The war in Ukraine: What is left of the Red Army?
The apparent inability of the Russian Red Army to succ...

Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo është padyshim familja mbretërore më e njohur sot në botë. Ndërsa brezi aktual i mbretërve është i njohur botërisht, kjo monarki ka një histori gati 1 mijë vjeçare, shumë detaje të së cilës nuk dihen ose lihen mënjanë. Ja cilat janë 5 gjërat që mund të mos i keni ditur mbi monarkinë britanike:
5. Mbretëresha e Nëntë Ditëve

Zakonisht pranohet se mbretëresha e parë që sundoi Anglinë ishte Maria I ose e njohur më shumë si Gjakatarja Mari. Ajo pasoi në fron vëllanë e saj Eduardi VI në vitin 1583. Në fakt një tjetër mbretëreshë e ardhshme e pretendoi atë post. Në kohën e vdekjes së tij, Eduardi VI, ishte përpjekur pa sukses ta mënjanonte motrën e tij nga linja e trashëgimisë.
Për më tepër, njerëzit nisën të pyesnin nëse Maria ishte vajza legjitime e Henrikut VIII. Ndaj froni u vendos që t’i kalonte Ledi Xhejn Grej. Fisnike në origjinë, ajo ishte stërmbesa e Henrit VII, pra një kushërirë e Eduardit VI dhe Marias. Po ashtu Xhejn ishte e martuar me djalin e kryeministrit të Eduardit, dhe kishte njëfarë ndikimi në qeveri dhe në rrethin e brendshëm të mbretit.
Para vdekjes së tij, vetë Eduardi e caktoi Xhejnin si pasuesen e tij. Ajo priste kurorëzimin e saj pasi u shpall mbretëresha e ardhshme. Por Maria kishte grumbulluar një tufë ndjekësish besnikë dhe kishte planifikuar të sulmonte Kullën e Londrës ku banonte kushërira e saj.
Për shkak të presionit në rritje, Xhejn u braktis edhe nga mbështetësit e saj, u burgos dhe u quajt uzurpatore.
E akuzuar për tradhti, atë e priste dënimi me vdekje. Në fillim, Maria zgjodhi t'i falte jetën kushëririt të saj, por shumë shpejt ndryshoi mendje. Babai i Xhejn, Henri Grej, ishte pjesëmarrës në Rebelimin e Uajat, që synonte të parandalonte martesën e Marisë me Filipin II të Spanjës. Xhejn u pa sërish si një kërcënim për kurorën dhe iu pre koka menjëherë së bashku me burrin e saj. Pretendimi i Xhejns Grej për fronin britanik zgjati afro 9 ditë, dhe nga këtu buron edhe pseudonimi i saj.
4. Në një moment monarkia u shfuqizua

