Parliament gives green light to proposal for changes to the 2026 Budget
The Assembly has approved two normative acts presented by ...
The Assembly has approved two normative acts presented by ...

Politikanët në të gjithë botën po kërkojnë gjithnjë e më shumë të dëshpëruar rrugët për të frenuar pasojat shpërthyese të krizës energjetike. Në ato pjesë të Azisë, Lindjes së Mesme dhe Afrikës tashmë të zhytura në vështirësi të shumta ekonomike dhe politike, kriza po rezulton të jetë me pasoja katastrofike.
Vendet që importojnë gaz natyror të lëngshëm, duhet të konkurrojnë tashmë me evropianët që kanë hyrë vonë në tregun e LNG-së, dhe që e shohin si një alternativë ndaj gazit. Në fillim të verës, Pakistani nuk ishte në gjendje të firmoste asnjë kontratë të re për importin e LNG.
Në vendet e varfra, një pjesë e madhe e burimeve shtetërore shkojnë për subvencionimin e konsumit të energjisë. Dhe teksa çmimet janë rritur shumë, disa prej tyre nuk munden të vazhdojnë më këtë politikë. Kështu në fillim të këtij muaji, Bordi i Energjisë Elektrike në Sri Lanka vendosi një rritje prej 264 për qind të çmimit për konsumatorët më të varfër të energjisë në vend.
Në Evropë, qeveritë duan që të zbusin disi presionet e tmerrshme mbi familjet, si dhe bizneset e vogla, ndërsa shpresojnë që çmimet e larta dhe frika për dimrin e ardhshëm ta reduktojnë kërkesën. Nga pikëpamja fiskale, kjo do të thotë financim shtetëror për të reduktuar rritjen e faturave të energjisë duke subvencionuar shpërndarësit, si në Francë, apo duke transferuar para tek qytetarët për t’i paguar ato fatura, si në Britani.
Por ajo që nuk gjendet askund janë mjetet e shpejta për rritjen e furnizimit me energji. Kjo krizë nuk është pasojë e paqëllimshme e pandemisë apo e luftës brutale të Rusisë kundër Ukrainës. Ajo ka rrënjë shumë më të thella tek 2 probleme strukturore.
Së pari, sado i pakëndshëm është ky realitet për arsye klimatike dhe ekologjike, rritja ekonomike botërore ende kërkon prodhimin e lëndëve djegëse fosile. Pa shumë investime dhe eksplorime në këtë fushë, nuk ka gjasa të ketë një furnizim të mjaftueshëm në një periudhë afatmesme për të përmbushur kërkesën e mundshme.
Kriza aktuale e gazit e ka origjinën tek rritja e konsumit të gazit të nxitur nga Kina gjatë vitit 2021. Kërkesa u rrit aq shpejt saqë ishte e disponueshme vetëm për blerjet evropiane dhe aziatike me çmime shumë të larta. Ndërkohë, rënia e çmimeve të naftës këtë vit ka ndodhur kur janë të pafavorshme të dhënat ekonomike nga Kina.
Sipas gjykimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ka shumë të ngjarë që prodhimi global i naftës të jetë i pamjaftueshëm për të plotësuar kërkesën vitin e ardhshëm. Gjatë pjesës më të madhe të viteve 2010, ekonomia botërore u përball me bumin e naftës argjilore. Pa dyfishimin e prodhimit të kësaj lloj nafte në SHBA midis viteve 2010-2019, bota do të ishte zhytur në një krizë të përhershme të naftës që nga viti 2005, kur ngeci në vend ritmi i prodhimit të zakonshëm i naftës.
Por prodhimi i naftës argjilore amerikane nuk mund të rritet sërish me të njëjtin ritëm.
Edhe pse formacioni më i madh i naftës argjilore amerikane - Pellgu Permian në Teksasin Perëndimor dhe në juglindje të Nju Meksikës - parashikohet të arrijë prodhim rekord muajin e ardhshëm, prodhimi i përgjithshëm i SHBA është ende më shumë se 1 milionë fuçi në ditë, dhe nën normën e vitit 2019.
