Who will get rid of Vladimir Putin?
By Oleg Kashin "New York Times" Which is easier to im...

Arritjet kryesore të Perëndimit në përballje me Rusinë - solidarizimi i shpejtë me Ukrainën, goditja e Moskës me sanksione të forta, dhe furnizimi i Kievit me miliarda dollarë armatime - mund të jenë në rrezik. Ndonëse politikanët riafirmojnë në publik unitetin perëndimor, dhe ekspertët përshëndesin ndikimin e armëve të dërguara në Ukrainë, problemet ekonomike janë gati ta shkatërrojnë atë solidaritet pikërisht aty ku ka më shumë rëndësi, në Bashkimin Evropian.
Paradoksalisht, kostot në rritje të luftës duken më pak të qëndrueshme për vendet e pasura dhe demokratike të BE-së, sesa për Rusinë e varfër dhe të izoluar. Faturat janë gjithnjë e më të fryra, dhe evropianët janë të tronditur nga vështirësitë me të cilat po përballen për ta paguar atë.
Rritjen e kostove të energjisë, racionimin, ndihmën e reduktuar për të varfrit dhe një recesion ekonomik të afërt. Mosmarrëveshja rreth ndihmës mbi Ukrainën, shkaktoi rrëzimin e qeverisë Dragi në Itali, një ogur ky shumë i keq për qeveritë e tjera centriste evropiane. Uniteti transatlantik, për të cilin diplomatët punuan aq shumë, mund të zhbëhet së shpejti.
Një pesimizëm i tillë po i befason amerikanët, për të cilët kostot e luftës janë minimale, dhe mediat e të cilëve mbeten optimiste për perspektivat e një fitoreje të Ukrainës. Shumica e komenteve të tyre përqendrohen tek dobësia e Rusisë - kriza ekonomike, dështimi i saj ushtarak, izolimi politik - dhe ata që flasin aktualisht për një fund të negociuar të luftës, tallen shpesh nga të tjerët.

E megjithatë, këmbëngulja se Rusia duhet të mposhtet me vendosmëri në fushën e betejës, po bëhet gjithnjë e më jorealiste në një kohë që balanca e dëmeve ekonomike dhe politike po ndryshon në favor të Moskës. Edhe pse kanë qenë shumë efektive faktikisht, raketat Javelin dhe artileria amerikane HIMARS, nuk e kanë transformuar peizazhin strategjik në Ukrainë, ku vazhdon lufta brutale, në të cilën avantazhet e Rusisë në burime dhe qëndrueshmëri i japin asaj mundësi të vazhdojë me planet e saj.
Por a nuk na thanë se Rusia nuk mund ta përballonte dot fuqinë ekonomike të Perëndimit, dhe se ekonomia e saj është më e vogël se ajo e Italisë? Por Rusia nuk është dot në një garë për t?u përballur me ekonomitë perëndimore. Përkundrazi ajo është në një garë për të prodhuar armë dhe ushtarë të mjaftueshëm për t?u matur me ushtrinë e Ukrainës të mbështetur nga Perëndimi.
A nuk na u tha gjithashtu se sanksionet do ta shkatërronin ekonominë ruse dhe monedhën e saj? E megjithatë, sot rubla është më e fortë se më parë. Dhe ndonëse ekonomia e Rusisë do të bjerë me 6 për qind ose më shumë këtë vit, kjo normë është shumë më e vogël se rënia me 45 për qind e ekonomisë së Ukrainës.
Për më tepër, aftësia e Rusisë autokratike për të përballuar një rritje negative prej 6 për qind, është më e fortë se ajo e shumë qeverive demokratike evropiane për t?i mbijetuar një rënie ekonomike prej 3 për qind të PBB-së. Pra Rusia ka treguar një qëndrueshmëri që pakkush e parashikoi.
Por nënvlerësimi i Rusisë - dhe mbivlerësimi i ndikimit tonë mbi të - nuk është ndonjë gjë e re. Ne perëndimorët e vlerësojmë veten për nxitjen e një gare armatimesh në vitet 1980, e cila e falimentoi Bashkimin Sovjetik dhe e fitoi Luftën e Ftohtë, duke hedhur poshtë reformat e Perestrojkës së Mikail Gorbaçovit, që në fakt i dhanë fund Luftës së Ftohtë 2 vjet përpara rënies së BRSS.
Në vitet 1990, ne e përshëndetëm triumfin e kapitalizmit nën Boris Jelcin, edhe pse miratimi i nxituar i politikave të promovuara nga Perëndimi nxiti një korrupsioni të shfrenuar që zhyti në varfëri dhjetëra miliona rusë dhe ngriti në majë pak oligarkë. Në vitet 2000, suksesi i Vladimir Putinit në ringjalljen e Rusisë u mundësua kryesisht nga çmimet e larta globale të naftës.
Kjo i dha mundësinë të injoronte reformat kryesore që e liberalizuan ekonominë, duke rikthyer nën kontrollin e shtetit sektorët kryesorë të saj. Duke e nënvlerësuar pakënaqësinë e rusëve mbi unilateralizmin e politikës së jashtme të SHBA-së, pak politikanë dhe ekspertë parashikuan se aneksimi i Krimesë në vitin 2014 - që ishte përgjigja e Putinit ndaj ftesës që Ukraina të hynte në BE dhe NATO - do të bënte që popullariteti i tij të ngrihej mbi 80 për qind, pavarësisht sanksioneve të ashpra ekonomike që shkaktoi ajo lëvizje.