Ndërsa monarkia është gati një sinonim i Britanisë, vendi u bë çuditërisht republikë në vitin 1649. Pas ekzekutimit me vdekje të mbretit Çarlsi I, Anglia nuk kishte më mbret dhe monarkia u shfuqizua. Për një periudhë kohe, Anglia funksionoi si një republikë nën kontrollin e parlamentit.
Ky i fundit e shpalli Anglinë një Komonuelth dhe ishte përgjegjës për qeverisjen e kombit. Megjithatë, edhe kjo lloj qeverie do të rrëzohej së shpejti nga Oliver Kromuell, që u shpall Lordi Mbrojtës. Edhe pse nuk ishte vetë mbret, pozicioni i ri e bëri Kromuell edhe Kryetar të Shtetit dhe të qeverisë në Angli.
Ashtu si një monark, Kromuell ishte përcaktuar të sundonte deri në vdekje dhe quhej “Lartësia Juaj”. Ai kishte ndërkohë të drejtën të zgjidhte trashëgimtarin e tij. Nën mbretërimin e tij, Kromuell u përpoq të rivendoste rendin dhe stabilitetin.
Si një besimtar i devotshëm, u përpoq t’i afronte njerëzit më pranë Zotit, dhe më larg nga çdo gjë që ai besonte se ishte moralisht e dënueshme. Sundimi i tij, që cilësohej si tepër autoritarist dhe gati fundamentalist, çoi në ndalimin e lojërave, sporteve dhe formave të tjera të kohës së lirë.
Kjo e bëri atë jashtëzakonisht jopopullor. Kur vdiq në vitin 1658, vendin e tij e zuri i biri, Riçard Kromuell. Ndryshe nga babai i tij karizmatik, Riçard nuk ishte një udhëheqës natyral. Mungesa e përvojës ushtarake, çoi në rebelimin e ushtrisë dhe vetëm 9 muaj pas marrjes së pushtetit, Riçardi do të hiqte dorë nga titulli i tij dhe do të largohej nga Anglia.
Largimi i tij i papritur nxiti frikën se do të pasonte kaosi. Ndaj u mor vendimi për të risjellë në Angli djalin e Çarlsit I për të sunduar vendin që ishte arratisur në Francë pas ekzekutimit të babait të tij. Princi ra dakord dhe u bë Mbreti Çarlsi II. Kjo çoi në rivendosjen e Monarkisë Britanike e cila mbetet e paprekur edhe sot e kësaj dite.
3. Anglia kishte dikur 2 sundimtarë në të njëjtën kohë

Në përgjithësi, kur e imagjinojmë sundimtarin e Anglisë, imagjinojmë një person të vetëm
të ulur në fron. Por në vitin 1688, Mbreti Uilliam III dhe Mbretëresha Meri II e sunduan Anglinë krah për krah. Deri më sot, ky mbetet rasti i vetëm në historinë e monarkisë britanike, ku burri dhe gruaja sunduan vendin me fuqi të barabarta.
Para atij momenti, Anglia drejtohej nga Mbreti Xhemjsi II. Në fillim një protestant, ai u konvertua në katolicizëm pasi u martua me gruan e tij të dytë. Më pas sundimi i tij u bë shumë më autoritar, dhe veprimet e tij filluan të shqetësonin shumicën protestante të Anglisë. Njëkohësisht, Uilliam, një princ holandez dhe nipi i Xhejmsit, kishte frikë se një rikthim i mundshëm tek katolicizëm i Anglisë mund të kërcënonte vendin e tij të lindjes, Holandën.
Uilliam shihej si një kampion i besimit protestant dhe ishte jashtëzakonisht popullor. Për më tepër, ai ishte i martuar edhe me vajzën e madhe të Xhejmsit, Merin. Me mbështetjen e gruas dhe të njerëzve me ndikim në Angli, Uilliam e rrëzoi nga froni Xhejmsin në një ngjarje të njohur si Revolucioni i Lavdishëm.
Teksa mbreti mërgoi, nisi puna për zgjedhjen e një sundimtari të ri. Fillimisht parlamenti synoi që Meri të merrte postin e Mbretëreshës së Anglisë. Ajo ishte pretendentja e radhës dhe nuk i miratoi veprimet e babait të saj. Por ambicie të njëjtë kishte edhe Uilliam. Kështu, u arrit kompromis që të dy ta sundonin së bashku Anglinë.
2. Gjyshja e Evropës

