web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Scandal with Nuredin Dumani's sister / Who are the responsible institutions that gave the security certificate

2022-06-18 19:31:00, Aktualitet CNA
Scandal with Nuredin Dumani's sister / Who are the responsible institutions
Nuredin Dumani

CNA.al today released the exclusive document which shows that the sister of the assassin Nuredin Dumani, Xhuljana Dumani has received the NATO security certificate.

In other words, the Ministry of Foreign Affairs offers NATO as a security person the killer sister.

The security certificate was issued in the capacity of the official of the Ministry of Europe and Foreign Affairs, in the NATO Directorate and was signed on 6.06.2022 for Mrs. Xhuljana Agim Dumani by the General Director of DSIK, Dorian Tola.

Por tashmë po tregojmë se kush janë edhe institucionet përgjegjëse.

Si procedohet për të marrë një certifikatë sigurie?

Për të përfituar një certifikatë sigurie, më parë kalohet në disa etapa. Sipas ligjit, DSIK, si institucioni përgjegjës, administon më parë përgjigjet nga institucione të tjera, siç është SHISH, për të parë nëse një individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar. Posedimi i këtij dokumenti përben një nga kriteret  që duhet të plotësojë një individ, përpara se të njihet me informacionin e klasifikuar.

Në vitin 2019, kur kryeministri EdI Rama komandoi Gent Cakajn si ministër të Jashtëm, Dorian Tola drejtori i DSIK i ka dhënë atij certifikatën e sigurisë për tre orë.

Institucionet kujtojnë se certifikata e sigurisë është një copë letër që mund ta marrë çdo njeri.

Sikur të mos mjaftonte skandali me Gent Cakajn, tashmë i  kanë dhënë certifikatë sigurie motrës së një vrasësi serial dhe ajo është në një zyrë sekrete, ku vijnë informacione nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare.

Tani, DSIK për të dhënë një certifikatë sigurie, krijon një komision, ku shkojë përfaqësues të SHISH, SHIK Tiranë dhe pasi konfirmojnë informacionet e dala nga këto institucione, personi merr certifikatën e sigurisë.

Në këtë strukturë, kur i kanë dhënë certifikatën e sigurisë motrës së Nuredin Dumanit kanë qenë të gjitha këto institucione dhe këta persona janë të gjithëq përgjegjës, që nga kreu i SHIK-ut, kreu i DSIK-së, kreu i SHISH Tiranë, të cilët janë përfshirë në këtë skandal, duke dhënë një certifikatë sigurie.

Kush janë përgjegjësit? 

Përgjegjësit kryesor për skandalin e denoncuar nga CNA.al janë Helidon Bendo kreu i SHISH, drejtori i Drejtorisë së Vettingut dhe Sigurimit Industrial Mark Ndreca dhe Dorian Tola drejtor i DSIK.

Tani ose ata nuk kanë qenë në dijeni dhe e kanë dhënë nga padija, ose atje ka një përfshirje të strukturave të caktuara të shtetit me krimin.

Nuk ka mundësi që të marrë motra e një vrasësi serial certifikatën e sigurisë, kur DSIK, ka hequr me dhjetra gjyqtarë dhe prokurorëdhe janë larguar nga detyra, thjesht dhe vetëm me fjalën “kontakte të papërshtatshme”.

Ndërkohë motra e një vrasësi serial merr certifikatë sigurie. Ky është standarti, Gent Cakës ja jep për tre orë, motrës së një vrasësi i jep certifikatë dhe nga ana tjetër heq njerëz se kanë pirë kafe me persona që pothuaj nuk i kanë njohur fare dhe nuk e kanë ditur se çfarë aktiviteti kanë pasur. Që të marrësh certifikatë sigurie, institucionet duhet të kontrollojnë rrethin e ngushtë, edhe kë fut në shtëpi madje dhe kur e ke për sigurinë e NATO-s./CNA.al





Lajmet e fundit nga