Asnjëherë mos bëni dush gjatë një stuhie, një fizikant shpjegon arsyen
Ndërsa shansi që të goditeni nga rrufeja është i ulët,...

Kur forcat naziste pushtuan pjesën më të madhe të Evropës dhe Afrikës së Veriut gjatë Luftës së Dytë Botërore, sasi të mëdha ari, artefakte me shumë vlerë dhe piktura të çmuara u zhdukën nga territoret e pushtuara. Shumë nga këto thesare mungojnë ende sot.
Shumë njerëz besojnë se nazistët i fshehën këto thesare në vende tepër sekrete. Në pamje të parë kjo çështje duket si një ?ushqim? i përsosur për legjendat urbane:një thesar i fshehur nga ushtarët nazistë, vendndodhja e të cilit mund të gjendet vetëm përmes një harte, e cila është e vështirë të gjurmohet.
Por a është e vërtetë kjo histori? A ekziston vërtet ari i vjedhur dhe i fshehur nga nazistët?
Përgjigjja është po:Jo vetëm që thesari i nazistëve është i vërtetë. Por ai ishte një nga mjetet kryesore që mbante në këmbë regjimin e Hitlerit.
Kur trupat naziste u përhapën në të gjithë Evropën, politika e tyre ishte të grabisnin sendet me vlerë të viktimave të tyre, kryesisht nga hebrenjtë. Kjo përfshinte veprat e artit, bizhuteri, qilima orientale, sende argjendi, porcelan dhe qelq. Por objekti me më vlerë në aspektin ekonomik ishte ari.
Në fakt, ari i nazistëve është një term përgjithësues. Ai përfshin si arin monetar, që mbahet nga qeveritë në bankat qendrore si pjesë e rezervave të tyre valutore, ashtu edhe sende me vlerë të vjedhura nga individët (shpeshherë jo ar).

?Ari monetar, është ari që gjermanët e rrëmbyen nga bankat qendrore që i përkisnin shtetit. Ai nuk është vjedhur nga individë privatë. Ne e dimë që gjermanët vodhën rezervat monetare të arit të të gjitha bankave kombëtare të vendeve që ata pushtuan, dhe vetëm 70 për qind e këtyre parave u rikthyen pas luftës?- thotë Ronald Cvajg, profesor i studimeve izraelite në Universitetin e Nju Jorkut dhe autor i librit ?Treni i Artë:Asgjësimi i hebrenjve, dhe grabitja e Hungarisë?.
Nazistët e rrëmbyen arin e bankave qendrore dhe e ruajtën atë në depozita qendrore. Më pas e përdorën atë për të financuar luftën në front. Por nga ana tjetër nazistët grabitën flori nga individët. ?Ari jo-monetar buron nga plaçkitja e shtëpive, pasurive dhe madje edhe trupave të viktimave?- shkruan Cvajg në librin e tij.
Sipas tij, pjesa më e madhe e asaj që u grabit nga individët privatë, humbi ose u sekuestrua në fund të luftës. Në vitin 1945, njësitë e ushtrisë amerikane zbuluan grumbullime të fshehura të pasurive të vjedhura në mbarë Gjermaninë dhe Austrinë. Zbulimi më spektakolar ishte ai në minierën e kripës Merkers në Turingi të Gjermanisë.
Aty ishin fshehur shufra ari, monedha dhe valutë me vlerë 517 milionë dollarë me kursin e 1945 (rreth 8.5 miliardë dollarë sot). Kur forcat aleate morën kontrollin e territoreve të pushtuara, pati një përpjekje për të rishpërndarë arin monetar tek vendet ku ishin vjedhur.
Ndërkohë, sendet e çmuara që u ishin grabitur njerëzve u nxorën në ankand për publikun. Thesare të tjera të gjetura u shitën, dhe të ardhurat iu dorëzuan organizatave që ishin krijuar enkas për të ndihmuar refugjatët hebrenj gjatë luftës. Vlera totale e arit dhe aseteve të tjera të grabitura nga nazistët mbetet e paqartë.
Shumë njerëz besojnë se jo të gjitha depozitat e arit të grabitur janë zbuluar, gjë që ka nxitur krijimin e shumë legjendave urbane mbi këtë temë. Por Jan Sojer, historian britanik i Luftës së Dytë Botërore dhe bashkë-autor i librit ?Ari nazist:Historia sensacionale e grabitjes më të madhe në botë? mbetet skeptik kur shfaqen në media histori të tilla.
Kur u publikua për herë të parë në vitin 2020, ditari ?Michaelis?, që mendohet sei përkiste oficerit Waffen Schutzstaffel (SS) me pseudonimin ?Michaelis?, supozohet se zbuloi 11 vende ku nazistët fshihnin arin, stolitë, objektet fetare dhe piktura të çmuara. Sojer kreu një investigim mbi këto pretendime.

