web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vokshi dëshmon në SPAK për kryebashkiakun e Kuçovës dhe Salillarit: Dorëzuam faktet

2023-05-29 11:06:00, Aktualitet CNA

Vokshi dëshmon në SPAK për kryebashkiakun e Kuçovës

Deputetja Albana Vokshi ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar për kallëzimin penal që është bërë për kryetarin aktual të bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari dhe biznesmenin Pëllumb Salillari.

Sipas Vokshit këta shtetas kanë përdorur postin e tyre dhe kanë shfrytëzuar paratë e buxhetit të shtetit dhe burimet financiare.

“Sot isha për të dëshmuar për kallëzimin penal që kemi bërë për kreun e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari dhe biznesmenin Pëllumb Salillari. Lashë të gjitha foto, videot në lidhje me këta dy shtetas që përgjatë fushatës zgjedhore jo vetëm ka përdorur postin e tyre por duke patur një lidhje klienteliste kanë shfrytëzuar paratë e buxhetit dhe burimet financiare. I kemi denoncuar për disa vepra penale shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe dhunë ndaj votuesve”, tha Vokshi./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga