Plenary sessions resume with debates/ Rama present in Parliament, podium blocked
Plenary sessions have resumed, with Prime Minister Edi Ram...
Plenary sessions have resumed, with Prime Minister Edi Ram...

Në dimrin e vitit 2004, shumë gra filluan të paraqiten në spitalet japoneze duke u ankuar për dhimbje gjoksi dhe gulçim. Kishte kaluar vetëm 1 muaj që kur një tërmet i madh e kishte tronditur vendin, duke shkaktuar rrëshqitje të mëdha dheu dhe balte, duke plagosur 4.805 njerëz dhe duke vrarë 68 të tjerët. Në dhomat e urgjencës, mjekët i lidhën gratë me monitorët e EKG-së, dhe vunë re të njëjtat ndryshime ekstreme që do të prisnin nga një sulm në zemër. Por testet e mëvonshme treguan se arteriet e tyre koronare nuk ishin të bllokuara, siç ndodh zakonisht me një atak në zemër. Në vend të kësaj, zemrat e tyre kishin ndryshuar formë.
Nuk kaloi shumë kohë dhe këto raste u diagnostikuan si kardiomiopatia Takotsubo, ose “Sindroma e Zemrës së Thyer”. Pra thyerja e zemrës nuk është thjesht një metaforë. Sot, deri në 7 për qind të gjitha rasteve ugjente kardiake që paraqiten në spitalet e Japonisë diagnostikohen si Takotsubo, kur hormonet e stresit pas një ngjarjeje traumatike kanë shkaktuar një dobësim të barkushes së majtë, gjë që do të thotë se ajo nuk mund të pompojë më në mënyrë efektive.

Dhe kjo shkakton dhembje. Ky fenomen tregon shumë qartë lidhjen midis streseve që ndodhin në jetën e një personi, qoftë një tërmet apo fundi i një marrëdhënieje, dhe zemrës së tyre. Sigurisht që për zemërthyerjen ka pasur shumë këngë, romane, filma dhe mijëra poezi. Por vetëm vitet e fundit, pas shumë vitesh përqendrimi tek procesi i rënies në dashuri, shkencëtarët kanë filluar të analizojnë edhe pasojat e fundit të një dashurie.
Antropologia biologjike Helen Fisher studioi njerëzit që ishin refuzuar nga të tjerët,dhe zbuloi se pjesët e trurit të aktivizuara, ishin ato të lidhura me varësinë. Një person i refuzuar ndjen të njëjtat lloje dhimbjesh por ka edhe mendime që mund ta rikthenë tek droga dhe alkooli. Deri më sot ka pasur qindra studime mbi fillimet e një dashurie.
Po pse shkencëtarëve u është dashur kaq shumë kohë për të hetuar fundin e saj, këtë gjendje “klinikisht të tmerrshme”? “Shkenca është bërë më e sofistikuar për të parë faktorët e transkriptimit në gjenomin tonë, thotë shkrimtarja Florens Uilliams. “Ne jemi mësuar ta kalojmë dhimbjen e zemrës në një melodramë kulturore, si këngët popullore dhe poezitë romantike. Por thyerja e zemrës nuk është vetëm melodramë. Është një nga përvojat më të dhimbshme të jetës, dhe duhet ta marrim seriozisht për shëndetin tonë mendor dhe fizik”- thekson ajo.

