Plenary sessions resume with debates/ Rama present in Parliament, podium blocked
Plenary sessions have resumed, with Prime Minister Edi Ram...
Plenary sessions have resumed, with Prime Minister Edi Ram...

Bota është në pragun e një katastrofe bërthamore, dhe kryesisht për shkak të dështimit të udhëheqësit politikë-bërës perëndimorë për të qenë të sinqertë në lidhje me shkaqet e konflikteve globale në rritje. Narrativa perëndimore se Perëndimi është fisnik ndërsa Rusia dhe Kina janë të liga, është mendjelehtë dhe tejet e rrezikshme.
Ajo përfaqëson një përpjekje për të manipuluar opinionin publik, dhe për të mos u marrë me çështjet reale dhe që janë vërtet emergjente. Narrativa thelbësore e Perëndimit është ndërtuar tek strategjia e sigurisë kombëtare të SHBA-së. Ideja thelbësore e SHBA-së është se Kina dhe Rusia janë armiq të paepur që “po përpiqen të shkatërrojnë sigurinë dhe prosperitetin amerikan”.
Sipas Uashingtonit Këto vende janë “të vendosura që t’i bëjnë ekonomitë më pak të lira dhe më pak të drejta, për të forcuar ushtritë e tyre, kontrolluar informacionin dhe të dhënat me synim shtypjen e shoqërive të tyre dhe për të zgjeruar ndikimin e tyre”.
Ironia është se që nga viti 1980, SHBA është përfshirë në të paktën 15 luftëra të zgjedhura prej saj jashtë shtetit (Afganistani, Iraku, Libia, Panamaja, Serbia, Siria dhe Jemeni sa për të përmendur disa). Ndërkohë Kina nuk ka qenë e përfshirë në asnjë luftë, dhe Rusia vetëm në një (Afganistanit) përtej ish-Bashkimit Sovjetik.
SHBA-ja ka sot baza ushtarake në 85 vende, Kina në 3 dhe Rusia një në (Siri). Presidenti Xho Bajden e ka promovuar këtë narrativë, duke deklaruar se sfida më e madhe e kohës sonë është konkurrenca me autokracitë, që “kërkojnë të zgjerojnë fuqitë e tyre, të eksportojnë dhe zgjerojnë ndikimin e tyre në mbarë botën, dhe të justifikojnë politikat dhe praktikat e tyre represive si mënyrë më efikase për të adresuar sfidat e sotme”.
Strategjia e sigurisë e SHBA-së, nuk është vepër e ndonjë presidenti të caktuar të SHBA-së, por e establishmentit të sigurisë, i cili është kryesisht i pavarur dhe vepron në prapaskenë. Frika e ekzagjeruar ndaj Kinës dhe Rusisë, po i shitet publikut perëndimor përmes manipulimit të fakteve.
Një brez më parë Xhorxh W.Bush, Jr i shiti publikut idenë se kërcënimi më i madh i Amerikës ishte fundamentalizmi islamik, pa përmendur faktin se ishte CIA, në bashkëpunim me Arabinë Saudite dhe vende të tjera, ato që kishin krijuar, financuar dhe dislokuar xhihadistët në Afganistan, Siria dhe gjetkë për të zhvilluar luftërat e Amerikës.
Ose marrim rastin e pushtimit të Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1980, që u paraqit në mediat perëndimore si një akt agresioni i paprovokuar. Vite më vonë, ne mësuam se pushtimit sovjetik i parapriu në fakt një operacion i CIA-s, që synonte të provokonte pushtimin sovjetik!
I njëjti keqinformim ka ndodhur edhe për Sirinë. Media perëndimore është plot me akuza kundër ndihmës ushtarake të Vladimir Putin ndaj liderit sirian Bashar Al-Asad që nga viti 2015, pa përmendur ama faktin se ishte SHBA-ja ajo që e mbështeti përmbysjen e al-Assad-it duke filluar nga viti 2011, me financimin nga CIA-s të një operacioni të madh (Timber Sycamore) para se në këtë konflikt të ndërhynte Rusia.
Ose kohët e fundit, kur kryetarja e Kongresit Amerikan, Nensi Pelozi vizitoi në mënyrë të pamatur Tajvanin, pavarësisht paralajmërimeve të Kinës, asnjë ministër i jashtëm i G7-ës nuk kritikoi provokimin e Pelozit. Nga ana tjetër ministrat e G7 kritikuan së bashku “reagimin e tepruar” të Kinës ndaj vizitës së Pelozit.
Narrativa perëndimore në lidhje me Luftën në Ukrainë, është se ajo është një sulm i paprovokuar nga Putini në një përpjekje për të rikrijuar perandorinë ruse. Megjithatë, historia e vërtetë fillon me premtimin perëndimor ndaj presidentit të ndjerë sovjetik Mikail Gorbaçov se NATO nuk do të zgjerohej në Lindje, i pasuar nga 4 valë të zgjerimit të NATO-s: në vitin 1999, duke përfshirë 3 vende të Evropës Qendrore; në vitin 2004, duke përfshirë 7 të tjera, përfshirë ato në Detin e Zi dhe shtetet Baltike; në vitin 2008, duke u angazhuar për zgjerimin me Ukrainën dhe Gjeorgjinë; dhe në vitin 2022, duke ftuar 4 vende kryesore të Azi-Paqësorit për të vënë nën shënjestër Kinën.
