Tatimet, kontrolle në njësitë turistike, përfshirë edhe ato që jepen me qira në "Booking"
Me hyrjet e shtetasve të huaj që janë rritur me mbi 30...

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka dorëzuar të tjera fakte në SPAK në lidhje me korrupsionin e kryebashkiakut Erion Veliaj me inceneratorin dhe Eco Tiranën.
Në një deklaratë për mediat, Këlliçi tha se Veliaj ka mashtruar në lidhje me studimin e Bankës Botërore dhe IFC-së, i propozuar një vit para marrjes së detyrës nga Veliaj.
Sipas Këlliçit në shkurt të vitit 2014, IFC ka dorëzuar studimin e fizibilitetit për projektin e menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Tiranë.
Të dhënat faktojnë se ky studim është pikënisja e procedurës së dhënies me koncesion të trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës.
Këlliçi thekson se Erion Veliaj publikisht i është referuar shpesh studimit duke konfirmuar se kostoja e parashikuar për trajtimin e mbetjeve ishte 38 euro/ton, por duke fshehur qëllimisht çfarë do të mbulonin këto kosto.
“Jam sot sërish përpara jush për të demontuar përfundimisht me dokumente, me fakte të pakontestueshme, me zë dhe me figurë, mashtrimin e Erion Veliajt në lidhje me studimin e Bankës Botërore dhe IFC, i propozuar 1 vit përpara se kryemashtruesi Veliaj të merrte detyrën në Bashkinë Tiranë.
Në shkurt të vitit 2014, IFC ka dorëzuar studimin e fizibilitetit për projektin e menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Tiranë.
Të dhënat hetimore të mbledhura nga Prokurori Dritan Prençi, faktojnë se ky studim është pikënisja e procedurës së dhënies me koncesion të trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës.
Ish-ministrat e Financave Cani dhe Ahmetaj e kanë kundërshtuar fillimisht dhënien me koncension, pasi investimi që parashikonte ky studim mund të përballohej lehtësisht me fonde buxhetore.
Erion Veliaj publikisht i është referuar shpesh këtij studimi duke konfirmuar se kostoja e parashikuar për trajtimin e mbetjeve ishte 38 euro/ton, por duke fshehur qëllimisht çfarë do të mbulonin këto kosto.
Ju ftoj ta ndjekim me zë dhe me figurë mashtrimin e Erion Veliajt në lidhje me këtë studim:
Ndryshe nga sa pretendon pronari faktik i Inceneratorit Tiranë, në faqen 4 të këtij studimi sqarohet në mënyrë shteruese se Bashkia e Tiranës në vitin 2014 po mendonte të jepte me koncension jo vetëm depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve, por gjithë zinxhirin, citojmë:
1. Analiza Teknike
Bashkia Tiranë kërkon të përmirësojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve, me pjesëmarrjen e sektorit privat. Për të arritur këtë qëllim Bashkia Tiranë po mendon dhënien e nje koncensioni për menaxhimin e mbetjeve te ngurta në territorin e kësaj bashkie.
Qëllimi i projektit do të jetë:
a) Shërbimi i pastrimit të rrugëve
b) Mbledhja e mbetjeve dhe transporti
c) Zgjerimi i i landfillit ekzistues duke rritur kapacitetet depozituese
d) Depozitimi i mbetjeve në landfill
e) Trajtimi i mbetjeve
Sa më sipër qartësohet se kosto 38 euro/ton që ka vlerësuar IFC përfshinte jo vetëm trajtimin e mbetjeve, por të gjithë procesin e trajtimit duke filluar që nga pastrimi i rrugëve, mbledhja e mbetjeve, transporti, depozitimi e në fund trajtimi i tyre.
Kosto sipas IFC ndahej në dy komponentë, analizimi i të cilave është bërë në pikën 3 të studimit, citojmë:
Kostot operative dhe të mirëmbajtjes:
12 euro/ton për trajtimin e mbetjeve në Landfill
26 euro/ton për mbledhjen e mbetjeve (kosto kjo e përcaktuar bazuar në standardet ndërkombëtare të kësaj industrie)”, tha Këlliçi në deklaratë për mediat.
Sot Bashkia Tiranë ndryshe nga sa mashtron publikisht Erion Veliaj, paguan 29 euro/ton për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës dhe 16.700.000 euro (referuar PBA 2024-2026) për pastrimin e rrugëve dhe mbledhjen e mbetjeve, të cilat nga viti 2024 i paguhen një tjetër monopoli ECO TIRANA.
Bashkia Tiranë sipas të dhënave të strudimit të IFC dhe të dhënave ndër vite trajton jo më shumë se 250.000 ton mbetje në vit, e nëse do të bënim një matematikë të thjeshtë, kosto e pastrimit dhe mbledhjes së mbetjeve do të ishte 66.8 euro/ton me tvsh (16.700.000/250.000), duke e çuar koston e trajtimit të mbetjeve për të gjithë zinxhirin nga 38 euro/ton, në 101.6 euro/ton me tvsh.
Erion Veliaj, si pronar faktik i inceneratorit Tiranë, me veprimet e tij aktive dhe vullnet personal, ka dyfishuar kostot e trajtimit të mbetjeve nëpërmjet dy procedurave korruptive atë të dhënies së konçensionit të trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës kompanisë INTEGRATED ENERGY BV SPV dhe procedura për dhënien e monopolit të pastrimit të qytetit kompanisë ECO TIRANA.
Ky material si dhe studimi i fizibilitetit të IFC të muajit shkurt 2014, i’u përcoll sot zyrtarisht SPAK dhe Altin Dumanit, në mënyrë që e ashtuquajtura “drejtësi e re” të bëjë punën e saj.
Erion Veliaj duhet të shkojë përpara drejtësisë dhe ligjit jo vetëm si pronari faktik i inceneratorit Tiranë i cili ka vjedhur deri më tani 132 milionë euro nga paratë e shqiptarëve, jo vetëm si kreu i bandës famëkeqe 5D, por edhe për kriminalizimin e industrisë së ndërtimit, duke i hapur rrugën pastrimit të parave nga grupet më të rrezikshme kriminale të Europës. / CNA


Me hyrjet e shtetasve të huaj që janë rritur me mbi 30...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtue...
Policia Kufitare ka bllokuar gjatë 24 orëve të fundit ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...
Familjarë të të vrarëve në kufi, së bashku me ish të b...
Dhjetëra makina luksoze kanë qarkullur këtë diel në fshati...
Nuk ishin të paktë VIP-at shqiptarë që ishin dje të pranis...
Liqenet e Lukovës në Mokër të Pogradecit nga njëri vit...
Kurban Bajrami është festuar edhe në Korçë, ku qindra ...
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar...
Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë...
Të dielën, Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesin me...
Radio Televizoni Shqiptar, i cili paguhet me taksat e ...
Këshilltari i Sigurisë së kryeministrit Edi Rama, Flor...
Mijëra besimtarë u mblodhën mëngjesin e së dielës për ...
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar S...
Të dielën, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë Kurban ...
Mëngjesin e së dielës ka shpërthyer bombola e gazit në...
Si efekt zinxhir i turizmit, Aeroporti Ndërkombëtar i ...
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët my...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...