The feeling of Germany and the strong turn required of it in relation to Russia
Finland's prime minister, Sana Marin, was only 6 years old...

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar rendin evropian siç e njihnim ne deri më sot. Ndërsa blloku është duke u përballur me një krizë të madhe energjetike, është rikthyer në vëmendje edhe çështja e konsolidimit të krahëve të tij, përmes përshpejtimit të procesit të zgjerimit.
Në samitin e 23-24 qershorit, Këshilli Evropian i dha statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë, dhe e njohu “perspektivën evropiane” të Gjeorgjisë. Më pak se një muaj më vonë, Brukseli i dha fund pritjes përkatësisht 8 dhe 17-vjeçare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke i lejuar ato të nisin negociatat e anëtarësimit.
Kjo ka krijuar 2 grupe vendesh që aspirojnë t’i bashkohen unionit. Nga njëra anë, 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), të cilat e nisën rrugëtimin e tyre që në vitin 2003 në samitin e BE-së të mbajtur në Selanik të Greqisë, dhe që sot e shohin veten në faza të ndryshme të procesit të pranimit.
Dhe nga ana tjetër 3 vendet, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, të cilat paraqitën vetëm në fillim të këtij viti kërkesën për t’iu bashkuar bllokut, pas agresionit rus në Ukrainë. Një ndarje e tillë, e bën të qartë nevojën për një proces anëtarësimi më të shpejtë dhe më efektiv.
Në fakt, vendet që aspirojnë aktualisht t’i bashkohen bllokut, duhet të dëshmojnë se janë në gjendje të përmbushin Kriteret e Kopenhagës, të vendosura nga Këshilli i BE-së në samitin e vitit 1993 të mbajtur në kryeqytetin e Danimarkës. Ato përfshijnë sigurimin e institucioneve demokratike të shëndosha, respektimin e shtetit ligjor, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave.
Po ashtu, vendet kandidate duhet të tregojnë se kanë një ekonomi tregu funksionale, dhe kapacitet institucional dhe administrativ për të zbatuar ligjet dhe rregullat e BE-së që janë të vendosura ndaj shteteve anëtare. Pasi të plotësohen këto kushte, secili nga 27 shtetet anëtare të Këshillit Evropian duhet të votojë për pranimin e anëtarëve të rinj, sipas sistemi të votimit në unanimitet të plotë.
Atëherë, a mund ta përshpejtojë lufta në Ukrainë zgjerimin e BE-së, madje ndoshta edhe reformimin e kritereve të anëtarësimit? Ka shenja se disa vende duan që të dilet nga ky ngërç. Për shembull kancelarin gjerman Olaf Sholc, e kaloi një pjesë të mirë të verës duke lobuar për një përshpejtim të negociatave të anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor.
Në datat 10-11 qershor, ai zhvilloi një tur vizitash në Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Bullgari, gjatë të cilit ai përsëriti rëndësinë strategjike që ka rajoni për Gjermaninë, teksa e qortoi Bullgarinë për bllokimin e negociatave për Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe gjuhësore dhe historike.
Më 29 gusht, Sholc kërkoi sërish zgjerimin e BE-së gjatë një fjalimi që mbajti në Pragë. “Qendra e Evropës po zhvendoset drejt lindjes”- tha ai. Edhe Greqia i është bashkuar kësaj qasjeje. Gjatë një artikulli për portalin “Politico Europe” më 10 qershor, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, theksoi “rëndësinë ekzistenciale të integrimit të këtij rajoni në familjen evropiane” deri në vitin 2033.