Mediat perëndimore nuk e përmendin rolin e SHBA-së në përmbysjen e presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Janukoviç, në vitin 2014; dështimin e qeverive të Francës dhe Gjermanisë, si garantuese të Marrëveshjes Minsk II, për ti bërë presion Ukrainës për të përmbushur angazhimet e saj; armatimet e shumta amerikane të dërguara në Ukrainë gjatë administratave të Trump dhe Biden në prag të luftës; dhe as refuzimi i SHBA-së për të negociuar me Putinin në lindje me zgjerimin e NATO-s në Ukrainë.
Natyrisht, NATO thotë se aleanca është thjesht mbrojtëse, ndaj Putin nuk duhet të ketë asnjë arsye për t’u frikësuar. Pra Putin nuk duhet t’i kushtojë vëmendje operacioneve të CIA-s në Afganistan dhe Siri, përmbysjes nga NATO të Muamar Gadafit në Libi në vitin 2011, pushtimit të Afganistanit për 15 vjet, dhe as thirrjeve të Bajden për rrëzimin e Putinit, dhe as deklaratave të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloid Ostin që deklaroi se qëllimi i luftës së SHBA-së në Ukrainë është dobësimi i Rusisë.
Në thelbin e gjithë kësaj është përpjekja e SHBA-së për të mbetur fuqia hegjemoniste e botës, duke i shtuar aleancat ushtarake në mbarë botën, për të kontrolluar ose mposhtur Kinën dhe Rusinë. Dhe kjo është një ide e rrezikshme, delirante dhe e vjetëruar.
SHBA-ja ka vetëm 4.2 për qind të popullsisë botërore, dhe tani vetëm 16 për qind të PBB-së botërore. Në fakt, PBB-ja e përbashkët e vendeve të G7-ës është sot më e vogël se ajo e BRICS (Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut). Ndërkaq popullsia e G7 është vetëm 6 për qind e asaj globale, krahasuar me 41 për qind të BRICS.
SHBA-ja duhet të njohë realisht burimet e vërteta të sigurisë: kohezionin e brendshëm social dhe bashkëpunimin e përgjegjshëm me pjesën tjetër të botës, dhe jo iluzionin e hegjemonisë. Me një politikë të jashtme të tillë të rishikuar, SHBA dhe aleatët e saj do të shmangnin luftën me Kinën dhe Rusinë, dhe do t’i jepnin mundësi botës që të përballet me krizat e shumta mjedisore, energjitike, ushqimore dhe sociale.
Mbi të gjitha, në këtë kohëra të një rreziku ekstrem, udhëheqësit evropianë duhet të fokusohen tek burimi i vërtetë i sigurisë evropiane: jo hegjemonia e SHBA-së, por marrëveshjet evropiane të sigurisë që respektojnë interesat legjitime të sigurisë të të gjitha kombeve evropiane, sigurisht duke përfshirë Ukrainën, por edhe Rusinë, e cila vazhdon t’i rezistojë zgjerimeve të NATO-s në Detin e Zi.
Evropa duhet të reflektojë edhe për faktin se mos-zgjerimi i NATO-s dhe zbatimi i Marrëveshjeve Minsk II, do ta kishte shmangur këtë luftë të tmerrshme në Ukrainë. Në këtë fazë, diplomacia, dhe jo përshkallëzimi ushtarak, është rruga e vërtetë drejt sigurisë evropiane dhe globale.
Shënim:Jeffrey D.Sachs, profesor në Universitetin e Kolumbias, SHBA, dhe president i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm në OKB.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Çdo vit, miliona copa shkëmbore nga hapësira digjen në atm...
Pesë muaj pas zhdukjes së saj të papritur, Maria Adela K.d...
Në dimrin e vitit 2004, shumë gra filluan të paraqiten në ...
Ne e përdorim fjalën “mik” për të përshkruar një gamë të g...
Në fundin e muajit qershor, një grup anarkistësh veshën rr...
After weeks of waiting, the Ukrainian military this week l...
In general, most people don't give a damn about energy iss...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dekla...
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: ...
From a ban on heating private swimming pools to shops ...
An authentic narrative, lived and unadorned, drawn from th...
Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo ësht...
The apparent inability of the Russian Red Army to succ...
After moving into his daughter's dorm room at Sarah Lawren...
One of the deadliest forms of cancer is the brain tumo...
Professor of cosmology at the University of Portsmouth...
A white dust hovers over the empty road, and it's so s...
The European Union has become stronger after several c...
Greenland is the largest island in the world, and home...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...