Edhe atëherë, analistët perëndimorë parashikuan se këto sanksione do ta dërrmonin ekonominë ruse, sidomos sektorin e naftës që është jetik për të ardhurat buxhetore të Moskës. Dhe shumica u befasuan nga ajo që pasoi: ndërtimi me shpejtësi nga Rusia i disa gazsjellësve që e lidhin atë me Kinën dhe Turqinë, ndërtimi i një terminali të ri të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Siberi, dhe ndërtimi i shpejtë i një lidhje rrugore-hekurudhore me Krimenë.
Me këtë rekord nënvlerësimesh ndaj qëndrueshmërisë së Rusisë, nuk është për t?u habitur pse shumë njerëz iu dorëzuan mendjemadhësisë, në pritje të një kapitullimi të shpejtë të ekonomisë së Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Është e vërtetë që sanksionet janë të paprecedenta në ashpërsinë e tyre.
Ato kanë goditur më shumë se 1000 individë dhe pasuritë e tyre. Është ndaluar eksporti drejt Rusisë i shumë mallrave, nga teknologjia e lartë tek mallrat e luksit. Po ashtu qindra kompani të huaja i kanë mbyllur aktivitetet atje. Bankat ruse u përjashtuan nga sistemi SWIFT i pagesave ndërkombëtare, dhe u ngrinë mbi 600 miliardë dollarë rezerva ruse.
Këto lëvizje synonin ta asfiksonin tregtinë ruse, por doli se Moska ishte e përgatitur. Një sistem alternativ pagesash për eksportet, dhe rezervat e mëdha në para të thata, i dhanë mundësi t?i përballonte sanksionet shumë më mirë se sa pritej. Pas një rënieje për një kohë të shkurtër, rubla u rikthye fuqishëm falë përdorimit të shkathët të normave të interesit dhe kontrolleve të kapitalit.
Po ashtu, ajo përfitoi nga rritja e çmimeve të naftës, dhe këmbëngulja e Moskës për pagesat me rubla për gazin e saj, duke rritur kërkesën për monedhën. Disa klientë kundërshtuan, por importuesit e mëdhenj si Gjermania dhe Italia u bindën shpejt. Si ka mundësi që pala më e dobët, dhe teksa ndëshkohet, t?i diktojë kushtet e tregtisë ndëshkuesve të saj?
Historianët që do ta shikojnë më vonë luftën energjetike euro-ruse, do ta cilësojnë atë si një shembull se si nuk duhen shfrytëzuar leva politiko-ekonomike. Ndërsa BE-ja vendosi sanksione gjithnjë e më të ashpra ndaj Moskës, u njoftuan planet për të ndalur importet e naftës së papërpunuar dhe gazit natyror rus.

Rusët u kundërpërgjigjën duke reduktuar dërgesat. Në mars, kur u shpallën ato hapa, zyrtarët e BE-së lavdëruan bashkëpunimin transatlantik dhe u tallën me Putinin për forcimin e padashur të unitetit evropian. Pesë muaj më vonë, Putini po tallet me dëshpërimin në rritje të Evropës.
Kjo ka shkaktuar ndarjet e njohura përgjatë linjave Lindje-Perëndim dhe Veri-Jug, duke rindezur pakënaqësitë që vlojnë nën sipërfaqe nga krizat e mëparshme e borxhit dhe refugjatëve. Disa faktorë do të kombinohen javët e ardhshme për të thelluar më tej këtë mosmarrëveshje në gjirin e BE-së.
Së pari, temperaturat e larta rekord që kanë shkaktuar shumë zjarre dhe një thatësirë të paparë, me një kosto 30 miliardë dollarë deri në qershor. I nxehti i madh rrit gjithashtu kërkesën për gaz, si për të përballuar shtimin e kondicionerëve, ashtu edhe për të zëvendësuar energjinë hidrike të humbur nga thatësira.
Prandaj, ndërsa fokusohemi në dobësitë e Rusisë, është jetike të vlerësojmë dobësitë dhe kërcënimet e vetë Perëndimit ndaj shëndetit politik dhe ekonomik të BE-së. Dërgimi i gjithnjë e më shumë armëve mund të çojnë në një fitore të Ukrainës, ose mund të shkaktojë gjithnjë e më shumë shkatërrime, që imponojnë barra shkatërruese jo vetëm për Ukrainë, por edhe për Bashkimin Evropian të brishtë.
Marrë me shkurtime
Shënim: Robert English, profesor i asociuar dhe Drejtor i Studimeve të Evropës Qendrore në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Ish-analist i Pentagonit, i specializuar mbi fundin e Luftës së Ftohtë dhe politikën post-sovjetike./ ?National Interest? - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
By Oleg Kashin "New York Times" Which is easier to im...
We encounter the use of drugs at parties, festivals an...
Politikanët në të gjithë botën po kërkojnë gjithnjë e ...
A new study has found that more than 5 billion people ...
By Francesco De Palo "Formiche.net" A Pax Balcanica i...
By Julia Shaw Science Focus Imagine for a moment this...
By Steve Scalise & Jake Ellzey "Fox News" It's been a...
The fall of the government led by technocrat Mario Draghi ...
Partia Komuniste Kineze (PKK) është e durueshme dhe e ...
By Angela Mehrer "European Council on Foreign Relation...
In the past week, there have been several explosions a...
By Matthew Wilson "The Conversation" When someone men...
Marrëdhënia e Rusisë me Serbinë, një shtet në zemër të Bal...
To be a dictator you must have a special character. Having...
Turkey and Russia have more in common than one might think...
Writer Salman Rushdie is in hospital with serious injuries...
Nëse vazhdon trajektorja aktuale, miliarda dollarë në armë...
We may all have found ourselves in a situation where we ha...
Një gotë verë në ditë e mban larg mjekun, apo jo? Nga ...
Today, if a parent slaps their child in various parts of t...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...