The daughter was killed in an assassination attempt/ Who is Alexander Dugin, the main ideologue of the Kremlin
The attack in which the Russian journalist Daria Dugin...

Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi federal rus i statistikave, Rosstat, ekonomia ruse ka rënë këtë vit me 4 për qind të PBB-së, krahasuar me një vit më parë. Por edhe pse është e rëndësishme në terma absolutë, rënia nuk ishte aq drastike sa pritej nga analistë rusë dhe disa analistë në Perëndim.
“Të dhënat e qershorit, sugjerojnë se tkurrja e ekonomisë ruse duket se ka arritur kulmin, pasi situata në disa industri po stabilizohet”- deklaroi për Reuters, Sergej Konigin, ekonomist në Bankën e Investimeve Sinara.
Ndërkohë kryeministri hungarez Viktor Orban, deklaroi në një fjalim mbajtur muajin e kaluar, se ka dështuar strategjia e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.
“Lipset një strategji e re, e cila duhet të fokusohet në bisedimet e paqes dhe në hartimin e një propozimi të mirë paqeje ... në vend të fitores së luftëns- tha ai.
Orban shtoi se strategjia e Perëndimit ishte ndërtuar mbi 4 shtylla:që Ukraina mund ta fitojë një luftë kundër Rusisë me mbështetjen e NATO-s, që sanksionet do ta dëmtojnë Rusinë më shumë se Evropën, që pjesa tjetër e botës do t’i mbështesë masat ndëshkuese perëndimore kundër Rusisë, dhe që sanksionet do ta dobësojnë shumë rëndë Rusinë.
“Ne kemi hipur sot në një makinë që i ka të shpuara të katërta gomat. Është absolutisht e qartë se lufta nuk mund të fitohet në këtë mënyrë!”- tha Orban.
Tre “gomat” e fundit, kanë krijuar një mori sfidash të papritura për regjimin e sanksioneve perëndimore. Banka Qendrore e Rusisë mori masa të shpejta pas pushtimit të Ukrainës, për ta mbrojtur rublën nga kufizimet financiare të SHBA-së dhe BE-së.

Larg shkatërrimi që parashikoi presidenti amerikan Xho Bajden në mars, rubla ruse u bë një nga monedhat me performancë më të fortë në botë për këtë vit. Edhe pse Moska po ndërmerr hapa makroekonomikë të paprecedenta për të frenuar dëmin nga sanksionet, politikë-bërësit rusë po përmirësojnë mjetet e tyre për të shmangur apo zbutur masat specifike ndëshkuese.
Duke cituar një listë të publikuar nga Instituti i Udhëheqjes në Universitetin e Jeilit (CELI), përkrahësit e regjimit të sanksioneve kanë vënë në dukje se mbi 1000 kompani i kanë “kufizuar operacionet e tyre” në Rusi. Edhe pse kjo tërheqje duket në shkallë të gjerë, realiteti në terren është mjaft më i ndërlikuar.
Sipas një raporti të fundit nga Deutche Welle, autoritetet ruse kanë zbatuar me sukses një gamë të gjerë skemash të “importeve paralele”. Nga xhinset Levi’s tek iPhone-ët e Apple, shumë produkte të zakonshme dhe luksoze vazhdojnë të jenë të disponueshme për blerje në qendrat metropolitane të Rusisë, pavarësisht nga fakti se këta prodhues nuk po i furnizojnë më drejtpërdrejt tregjet ruse.
Zakonisht mallra të tilla mbërrijnë në Rusi me anë të importeve të paautorizuara nga kompani me seli në vendet ish-sovjetike, përfshirë Kazakistanin, Bjellorusinë dhe Armeninë. Moska i ka hapur dyert aktiviteteve të tilla, duke hequr kufizimet për rishitjen e shumë llojeve mallrash të blera jashtë vendit.
Këto transaksione, të njohura edhe si shitjet në tregun gri, kanë arritur në 6.5 miliardë dollarë që nga maji, dhe pritet të arrijnë në 16 miliardë dollarë deri në fund të këtij viti sipas zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Industrisë dhe Tregtisë Denis Manturov.