Ditari supozohej t?i përkiste oficerit të SS Egon Olenhauer. Por asnjë njeri me këtë emër nuk figuronte në fakt në listat e oficerëve të SS. Një pretendim tjetër thotë se një tren i ngarkuar plot me arin e grabitur, ndodhet ende sot në Vaabrizh brenda një mali në Poloninë Jugperëndimore.
Por pas gërmimeve të gjëra në atë vend në gusht 2016, nuk u zbulua as ar dhe as ndonjë tren.
Libri ?Treni i artë? i Ronald Cvaing tregon historinë e një treni të mbushur me flori, që u largua nga Budapesti me pasuritë e grabitura nga hebrenjtë hungarezë. Treni u nis drejt një bastioni nazist diku në Alpe.
Ai u ndal në Bëkshtein, Austri, dhe u fsheh në tunelin Tauern. Disa nga sasitë e arit u morën dhe u varrosën në vende të ndryshme në të gjithë Tirolin (një rajon austriak perëndimor) dhe në Feldkirsh (një qytet mesjetar në Austrinë Perëndimore). Më pas ato më pas u zbuluan nga fermerët vendas dhe ushtria franceze pas përfundimit të luftës.
Ngarkesa e trenit u kap dhe sekuestrua nga ushtria amerikane në majin e vitit 1945. Por një pjesë e saj nuk u zbulua kurrë. Sojer pretendon se është i vetmi person që ka gjetur arin e humbur nazist.
Por në vend të sasie të madhe, ai gjeti vetëm 2 shufra ari që i përkisnin Reichsbank, banka qendrore e Rajhut Gjerman deri në vitin 1945. Ato mbaheshin në llogarinë e një individi të paidentifikuar, dhe gjatë dy dekadave, zyrtarët e qeverisë amerikane mohuan në mënyrë të përsëritur se kishin njohuri për vendndodhjen e tyre./ ?Live Science? - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ndërsa shansi që të goditeni nga rrufeja është i ulët,...
In the last 6 months since Russia invaded Ukraine, the...
Arritjet kryesore të Perëndimit në përballje me Rusinë...
By Oleg Kashin "New York Times" Which is easier to im...
We encounter the use of drugs at parties, festivals an...
Politikanët në të gjithë botën po kërkojnë gjithnjë e ...
A new study has found that more than 5 billion people ...
By Francesco De Palo "Formiche.net" A Pax Balcanica i...
By Julia Shaw Science Focus Imagine for a moment this...
By Steve Scalise & Jake Ellzey "Fox News" It's been a...
The fall of the government led by technocrat Mario Draghi ...
Partia Komuniste Kineze (PKK) është e durueshme dhe e ...
By Angela Mehrer "European Council on Foreign Relation...
In the past week, there have been several explosions a...
By Matthew Wilson "The Conversation" When someone men...
Marrëdhënia e Rusisë me Serbinë, një shtet në zemër të Bal...
To be a dictator you must have a special character. Having...
Turkey and Russia have more in common than one might think...
Writer Salman Rushdie is in hospital with serious injuries...
Nëse vazhdon trajektorja aktuale, miliarda dollarë në armë...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...