web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hohmann “shuplakë” administratës publike/ “Përveshni mëngët, plotësoni kushtet e BE-së”

2023-05-17 10:40:00, Aktualitet CNA
Hohmann “shuplakë” administratës publike/
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann është shprehur se në Administratë gjithçka duhet të jetë në bazë të meritës.

Gjatë fjalës së saj në prezantimin e projektit “Ngritja e kapaciteteve për nëpunësit civilë” Hohmann shtoi se të gjithë duhet të përveshin mëngët dhe të plotësojnë kushtet e BE-së.

 “Kemi disa programe për të mbështetur administratën publike, për të krijuar pavarësi që gjithçka të jetë në bazë të aftësisë suaj. Jemi në hapat e parë të negociatave.

Administrata publike është pjesë e grup-kapitujve, që kanë të bëjnë me ekonominë dhe funksionim e demokracisë së një vendi.

Udhërrëfyesi për administratën publike është një nga pikat e negociatave.

Varen kaq shumë gjëra nga administrata publike.

Shqipëria duhet të bëhet anëtare e BE dhe për këtë duhet të punojmë fort dhe të përveshim mëngët”, tha ajo./ CNA.al





Lajmet e fundit nga