Një nga monarkët më të hershëm britanikë që u bë i njohur në mbarë botën ishte Mbretëresha Viktoria. Sundimtarja e dytë më jetëgjatë në historinë britanike, Viktoria sundoi për 63 vjet. Gjatë kohës së saj, Britania u bë një superfuqi globale. Mbretëresha Viktoria ishte gjithashtu e njohur edhe për familjen e saj të madhe.
Së bashku me bashkëshortin e saj Princin Albert, Viktoria kishte 9 fëmijë, 42 nipër e mbesa dhe 87 stërnipër. Ashtu siç ishte martuar vetë me një anëtar të një familjeje tjetër mbretërore, edhe fëmijët dhe nipërit e Viktorias do të ndiqnin shembullin e saj. Këto shumë martesa mbretërore do t’i jepnin Viktorias nofkën “Gjyshja e Evropës”.
Në kohën e Luftës së Parë Botërore, Mbreti i Anglisë dhe Mbretëresha e Norvegjisë dhe Perandori i Gjermanisë dhe Mbretëresha e Greqisë, ishin përkatësisht vëllezër dhe motra. Perandoresha e Rusisë dhe Mbretëresha e Spanjës ishin gjithashtu kushërinj të parë.
Në thelb, një pjesë e mirë e sundimtarëve të Evropës ose bashkëshortëve të tyre ishin ose vëllezër e motra ose kushërinj të parë me Mbretëreshën Viktoria, e cila ishte gjyshja e tyre.
Trashëgimia e Mbretëreshës Viktoria si “Gjyshja e Evropës” jeton deri më sot në shumë familje mbretërore evropiane dhe në monarkinë aktuale britanike.
1. Princi Filip mund ta kishte sunduar Anglinë

Si në Britani apo në çdo monarki tjetër, emërohet zakonisht një Regjent, për të siguruar që një person të ushtrojë funksionet e një sundimtari në rastet kur Monarku aktuale është i paaftë ose i mitur. Në përgjithësi, Regjenti është gjithmonë një njeri që i përket linjës së trashëgimisë.
Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kur Mbretëresha Elizabet u ngjit për herë të parë në fron në vitin 1952, ajo ishte vetëm 25 vjeçe. Trashëgimtari i fronit, Princi Çarls, ishte shumë i ri për të marrë ndonjë detyrë, dhe nuk mund të pritej që të ngjitej në fron nëse do t’i ndodhte diçka nënës së tij në të ardhmen e afërt.
I takonte motrës së Mbretëreshës, Princeshës Margaret që të emërohej si Regjente. Por Mbretëresha zgjodhi një person tjetër. Duke e udhëzuar qeverinë të ndryshonte Aktin e Regjencës, Mbretëresha Elizabet donte që të ishte burri i saj, Princi Filip, ai që të
mbante postin e Regjentit nëse asaj i ndodhte ndonjë gjë përpara se Princi Çarls të rritej mjaftueshëm për të sunduar.
Princesha Margaret e mbështeti vendimin, ndërsa shumë ministra shprehën rezervat e tyre për këtë ndryshim. Gjithsesi Akti i Regjencës i ndryshuar, u miratua në vitin 1953. Akti i dha princit Filip autoritetin për të ushtruar funksionet e Mbretit, nëse Mbretëresha Elizabet do
të vdiste ose do të bëhej e paaftë për të sunduar para se fëmijët e tyre të mbushnin moshën 18 vjeç. Akti u anulua kur 4 fëmijët e tyre arritën moshën madhore, ndërsa nëna e tyre ishte ende mbretëreshë dhe Filipi u tërhoq sërish në rolin e tij si bashkëshort.
The apparent inability of the Russian Red Army to succ...
After moving into his daughter's dorm room at Sarah Lawren...
One of the deadliest forms of cancer is the brain tumo...
Professor of cosmology at the University of Portsmouth...
A white dust hovers over the empty road, and it's so s...
The European Union has become stronger after several c...
Greenland is the largest island in the world, and home...
By Dmytro Kuleba "Politico.eu" Since Ukrainian Presid...
Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi federal ru...
The attack in which the Russian journalist Daria Dugin...
What a difficult autumn is approaching for European le...
Kur forcat naziste pushtuan pjesën më të madhe të Evro...
Ndërsa shansi që të goditeni nga rrufeja është i ulët,...
In the last 6 months since Russia invaded Ukraine, the...
Arritjet kryesore të Perëndimit në përballje me Rusinë...
By Oleg Kashin "New York Times" Which is easier to im...
We encounter the use of drugs at parties, festivals an...
Politikanët në të gjithë botën po kërkojnë gjithnjë e ...
A new study has found that more than 5 billion people ...
By Francesco De Palo "Formiche.net" A Pax Balcanica i...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...