Basha accepts the luxury villas/ "Lëpin" Lali Erin
Villas of Lulzim Basha are one of the most denounced i...

Deklarata e Kryeminstrit Rama dy ditë më parë për rishikim të fashës së energjisë elektrike nuk është pritur mirë nga Konfindustria.
Kjo e fundit kundërshton çdo iniciativë qeveritare për shtimin e çmimit të energjisë elektrike për bizneset dhe qytetarët.
Gjergj Buxhuku i cili është Administrator i Konfindustria u shpreh se duhet një analizë e detajuar e menaxhimit të sistemit energjetik.
Mes te tjerash Konfindustria nënvizon se dëmi financiar nga vjedhjet dhe dëmet në rrjet arrin në 100 mln euro në vit.
“Konfindustria kundërshton çdo nismë qeveritare për rritjen e çmimit të energjisë për bizneset dhe qytetarët pa një analizë të thelluar paraprake profesionale për gjendjen dhe menaxhimin e deritashëm të sistemit energjetik. Vetëm në rast, se gjykohet, që potencialet vendore energjetike janë përdorur plotësisht me efikasitet profesional dhe pa korrupsion, është e mundshme të ndërmerren nisma për rritjen e çmimit të energjisë.
Sipas të dhënave të institucioneve zyrtare humbjet nga keq menaxhimi i sistemit energjetik në 3 mujorin e parë të vitit 2023, ku përfshihen vjedhjet dhe humbjet teknik, arrijnë në mbi 25.1% të sasisë së përgjithshme të hedhur në rrjet nga 8%, që duhet të ishin. Dëmi financiar publik nga më sipër është prej më shumë se 100 milion euro/vit.
Në vlerën e mësipërme nuk përfshihen dëmet nga keqmenaxhimi i rezervave ujore të mëdha të vendit, humbjet financiare nga transaksionet e shitje-blerjes së energjisë, kostot e tejfryra të kompanive publike të energjisë, etj. Çmimet e shitje-blerjes së energjisë elektrike vlerësohen në humbje për kompanitë publike me mbi 20% të sasisë së energjisë dhe vlerë prej qindra milionë euro/vit. Sa më sipër kryhet në kushtet e subjektivizmit të qartë, duke shmangur ende në vazhdimësi dhe pa asnjë shpjegim dhe përgjegjësi Bursën e Energjisë ALPEX. Gjithashtu, çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare janë ulur ndjeshëm gjatë viteve 2022-23 si dhe kushtet e motit kanë qenë shumë të përshtatshme për prodhimin vendor të energjisë, që bëjnë të paarsyeshme rritjen e çmimit.
Konfindustria vlerëson, se bizneset dhe qytetarët shqiptarë kanë çmimet më ta larta në rajon të energjisë elektrike. Çdo rritje e mëtejshme e paarsyetuar e çmimit të energjisë elektrike do të ishte me pasoja të rënda për qytetarët, industritë, bizneset dhe fuqinë konkurruese të ekonomisë kombëtare”, u shpreh Buxhuku.
“Po ju kujtoj të gjithëve atyre që na ndjekin se sot vazhdon që në faturën e energjisë elektrike për të gjitha familjet dhe biznesin e vogël dhe pjesën dërrmuese të biznesit, të jetë dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet, nuk është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare dhe biznesi i vogël paguan ekzaktësisht sa paguante me çmimin përpara krizës”, u shpreh Rama ditë më parë në deklaratën e tij./ CNA.al
Villas of Lulzim Basha are one of the most denounced i...
NATO has reacted in relation to the police action carr...
Prime Minister Edi Rama, in a meeting with students in Vlo...
As part of the two-day official visit to Italy, the Pr...
The economy expert, Pano Soko, in a statement for CNA,...
The Albanians of North Macedonia, their state-forming ...
The Administrative Court overturned the decision of the Co...
Gazment Bardhi ka "mbërthyer" kreun e SPAK, Altin Dumanin ...
The head of SPAK, Altin Dumani, while reporting the an...
Former Prime Minister Sali Berisha continued with the denu...
The head of SPAK, Altin Dumani, is reporting to the Law Co...
Deputy Jorida Tabaku has called on the parliament to meet to...
The Minister of Foreign Affairs, Olta Xhaçka, has raised t...
Prime Minister Edi Rama has published images from the work...
Another debate was recorded this evening for Fredi Bel...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mb...
A carnage threatens to happen in Qafë-Thanë, where a b...
97 MPs approved today in the Assembly the increase in ...
Avokati Spartak Ngjela ka folur rreth mandatimit të Fredi ...
The draft law on salaries and benefits has just been appro...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...