web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i radhës me Wizz Air/ Kompania kthehet në makthin e pasagjerëve

2023-05-30 09:39:00, Aktualitet CNA

Skandali i radhës me Wizz Air/ Kompania kthehet në makthin e

Kompania Wizz Air vijon me skandalet. Pasagjerët janë irrituar pas fluturimi i tyre nga Madridi në Tiranë deri më tani është 2 orë me vonesë dhe nuk ka asnjë njoftim për këtë nga kompania.

Por kjo nuk është hera e parë që kjo kompani ka problematika të tilla. Kjo linjë është kthyer në një makth për pasagjerët të cilëve shpesh herë iu duhet të presin më orë të tëra vonesa e disa herë përfundojnë në shtete të tjera pa u lajmëruar apo pa patur një njofitm nga kompnaia besueshmëria e të cilës është shumë e pakët.

Pasagjerët shpesh kanë denoncuar vonesat edhe në rrjetet sociale, ku kanë treguar se për shkak të vonesës dhe moskorrektësisë të kësaj linje kanë humbur punë shumë të rëndsishme.

Vonesat e përsëritura jo vetëm që prishin planet e udhëtimit të pasagjerëve, por gjithashtu reflektojnë keq në reputacionin e linjës ajrore. 

Kjo është Wizz Air me low cost, që në fakt është kthyer në Wizz Air-in e “tmerrit” të pasagjerëve që udhëtojnë me të./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga