
Kryebashkiaku Erion Veliaj po kalon orët e makthit të tij, përtej propagandës që bën në rrjetet sociale, duke u shfaqur si një njeri punëtor dhe shërbëtor i madh.
Erion Veliaj, njeriu i cili “kontrollonte” SPAK-un dhe i kishte b*let prej hekuri, tashmë ka filluar me tezat se e kanë tradhtuar prokurorët, se e kanë tradhtuar të tijët, por ai do t’ja dalë.
Ai po shpërndan tezat se e ka të zgjidhur çështjen e inceneratorëve, por ka hall dosjen “5D”, nuk ka probleme me pasurinë, me hetimin e saj, por i ka gjërat e zgjidhura dhe këtë po ia bëjnë prokurorët për t’ja mbyllur e për t’ja pastruar figurën. (Lexo këtu)

Në fakt, atje ku ka hetime ka edhe skandale. Erion Veliaj ka një dasmë në kala me fiqtë e nënës, ka një dasmë në Tiranë apo një aheng që zgjati një javë, që pretendohet se ka kushtuar qindra miliona lekë. Burimi i të ardhurave nuk dihet. (Lexo këtu)
Gjithashtu, vëllai i tij nga viti 2015, kur Veliaj ka marrë detyrën si kryebashkiak, ka rritur të ardhurat me disa qindra herë, duke u bërë një nga kompanitë kryesore menaxhuese të reklamave. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij nga një juriste kthehet në një kuratore arti dhe mediat në Europë shpesh kanë shkruar se një nga mënyrat e pastrimit të parave është edhe kjo formë. Megjithatë kjo mbetet për t’u provuar nga prokurorët e SPAK-ut. (Lexo këtu)
Pak javë më parë u shtynë hetimet e inceneratorit të Tiranës me rreth 3 muaj dhe pritet që në ditët në vijim të kemi edhe rezultate konkrete nga këto hetime. Pra, që prokurorët e çështjes të fillojnë të shkojnë në gjykatë me të tjera masa sigurie, për të tjerë individë të përfshirë, për të tjerë drejtorë hajdutë të Erion Veliajt dhe deri te kryebashkiaku i Tiranës. Ndaj këtij të fundit duhet të gjendet përgjegjësia ligjore, pasi shpërdorimin e detyrës e di jo vetëm ai, e di jo vetëm Edi Rama, e dinë të gjithë shqiptarët, por kjo nuk mjafton për Erion Veliajn.
Është njësoj si t’i thuash gënjeshtar një mashtruesi që të akuzosh Veliajn thjesht dhe vetëm për një shpërdorim detyre, kur jemi përballë fakteve dhe provave konkrete se si kryebashkiaku i Tiranës është njeriu kryesor që ka shkatërruar Njësinë e Zbatimit të Projektit, se si drejtorët e tij kanë firmosur për dherat, se si ai ka përmendur të famshmen IFC për të aktivizuar inceneratorin e Tiranës, e kështu me radhë. (Lexo këtu)
Ndryshe nga “Elbasani dhe Fieri”, te Tirana kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, i cili i ka të gjithë brenda, politikanë, kryebashkiakë, ministra, drejtorë, financierë, propagandë, media, të gjithë së bashku deri te goditja e SPAK-ut nëpërmjet mediave të paguara nga paratë e korrupsionit të inceneratorëve, nga paratë e aferës së inceneratorëve, të cilat janë derdhur lumë nëpër ekrane dhe nëpër portale për të goditur prokurorët dhe për të mashtruar opinionin publik apo për të ngritur skenare të rreme në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës. (Lexo këtu)

Tashmë SPAK është në aksion, janë ditët e fundit. Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete. Javën e shkuar u kontrolluan disa banesa nga BKH-ja me urdhër të prokurorit Dritan Prençi. Operacioni pritet të vazhdojë në ditët në vijim edhe me masa sigurie, të nxjerra nga gjykata për çështjen e inceneratorit të Tiranës, që afatet po i përfundojnë. (Lexo këtu)
Sa më shumë shkohet në afatet limit për të ngritur akuzat, aq më shumë shtohen orët e makthit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili në fakt vetëquhet zdroms. Më mirë sesa të digjet në inceneratorin që nuk ekziston Veliaj është djegur politikisht, por tani meriton edhe prangat për këtë aferë, të cilën ai e ka parë, e ka dëgjuar, e ka dirigjuar dhe e ka zbatuar./ CNA
The head of the PL, Ilir Meta, has been justified in t...
The lawyers of the elected mayor of the Municipality o...
The head of the DP, Sali Berisha, reacted to the decis...
The head of the DP, Sali Berisha, has lost the trial a...
The political leader of the DP for Tirana, Belind Këll...
With the arrivals of foreign citizens that have increa...
The General Director of the State Police, Director Mad...
During the last 24 hours, the Border Police has blocke...
This Monday we are introducing you to some of the main...
Family members of those killed at the border, together...
Dozens of luxury cars have been circulating this Sunday in...
There were not a few Albanian VIPs who were present yester...
The lakes of Lukova in Mokre i Pogradec from one year ...
Kurban Bayram was also celebrated in Korça, where hund...
The Prosecutor's Office of Tirana has closed the inves...
The intensification of bilateral relations between Alb...
On Sunday, the Tirana Court released the protester wit...
Albanian Radio Television, which is paid for by the ta...
Prime Minister Edi Rama's Security Advisor, Florian Co...
Thousands of believers gathered on Sunday morning to p...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...