Kur bashkëshorti e la Uilliams pas 25 vjetësh, ajo u ndje e “rrezikuar”. Ajo nisi të ndihej gjithnjë e më drobitur fizikisht. Mezi arrinte të kujdesej për fëmijët e saj, dhe herë pas here të dërgonte në kohë artikuj e saj si gazetare e çështjeve shkencore. Sëmurej vazhdimisht, dobësohej, dhe nuk mund të flinte natën.
Deri në moshën 50-vjeçare, ajo nuk kishte përjetuar asnjëherë diçka të tillë. Ajo donte jo vetëm të kuptonte se çfarë e shkaktonte dhimbjen e zemrës së saj, por edhe të zbulonte se si të bëhej më mirë. A do të ishte ajo në mesin e 15 për qind të njerëzve që nuk e marrin dot veten pas një ndarjeje? Ajo nisi hulumtimin.
“Zemërthyerja është një nga minat tokësore të fshehura të jetës së njeriut”- i tha studiuesi i gjenomës së njeriut Stiv Kol. E fshehur në gjirin e marrëdhënieve tona, kjo lloj “mine” shpërthen në një moment të papritur, gjatë darkës, në kohën e Krishtlindjes, në një martesë, në shtrat.
Uilliams zbuloi se ndër efektet e saj të dokumentuara, janë gjumi i fragmentuar, ankthi i shtuar, kontrolli i dobët i impulseve, depresioni, rënia e aftësive konjitive, ndryshimi i shprehjes së gjeneve dhe vdekja e hershme. Kur studiohet kjo dhimbje e veçantë, gjetjet janë shpesh po aq tronditëse dhe poetike sa edhe arti që frymëzojnë.
Për shembull, nëse skanoni trurin e një personi me zemër të thyer, do të zbuloni se aty janë aktivizuar të njëjtat pjesë si në rastin e dikujt që ka pësuar një djegie të rëndë trupore. Uilliams u befasua se sa shumë gjurmë lë në trupin tonë dhimbja e zemër-thyerjes. Ndjenjat që shfaqen me thyerjen e zemrës - pikëllimi, vetmia, ankthi - monitorohen në mënyrë akute nga sistemet tona nervore dhe qelizat tona imune, të cilat përshtaten me këto emocione në përgatitje për përballjet dhe pasojat.

“Qelizat tona janë shumë të ndjeshme ndaj vetmisë. Kjo shpjegon edhe arsyen pse njerëzit që përjetojnë një ndarje pas shumë vitesh në një marrëdhënie, përballen me rrezik më të lartë të vdekshmërisë së hershme dhe nga një sërë sëmundjesh, sidomos nëse nuk punojnë shumë për ta trajtuar dhimbjen”- shton ajo.
Nëpërmjet kërkimeve në këtë fushë, Uilliams e kaloi fazën e vet akute. “Unë e ndaj shërimin në 3 kategori të mëdha: qetësimi, lidhja dhe gjetja e qëllimit”. Kalimi i shumë orëve në natyrë ishte shumë i dobishëm për të, siç ishte edhe terapia (si konvencionale po ashtu edhe ajo jo konvencionale), dhe një marrëdhënie e re e lumtur.
Gradualisht nisi të ndjejë më pak frikë nga të qenit vetëm. “Në brendësi, ndihem më e lidhur me emocionet e mia, dhe kësisoj më e gjallë. Ndihem më mirë pasi jam në gjendje të shijoj bukurinë e gjërave, frikën dhe gëzimin. Ndihem më empatike dhe kam lidhje më të thella me njerëzit që kanë më shumë rëndësi në jetën time. Ky është leksion më i madh që mora”-thotë ajo.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ne e përdorim fjalën “mik” për të përshkruar një gamë të g...
Në fundin e muajit qershor, një grup anarkistësh veshën rr...
After weeks of waiting, the Ukrainian military this week l...
In general, most people don't give a damn about energy iss...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dekla...
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: ...
From a ban on heating private swimming pools to shops ...
An authentic narrative, lived and unadorned, drawn from th...
Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo ësht...
The apparent inability of the Russian Red Army to succ...
After moving into his daughter's dorm room at Sarah Lawren...
One of the deadliest forms of cancer is the brain tumo...
Professor of cosmology at the University of Portsmouth...
A white dust hovers over the empty road, and it's so s...
The European Union has become stronger after several c...
Greenland is the largest island in the world, and home...
By Dmytro Kuleba "Politico.eu" Since Ukrainian Presid...
Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi federal ru...
The attack in which the Russian journalist Daria Dugin...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...