“Ky është një afat kohor ambicioz, por i arritshëm”- theksoi ai. Mbajtja e këtij premtimi do të parandalonte zhgënjimin e vendeve aspirante, por edhe krijimin e një “vakumi për aktorët armiqësorë” si Rusia apo Kina. Kur flitet për një proces më intensiv të zgjerimit, vendet anëtare të BE-së si Austria, Italia, Polonia dhe Sllovenia, e kanë shprehur vazhdimisht mbështetjen e tyre për të mirëpritur Ballkanin Perëndimor.
Shumë zyrtarë dhe politikanë, bien dakord se ka ardhur koha të përmirësohet procedura e pranimit, sidomos duke reformuar sistemin e votimit në unanimit të bllokut. Në fjalimin e Pragës, Sholc deklaroi:“Aty ku sot kërkohet unanimiteti, rreziku që një vend ta përdorë veton e tij dhe t’i pengojë gjithë të tjerët të ecin përpara, rritet pas çdo shteti anëtar që i shtohet BE-së”.
Kancelari gjerman tha në Çeki se ka “propozuar një kalim gradual tek votimi me shumicë votash në lidhje me politikën e përbashkët të jashtme, por edhe në fusha të tjera, si politika tatimore, duke e ditur mirë se kjo gjë do të kishte pasoja edhe për Gjermaninë”.
Në këtë drejtim, Sholc konfirmon përafrimin e qëndrimit të tij me atë të Francës, e cila e ka kritikuar vazhdimisht unanimitetin. Dhe kjo qasje është shumë arsyeshme. Teprimet me fuqinë negociuese të shteteve të caktuara, u panë kryesisht tek rasti i Maqedonisë së Veriut, që u dëmtua nga 2 veto:fillimisht nga Greqia në vitin 2018 për shkak të emrit të vendit, dhe më pas nga Bullgaria që nga viti 2020, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi gjuhën dhe pakicën bullgare në vend.
Në një kohë kur ka një rritje të populizmit, votimi me shumicë të cilësuar apo të thjeshtë, do të parandalonte që egoizmat kombëtar ta sabotonin punën e BE në lidhje me çështjet kryesore. Çdo diskutim për reforma, kërkon diskutime të shumta përpara se të mund të materializohet, teksa shumë vende anëtare janë kundër ndryshimit të traktateve.

Një prej tyre është Hungaria, e cila po lobon prej vitesh për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Në një takim të KE në vitin 2020, Ministri i Jashtëm Peter Zijarto e cilësoi si të rrezikshëm dhe tërësisht në kundërshtim me traktatet e BE-së “propozimin që BE-ja të mos japë më pëlqimin unanim për vendimet e saj në politikës së jashtme”.
Çfarë mund të jetë një kompromis premtues? Evropa me dy nivele që propozon Emanuel Makron. Duke folur në një konferencë mbi të ardhmen e Evropës më 9 maj në Strasburg, ai artikuloi konceptin e një forumi evropian që do të ishte i ndarë nga Bashkimi Evropian, pra një “Komunitet Politik Evropian”.
I frymëzuar nga ideja fillestare e Fransua Miteranit, president i Francës në vitet 1981-1995, për një konfederatë evropiane, Makron thotë se ky komuniteti do tu ofronte fqinjëve evropianë një “hapësirë ??të re për bashkëpunim në politikë, siguri, energji, transport, investime në infrastrukturë dhe lëvizjen e njerëzve, veçanërisht të rinjve”.
Por kjo ide duhet të përpunohet, teksa pyetjet se kush mund t’i bashkohet komunitetit, mbi qëllimin e bashkëpunimit dhe procedura e vendimmarrjes, janë ende objekt debati. Po ashtu është e paqartë nëse forumi do të shërbente si një alternativë ndaj zgjerimit aktual, apo si një “paradhomë” për të.
Por pavarësisht nga forma e zgjerimit të BE-së, është e qartë se agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, i ka bashkuar shtetet anëtare rreth saj si kurrë më parë në 2 dekadat e fundit. Në vend të frikës dhe përplasjeve, shtetet anëtare duhet të fokusohen tani tek ndjenja e tyre të komunitetit dhe përgjegjësisë për të vepruar si lojtarja globale që aspiron të jetë BE-ja:me emergjencë dhe unitet.
Shënim:Valon Murtezaj, profesor i negociatave dhe diplomacisë ndërkombëtare në IÉSEG School of Management. Gjatë viteve 2016-2017 ka qenë zëvendësministër i Jashtëm i Kosovës.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Finland's prime minister, Sana Marin, was only 6 years old...
Bota është në pragun e një katastrofe bërthamore, dhe krye...
Çdo vit, miliona copa shkëmbore nga hapësira digjen në atm...
Pesë muaj pas zhdukjes së saj të papritur, Maria Adela K.d...
Në dimrin e vitit 2004, shumë gra filluan të paraqiten në ...
Ne e përdorim fjalën “mik” për të përshkruar një gamë të g...
Në fundin e muajit qershor, një grup anarkistësh veshën rr...
After weeks of waiting, the Ukrainian military this week l...
In general, most people don't give a damn about energy iss...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dekla...
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: ...
From a ban on heating private swimming pools to shops ...
An authentic narrative, lived and unadorned, drawn from th...
Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo ësht...
The apparent inability of the Russian Red Army to succ...
After moving into his daughter's dorm room at Sarah Lawren...
One of the deadliest forms of cancer is the brain tumo...
Professor of cosmology at the University of Portsmouth...
A white dust hovers over the empty road, and it's so s...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...