
Në një studim, të botuar në vitin 2001 në “Journal of Nutrition”, pjesëmarrësit që konsumuan 750 mililitra verë (rreth 4 gota), morën në fakt vetëm rreth 24 miligramë flavonoide.
Bazuar në këtë rezultat, për të marrë 800 miligramë në ditë, duhet të pini 133 gota verë në ditë. Për më tepër ekzistojnë burime të tjera, potencialisht më të shëndetshme të polifenoleve. Kështu, studimi i “Journal of Nutrition”, zbuloi se pjesëmarrësit merrnin më shumë polifenole kur hanin qepë.
Barançuk thotë se ka disa prova se pirja e sasive të moderuara të verës, është e shëndetshme për zemrën. Rreth 2 gota në ditë për 5 ditë në javë për burrat ose një gotë në ditë për 5 ditë të javës për gratë - udhëzimet e Shoqatës Amerikane të Zemrës - duket se rrisin kolesterolin e mirë, zvogëlojnë rrezikun e mpiksjes së gjakut, ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të arterieve të shkaktuara nga kolesteroli i keq, dhe përmirësojnë funksionin e shtresës së qelizave që rreshtojnë enët e gjakut në krahasim me njerëzit që nuk e bëjnë këtë
Një pjesë e këtij përfitimi për shëndetin kardiovaskular, mund të vijë për shkak të efekteve
të polifenoleve, shkroi Baraçuk në një përmbledhje të vitit 2017 mbi këtë temë të botuar në revistën “Circulation”. Por ai shtoi se këto përfitime kanë më shumë gjasa t’i atribuohen etanolit, që është i pranishëm në të gjitha pijet alkoolike.
Një analizë që përmblodhi rezultatet e 42 studimeve, zbuloi se 30 miligramë etanol në ditë (rreth 2 gota rrit kolesterolin HDL (lloji i mirë) dhe apolipoproteinën AI, një proteinë kryesore që gjendet në HDL.
“Por të gjitha këto përfitime së pari zbuten dhe më pas kthehen në të kundërt nëse pini mbi udhëzimet e rekomanduara”- shprehet Barançuk.
Por problemi është se sëmundjet e zemrës nuk janë faktori i vetëm i shëndetit dhe jetëgjatësisë. Dhe alkooli që gjendet tek vera mund të zhbëjë çdo përfitim të mundshëm nga polifenolet.
“Mjerisht, nuk ka shumë prova që alkooli ofron një efekt mbrojtës. Ka shumë më tepër prova se ai është një faktor rreziku”- shton eksperti.
Ndërsa provat që vera redukton vdekshmërinë brenda një periudhe të caktuar kohore janë të pakta, ka prova shumë të forta që lidhin çdo sasi alkooli të konsumuar me kancerin e gjirit, kancerin e mëlçisë, kancerin e prostatës dhe cirrozën, ndër sëmundje të tjera. Kjo mund të ndodhë për shkak se alkooli e ndryshon mënyrën se si trupat e përpunojnë estrogjenin, duke sjellë rritjen e niveleve të këtij hormoni thotë Klein. Një shpjegim tjetër i mundshëm: është vërtetuar se acetaldehidi, një nënprodukt i shpërbërjes së alkoolit në trup, shkakton dëmtim të ADN-së.
Së fundmi, nëse nuk e keni zakon të pini 1 gotë verë në ditë, apo nëse thjesht preferoni birrën, nuk ka asnjë arsye për ta nisur këtë zakon për hir të shëndetit të zemrës. Në vend të kësaj, provoni jogën ose meditimin thotë Barançuk, pasi “ato kanë prova shumë më të forta të efekteve shëndetësore pozitive sesa alkooli”./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Today, if a parent slaps their child in various parts of t...
To this day most people encounter robots in the pages of s...
Paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Shumë nga ne e tho...
Kafeina është një stimulues i njohur. Por sipas një ekipi ...
Çarls Dikens Shkrimtari i njohur britanik me famë botër...
Mesfushori holandez, Frenki De Jong, është sulmuar nga tifoz...
For 3 decades, people have been bombarded with information...
In the common imagination of people, the transition from c...
The Flavian Amphitheater, known worldwide as the Colosseum...
Përgjatë historisë së saj, bota ka parë shumë figura me re...
When the Apollo 11 mission landed on the Moon, and Nei...
"Sticks and stones may break my bones, but words can n...
Although the bomb exploded, Hitler was still alive. Co...
Qeniet njerëzore, janë krijesat më inteligjente në planet....
When politicians talk about achieving the goal of zero emi...
Europe is in the grip of an extreme heat wave, with temper...
Marjus Musaku has been arrested for holding Ersida Dyrmish...
Will Joe Biden be the Democratic candidate in the 2024 pre...
Putin's policy in the post-Soviet space is based on the ob...
Ideja e shpirtit të njeriut që jeton në përjetës...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...