web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

What is hidden under the million-year-old ice of Greenland?

2022-08-26 11:16:00, Blog CNA
What is hidden under the million-year-old ice of Greenland?
Illustrative photo

Greenland is the largest island in the world, and home to about 56,000 people. But it's also home to something else: a huge amount of ice. 80 percent of the country is covered by a giant ice sheet, second only to Antarctica.

For centuries, scientists have been fascinated by what lies beneath the Greenland ice sheet. But with an average ice thickness of over 1.5 km, its secrets have remained a mystery. But due to global warming, the race for Greenland's treasures has already begun.

Most of Greenland is below sea level

Ndonëse ndodhet në të njëjtën gjerësi gjeografike me disa nga qytetet më të ftohta në botë, temperaturat në majën e saj jugore janë në fakt, relativisht të buta, madje edhe në dimër. Kjo për shkak të Rrymës së Gjirit, një rrymë detare natyrore që dërgon temperatura më të ngrohta drejt Evropës. Por Rryma e Gjirit është e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike dhe për një ekosistem të brishtë si Grenlanda, kjo mund të sjellë probleme.

Por më interesante është pjesa e brendshme e Grenlandës. E rrethuar nga male nga të gjitha anët, dhe e mbuluar me akull që është ngjeshur gjatë miliona viteve, pika e saj më e ulët është në fakt, 1000 metra nën nivelin e detit! Duke përdorur imazhe termike, shkencëtarët kanë zbuluar se ky rajon fsheh kanionin më të gjatë në botë, me një shtirje prej 750 km në të gjithë ishullin.

Ka të ngjarë që ai të jetë një kanion i lashtë, i krijuar jo nga akulli por nga një sasi e madhe uji, ndoshta lumi më i madh që ka parë ndonjëherë bota. Dhe sipas shkencëtarëve në Institutin e Shkencave të Temperaturave të Ulëta të Universitetit Hokaido në Japoni ka gjasa që ky lum të jetë i pranishëm edhe sot.

Mund të rikthehen pyjet dikur të gjelbëruara të Grenlandës

Bërthamat e akullit të shpuara që në vitet 1960, treguan se brenda 1 milionë viteve të fundit, Grenlanda ishte shumë e gjelbëruar. Aty janë gjetur bimë dhe degëza të fosilizuara, gjë që tregon se në një moment Grenlanda ka pasur një klimë të ngrohtë dhe pa akull.
Sot, ekzistojnë vetëm 15 km pyll në jug të Grenlandës. E njohur si Lugina Kingua, ai është i vetmi pyll i vërtetë në Grenlandë. Një ekosistem natyror që ka pemë të larta deri në 8 m. Askund tjetër në ishull nuk ekziston një gjelbërim i tillë. Por në një të ardhme jo shumë të largët, pylli mund të zgjerohet, duke përfshirë përfundimisht të gjithë ishullin.

Ndërsa ky zhvillim mund të sjellë lehtësim për jetën e vendasve, nuk do të jetë një lajm aq i mirë për të gjithë të tjerët. Në verën e vitit 2019, Grenlanda humbi 530 miliardë ton akull, duke çuar drejtpërdrejt në një rritje prej 1.5 mm në nivelet globale të deteve. Nëse vazhdon ky ritëm, ne mund të presim që nivelet globale të deteve të rriten me 30 cm brenda disa dekadave.
Ky skenar mund të duket i largët. Por akulli i këtij ishulli mund të shkrihet shpejt, duke u derdhur në oqeane në një sasi aq të madhe sa që qytete si Nju Jorku, Miami, Dhaka, do të zhyten nën ujë. Por jo gjithçka është e zymtë. Ndërsa Grenlanda humbet akullin e saj, operacionet e shpimit dhe minierave mund të zbulojnë sekretet e tjera të fshehura të saj, që ia vlen të gërmohen.

Burimet e bollshme natyrore të Grenlandës

Nëse Grenlanda dikur ishte shtëpia e miliona pemëve, kjo do të nënkuptonte sasi të mëdha karboni të groposur nën tokë, që sot është shumë i vlefshëm. “Vetëm bregdeti perëndimor i Grenlandës vlerësohet se përmban rreth 18 miliardë fuçi naftë, sipas një studimi të fundit nga Shërbimi Gjeologjik i Danimarkës dhe Grenlandës.

Më herët, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ka vlerësuar se vetëm në lindje të ishullit mund të ndodhet dyfishi i këtij vëllimi në naftë dhe gaz natyror. Nëse të dhënat rezultojnë të të sakta, atëherë Grenlanda mund të ketë po aq naftë sa Iraku. Por nuk është vetëm nafta që e bën Grenlandën të çmuar, por edhe minerale të rralla të tokës.

Pra burimet për të fuqizuar dhe zgjeruar teknologjitë si turbinat e erës dhe makinat elektrike. Dhe qeveritë janë shumë të interesuara në nxjerrjen e tyre. Vende si Kina, Australia dhe Britania e Madhe kanë nisur tashmë kërkimet në zonë, dhe duan të zgjerohen më tej.

Në qytetin Narsak, me vetëm 1700 banorë, mund të gjenden sasi të konsiderueshme uraniumi, titani dhe burime të tjera të çmuara. Vendasit gjenden përballë një dileme të fortë midis dëshirës për mbrojtjen e mjedisit të tyre të brishtë, dhe heqjes dorë nga burimet kundrejt përfitimeve të mëdha financiare. Është një dilemë që do të bëhet edhe më e vështirë me kalimin e kohës.

From the time the first explorers mapped the great ice sheet, to the scientists conducting research on the northern edges of the country, Greenland has always remained mysterious. As global warming melts the thick ice sheet, it will leave behind an incredible landscape. A landscape that has remained untouched for millions of years. The consequences for the world will be catastrophic, but for the inhabitants of this island they will be very profitable./Pershtati in Albanian CNA.al

 





Lajmet e fundit nga