Edhe në Pellgun Permian, prodhimi ditor për çdo pus është në rënie. Realizimi i më shumë shpimeve në det të hapur si në Gjirin e Meksikës dhe Alaskë nëpërmjet Aktit të Reduktimit të Inflacionit, do të kërkojnë çmime më të larta ose investitorë të gatshëm të investojnë shuma të mëdha pavarësisht perspektivave për fitim.
Perspektivat më të mira gjeologjike për një ndryshim të situatës, të ngjashme me atë që ndodhi në vitet 2010, janë tek formacioni i madh i naftës argjilore në Bazhenov, Siberi.
Por sanksionet perëndimore nënkuptojnë një perspektivë të zymtë që kompanitë e mëdha perëndimore të naftës ta ndihmojnë Rusinë në aspektin teknologjik për t’i shfrytëzuar këto burime.
Së dyti, në kushtet aktuale mund të ndërmerren shumë pak hapa që do të përshpejtonin menjëherë kalimin nga lëndët djegëse fosile tek burimet e rinovueshme. Reaktorët mikro-bërthamorë të planifikuar nga Britania e Madhe nuk do të përfundojnë së ndërtuari deri në vitet 2030.
Përdorimi i rrjeteve të energjisë elektrike bazuar tek gjeneratorët diellorë dhe ata të erës do të kërkojë përparime teknologjike për ruajtjen e saj. Është e pamundur të planifikohet me siguri se çfarë progresi do të jetë arritur vitin e ardhshëm, dhe jo më për në 10 vjet.
Por për shkak se një tranzicion energjetik është thelbësor për të reduktuar konsumin e karburanteve fosile, investimi në shkallë të gjerë është më se i domosdoshëm. E vetmja rrugë përpara është pranimi se për momentin nuk ka asnjë rrugë kthimi drejt energjisë së lirë, e cila është aleate me ambiciet radikale dhe afatgjata drejt energjisë jo ndotëse.
Po ashtu është thelbësor kuptimi i realiteteve gjeopolitike. SHBA-ja mbetet në një farë mase fuqia dominuese në botë. Fuqia e saj detare garanton ujëra të hapura për tregtinë ndërkombëtare. Tregjet botërore të kredive varen nga dollarët. Por Uashingtoni nuk ka fuqinë për të diktuar marrëdhëniet energjetike të Kinës dhe Indisë me Rusinë.
Dimri i ardhshëm do të sjellë një lloj ballafaqimi me këtë realitet të ri. Qeveritë perëndimore ose duhet të lejojnë mjerimin ekonomik në një shkallë të tillë që do të testonte fort strukturën e politikës demokratike në çdo vend, ose duhet të përballen me faktin se furnizimi me energji, i kufizon mjetet me të cilat mund të mbrohet Ukraina.
Note: Helen Thompson, professor of political economy at the University of Cambridge, and author of the book "Chaos: Troubled Times in the 21st Century". / " Financial Times " - Translated and adapted by CNA.al
A new study has found that more than 5 billion people ...
By Francesco De Palo "Formiche.net" A Pax Balcanica i...
By Julia Shaw Science Focus Imagine for a moment this...
By Steve Scalise & Jake Ellzey "Fox News" It's been a...
The fall of the government led by technocrat Mario Draghi ...
Partia Komuniste Kineze (PKK) është e durueshme dhe e ...
By Angela Mehrer "European Council on Foreign Relation...
In the past week, there have been several explosions a...
By Matthew Wilson "The Conversation" When someone men...
Marrëdhënia e Rusisë me Serbinë, një shtet në zemër të Bal...
To be a dictator you must have a special character. Having...
Turkey and Russia have more in common than one might think...
Writer Salman Rushdie is in hospital with serious injuries...
Nëse vazhdon trajektorja aktuale, miliarda dollarë në armë...
We may all have found ourselves in a situation where we ha...
Një gotë verë në ditë e mban larg mjekun, apo jo? Nga ...
Today, if a parent slaps their child in various parts of t...
To this day most people encounter robots in the pages of s...
Paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Shumë nga ne e tho...
Kafeina është një stimulues i njohur. Por sipas një ekipi ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...