Po ashtu produkte dhe shërbime të tjera, vazhdojnë të jenë të disponueshme përmes riemërtimit dhe sipërmarrjeve vendase. McDonald’s dhe Starbucks, që i dhanë fund aktivitetit të tyre në Rusi në muajt pas pushtimit të Ukrainës, janë zëvendësuar nga kompani ruse që ofrojnë produkte gati identike dhe me marka të ngjashme.
Normalisht gjykatat do të mbyllnin me shpejtësi kompani të tilla, por sistemi ligjor rus nuk është në gjendje të bëjë drejtësi në kohën e një armiqësie të paprecedentë midis Rusisë dhe Perëndimit.
Por sfida ndoshta më e madhe afatgjatë ndaj fushatës së Perëndimit për ta ndëshkuar Rusinë për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë, është fakti që fuqitë e mëdha ekonomike të botës jo vetëm kanë refuzuar t’i bashkohen regjimit të sanksioneve të udhëhequr nga Uashingtoni, por po vazhdojnë të thellojnë lidhjet e tyre tregtare dhe financiare me Moskën.
Si India ashtu edhe Kina, e kanë intensifikuar ritmin e importeve të tyre të energjisë nga Rusia gjatë 6-mujorit të fundit. Ndërkohë, ka pasur raporte të besueshme për shitjen e fshehtë të naftës së rafinuar ruse tek importuesit evropianë dhe amerikanë.
Të ardhurat ruse nga eksportet e energjisë, u rritën edhe pas numrit të madh të sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë në fillim të këtij viti. Ekspertët thonë se efektet e sanksioneve ndaj Rusisë mund të kërkojnë vite që të shfaqen plotësisht. Edhe atëherë, nuk ka asnjë garanci se stanjacioni i parashikuar ekonomik, do të jetë në një shkallë të mjaftueshme për ta ndalur makinerinë e luftës së Kremlinit, apo për të nxitur ndryshime domethënëse dhe pozitive në politikën e jashtme të Rusisë.
E motivuar nga bindja se interesat e saj ekzistenciale varen nga fitorja në Ukrainë, Moska beson se mund ta mposhtë Perëndimin, si ekonomikisht ashtu edhe në fushën e betejës ushtarake. Deri tani Rusia ia ka dalë në përgjithësi të zbusë dhimbjen e pësuar nga sanksionet, dhe po e ndryshon strategjinë e saj në Ukrainë, nga përpjekja për të pushtuar me shpejtësi qytetet e mëdha, tek dëmtimi i forcave ukrainase në një luftë të gjatë e brutale.

Ndërkohë, jeta e konsumatorëve evropianë po ndikohet seriozisht nga faturat e larta për ngrohje dhe energji elektrike, në një kohë që zyrtarët po përpiqen të frenojnë krizën energjetike të shkaktuar nga ajo që ekspertët e kanë përshkruar si plani i keq-konceptuar i BE-së për t’u larguar nga importet ruse të energjisë.
Me Gjermaninë që thuhet se është në prag të një recesioni, sfidat ekonomike në rritje që ka Evropa, kanë ringjallur shqetësimet se shtetet e BE-së mund të nisin të distancohen nga regjimi i sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.
Edhe përpara se gjiganti energjetik rus “Gazprom” të kërcënonte zyrtarisht se do të ndërpriste furnizimet me gaz për klientët evropianë, një sondazh tregoi se shumica e evropianëve - përfshirë 49 për qind të gjermanëve - janë në favor të politikave që synojnë lehtësimin e një zgjidhjeje të negociuar, dhe jo humbjen e qartë të Rusisë.
Ndërsa lufta po zvarritet pa fund, këto tendenca në rritje rrezikojnë ta përçajnë frontin e bashkuar të Perëndimit në Ukrainë më shpejt sesa regjimi i sanksioneve të arrijë t’i shkaktojë një kosto të rëndë dhe vendimtare ekonomisë ruse./ “National Interest” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
The attack in which the Russian journalist Daria Dugin...
What a difficult autumn is approaching for European le...
Kur forcat naziste pushtuan pjesën më të madhe të Evro...
Ndërsa shansi që të goditeni nga rrufeja është i ulët,...
In the last 6 months since Russia invaded Ukraine, the...
Arritjet kryesore të Perëndimit në përballje me Rusinë...
By Oleg Kashin "New York Times" Which is easier to im...
We encounter the use of drugs at parties, festivals an...
Politikanët në të gjithë botën po kërkojnë gjithnjë e ...
A new study has found that more than 5 billion people ...
By Francesco De Palo "Formiche.net" A Pax Balcanica i...
By Julia Shaw Science Focus Imagine for a moment this...
By Steve Scalise & Jake Ellzey "Fox News" It's been a...
The fall of the government led by technocrat Mario Draghi ...
Partia Komuniste Kineze (PKK) është e durueshme dhe e ...
By Angela Mehrer "European Council on Foreign Relation...
In the past week, there have been several explosions a...
By Matthew Wilson "The Conversation" When someone men...
Marrëdhënia e Rusisë me Serbinë, një shtet në zemër të Bal...
To be a dictator you must have a special character. Having...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...