Veliaj's ridiculous lawsuit against prosecutor Ols Dado / Today, the trial at the Administrative Court
Today, the next hearing will take place at the Administrat...
Today, the next hearing will take place at the Administrat...

Në prag të zgjedhjeve parlamentare që mbahen të dielën në Greqi dy kandidatët shqiptarë Fatos Malaj dhe Pati Vardhami thonë se nëse e fitojnë mandatin, do të anagzhohen fuqimisht për të mbrojtur të drejtat e emigrantëve të huaj, ku pjesën më të madhe e përbëjnë shqiptarët.
“Qëllimi im është të jem zëri i të rrezikuarve dhe emigrantëve për të ngritur lart agjendën politike, problemet e mëdha me të cilat përballen, dhënien e zgjidhjeve me politikat integruese dhe të barazisë”, i tha Zërit të Amerikës Fatos Malaj, që kandidon në kryeqytetin grek Athinë, për Partinë PASOK - Lëvizja për Ndryshim.
“Slogani im i fushatës zgjedhore është "Të Bashkuar për Ndryshim" dhe besoj fuqishëm se vetëm të bashkuar mund t'ia dalim dhe ta sjellim ndryshimin”, tha zoti Malaj.
Sipas tij, “shumë nga bashkëqytetarët shqiptarë që kanë kontribuar për shumë vite në ekonominë dhe shoqërinë greke janë ende në ankth për statusin e qëndrimit të tyre në vend. Të tjerë hasin pengesa në hapin e tyre përfundimtar të integrimit të plotë, të shtetësisë. Sfida të reja si pensioni tashmë janë në horizont, sidomos për kolegët tanë emigrantë që kanë kontribuar për Greqinë me punën dhe taksat e tyre”.
Fatos Malaj është ndërmjetësues kulturor i çertifikuar në Drejtorinë e të huajve dhe Emigracionit, me përvojë shumëvjeçare në shërbimet ligjore lidhur me emigrantët.
Ai themeloi Organizatën Joqeveritare “AROGI”, që punon në mbrojtje të të drejtave të njeriut duke ndërmarrë një sërë nismash për përmirësimin e kuadrit ligjor të emigracionit në Greqi.
Gjatë periudhës 2012-2016, ai ishte anëtar i Seksionit për të Drejtat e Njeriut të Shteteve të Bashkuara.
Një tjetër kandidate në zgjedhjet parlamentare greke është Pati Vardhami që kandidon në Athinë për Nismën “MeRA25”.
“Vitet e para këtu nuk kanë qenë të lehta dhe kanë kërkuar fuqi mendore e shpirtërore nga të gjithë pasi edhe pengesat institucionale kanë qenë të mëdha", tha për Zërin e Amerikës , Pati Vardhami.
E diplomuar në Organizim Biznesi, Studime Politike e Sociale, si dhe Filozofi Bashkëkohore e Arte në Athine dhe Londër ajo tha se “kishte eksperiencë pune në të tre këto fusha dhe aktualisht punonte në sektorin e artit bashkëkohor.
E pyetur se çfarë e shtyu të kantidonte në Greqi zonja Vardhami tha se ishte aktiviste e të drejtave feministe e ato të emigracionit prej disa vitesh dhe kishte qenë pjesë aktive në organizime të shumta.
“Jam e aktivizuar me grupe te ndryshme sociale dhe midis te tjerave dhe me lëvizjen ndeëeuropiane “Diem25”. Kjo e fundit është e lidhur me nismën politike “MeRA25”, e cila më ka ofruar kandidaturën për zgjedhjet”, tha zonja Vardhami.
E pyetur se çfarë mund të bëhet me shumë per te drejtat e emigranteve te huaj,përfshirë ata shqiptarë në Greqi që përbëjnë rreth 60% të të huajve zonja Vardhami u përgjigj:
“Mund dhe duhet te bëhet shumë më tepër. Të gjithë emigrantët e huaj si edhe ata shqiptarë përjetojne probleme të thella sociale. Problemet e marrjes se pensioneve, pajisjes me nënshtetësi, hasin ende pengesa ligjore. Ka probleme bazike për jetën e komunitetit dhe e vetmja mënyre drejt zgjidhjes se tyre eshte aktivizimi social e politik dhe përfaqësimi në qendrat e marrjes së vendimeve”, tha zonja Vardhami.
Në zgjedhjet parlamentare të 21 Majit që mbahen në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj.
Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që kanë ndarë arsimimin në Greqi dhe Angli dhe janë përfshirë në jetën politike greke duke qenë edhe pjesë e debateve dhe përfaqësimeve në median greke.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë greke të Emigracionit nga viti 2011, kur Greqia miratoi Ligjin e ri për nënshtetësinë, deri më 31 dhjetor të viti të shkuar, nënshtetësinë greke e kanë përfituar 115.815 shtetas shqiptarë.
The draft law on salary increases will be voted on in ...
Two ophthalmologists who inspire with their work, experien...
"Once upon a time, between the mountains, the echo o...
DPSHTRR, with the mission to be a model entity of effi...
The Special Prosecutor's Office has requested 1 year in pr...
Today, in the framework of the 50th anniversary of the Spa...
Following the administrative and procedural measures t...
Prime Minister Edi Rama has started this morning by pu...
Prokuroria e Posaçme dha sot pretencën për ortakët e V...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsiont dhe Krimit të Orga...
Fredi Beleri, the winning candidate of the Himara election...
SPAK has demanded punishment for Mirel Mërtir, called ...
The Special Prosecutor's Office has requested 27 years...
The General Directorate of Nurseries has announced the...
The National Inspectorate of Territory Protection is follo...
At today's meeting of the Council of Ministers, a deci...
A controversial decision of the Supreme Court has reco...
CNA ka hapur sot një sondazh në lidhje me punën e SPAK...
Zgjedhjet kanë përfunduar, por inceneratorët që nuk ek...
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann ësht...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident occurred in Fier in the village of Vidh...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...