web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Top Channel mori nga inceneratorët 58 milionë lekë në muajin Gusht

2022-12-16 15:58:00, Aktualitet CNA

Top Channel mori nga inceneratorët 58 milionë lekë në muajin

Inceneratorët janë afera më e madhe korruptive që sot ndodhen në duar të SPAK-ut.

Kjo aferë korruptive i ka zgjatimet edhe në media.

Skandali thellohet pasi në një kohë që pronarët e inceneratorëve janë në kërkim nga SPAK, vijojnë të derdhin para në media.

CNA.al ka siguruar të fatura të reja nga financimet e inceneratorëve në media.

Sipas këtyre të dhënave Top Channel në muajin Gusht, ka marrë jo pak, por 58 milion e 565 mijë lekë të vjetra nga inceneratori i Tiranës.

Top Channel mori nga inceneratorët 58 milionë lekë në muajin

Inceneratori i Tiranës, nuk funksionon por Top Channel-it i jep miliona në një muaj.

Paratë janë dhënë me datë 19.08.2022, nga Integrated Energy me numër NIPT-i, L72031013B, ku zotërues për këtë Subjekt është GeoGenix BV (Ish Integrated Energy B.V), një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e të drejtës tregëtare Holandeze, e regjistruar ne datën 19.08.2016, me numër në regjistrin tregtar të Amsterdamit 66671752, me administrator Georgi Leonidovich Birman dhe Simone Dormio. Klodian Zoto ka qenë administrator i shoqerisë në periudhën 2016-2018. Shoqëria ka ndryshuar emrin ne 13.02.2020, nga “Integrated Energy BV” ne “Geogenix BV”

Për çfarë i janë dhënë këto parë Top Channel?

“Top Channel” ka marrë para nga inceneratorët dhe vijon të marrë para nga inceneratorët.

58 milion e 565 mijë lekë të vjetra ia janë dhënë vetëm në një muaj Top Channel nga inceneratori i Tiranës.

Përtej faktit që janë dhënë në kohë kur inceneratorët janë nën hetim dhe pronarët e tyre në kërkim, pyetja shtrohet se për çfarë janë dhënë, për propagandë, për të vzhduar linjën se sa të mirë janë inceneratorët, apo që Top Chanel të bëjë avokatin e tyre, duke bërë prresion dhe shantazh, ndaj prokurorëve që po hetojnë ortakët e tyre.

Kujtojmë se në vitin 2019, CNA.al ka raportuar se si Vjollca Hoxha u bë ortake me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton nëpërmjet kompanisë “Em Capital Group”, e cila isht krijuar në Bullgari.

Kjo kompania më pas erdhi në Tiranë dhe blenë 51 për qind të aksioneve të brendit të Lori Cafesë, Valtelina Café.

Dhe pas tri vitesh ortakëri duke e përdorur “Top Channel” për propagandë ditë e natë pronarët e inceneratorëve ia kthejnë sërish aksionet Vjollca Hoxhës.

Top Channel mori nga inceneratorët 58 milionë lekë në muajin

Hoxha, sipas një kontrate, ka marrë rreth 1.5 milionë euro me transfertë bankare, më pas 6 këste të tjera.

Pra, Vjollca, bëri ortakëri me Mirelin dhe Klodin e inceneratorëve duke i dhënë 51 për qind të aksioneve të kompanisë dhe duke mbajtur vetë 49 për qind./CNA.al





13:47 TODAY

Yes Yes! You too!

The days of 2022 are coming to an end, but not the surpris...

Lajmet e fundit nga