web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si u mor peng Lulzim Basha/ Ndoka tregon ndryshimin e tij në një javë

2022-12-08 13:17:00, Aktualitet CNA

Si u mor peng Lulzim Basha/ Ndoka tregon ndryshimin e tij në një

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka folur për incidentin ndaj kreut të PD-së Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit,

Sipas Ndokës, gjithçka vjen nga një shkak që nisi me interferimin nga faktori ndërkombëtar nën dirigjimin politik nga Soros.

“Këta morën peng së pari Lulzim Bashën me dosjen e financimit rus, i thanë ose ti non grata dhe nuk do hysh në SHBA, ose do marrësh këtë vendim për Berishën.

I bënë presion, se nuk ishte Lulzim Basha që ndryshoi, se ishte ai që tha më sillni provat dhe do japë vendimin tim.

Mbas një jave, ndryshoi. Ju bë presion publikisht te selia e PD dhe aty fillon e keqja. Është absurde! Se këtu ka një paragjykim se politikanët nuk thonë të vërtetën nga frika.

Ambasadorja e SHBA, ka një provë kërkoi që zoti Berisha të përjashtohej nga Parlamenti, mos të ishte më në parlament.

Soros-i ka influencë sot dhe te administrata. Do ishte normale që SHBA të bënte një dosje publike”, është shprehur Ndoka në emisionin e gazetares Aida Tançica./CNA.al





12:31 TODAY

8 dhjetor 1990/

Analisti dhe politologu i njohur Afrim Krasiqi ka zgjedhur...

Lajmet e fundit nga