web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot u mbyll afati/ Ja kur pritet të zhvillohet gjyqi i radhës në Kushtetuese për Veliajn

2026-02-27 17:17:00, Aktualitet CNA

Sot u mbyll afati/ Ja kur pritet të zhvillohet gjyqi i radhës në

Ditën e sotme ka qenë afati i fundit që në Gjykatë Kushtetuese palët të dorëzonin pretendimet e tyre, lidhur me kërkesën e dytë që Erion Veliaj, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, ka bërë në Gjykatë Kushtetuese.

Vendimi i parë i Kushtetueses e la Veliajn në detyrë, me arsyetimin se ishte shkarkuar në mënyrë të padrejtë se nuk ishte dëgjuar.

Ndërkohë, tani kryebashkiaku ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, kërkon lirimin nga burgu dhe zbutjen e masës së sigurisë.

Siç e theksuam dita e sotme ka qenë afati i fundit në Gjykatë Kushtetuese që palët të dorëzonin pretendimet e tyre. Pritet që brenda të paktën 10 ditësh të caktohet data e saktë e seancës, e cila ndryshe nga hera e parë, do të zhvillohet me dyer të mbyllura ku nuk do të dëgjohen palët, por anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të marrin një vendim pasi të kenë dëgjuar të gjitha pretendimet, të cilat janë dërguar shkresërisht në Gjykatën Kushtetuese.

Pra, brenda 10 ditëve mund të kemi një datë të saktë, lidhur me seancën që do të zhvillohet me dyer të mbyllura për të pasur një vendim final për kërkesën e dytë të Erion Veliajt drejtuar Gjykatës Kushtetuese për lirimin nga qelia.

Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme ka filluar gjykimi, ku sot është hedhur dhe shorti i trupës gjykuese, e cila do të marrë në shqyrtim dosjen e akuzave nga SPAK dhe do të dëgjojë pretendimet e Veliajt. Trupa që u caktua me short përbëhet nga Ëngjëllushe Tahiri, Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

Kujtojmë se kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i ka shtyrë seancat për të paktën 7 muaj. Dosja e SPAK ndaj tij është çuar në gjykatë që më 24 korrik të vitit 2025. Por prej 7 muajsh, Erion Veliaj luan me procedurat, duke përdorur lojëra dhe teknikalitete deri te fakti që nuk ka para të paguajë avokatja taksinë që ta presë në burgun e Durrësit, ose duke ndërruar disa herë avokatët. Me pak fjalë duke përdorur forma nga më të ndryshmet për të zvarritur seancën gjyqësore.

Ndërkohë që në rast se do të kishte pasur vullnetin e plotë, gjyqi mund të ishte zhvilluar shpejt, shkurt dhe tashmë mund të kishim ndodshta dhe vendimin e tij të pafajësisë. Erion Veliaj nuk ka zgjedhur që të shfajësojë biznesmenët apo qoftë edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, por është lidhur pas karriges së kryetarit të bashkisë me presione, me mashtrime, me sulme, me akuza ndaj prokurorëve dhe gjykatësve.

He seeks to wage a more lobbyist battle than a true legal one, where if he had gone to face the court, he could have been free and innocent, just as our Prime Minister claims that the presumption of innocence in justice should come first.

And so it was. Erion Veliaj was presumed innocent, but along the way he "inadvertently" destroyed evidence and was caught by SPAK, along the way he "inadvertently" attacked prosecutors and judges in a criminal manner through the wiretaps that CNA has published.

You can read there how Erion Veliaj attacked and accused prosecutors and judges. He then lobbied in the US, where he went all the way to Congress and the Senate, deceiving with the reports of his lobbyists.

And today we have come to the point where, after all his requests to the Court, we are expected to have the Constitutional Court issue a decision for Erion Veliaj, the mayor of Tirana who did not stop his misdeeds even from prison. /CNA





Lajmet e fundit nga