Teachers demand salary increase/ Minister Khushi: Increase scientific research
The Minister of Education Evis Kushi, in her speech during...

Kryeministri Edi Rama sugjeroi se universitetet në qytete të ndryshme të vendit duhet të specializohen në degë të caktuara, në mënyrë që të përmirësojnë rankimin e tyre në nivel ndërkombëtar.
Në një takim me Rektorët e Universiteteve Publike dhe Jopublike, Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka asnjë mundësi që të rriten pagat e pedagogëve, të cilët kanë hyrë sot në ditën e dytë të protestës.
“Duhet të jetë shumë e qartë që bota akademike, universitare, është diçka ndryshe. Që do të thotë, universitetet nuk janë gjimnaze apo 9-vjeçare. Trupat pedagogjike nuk janë trupa të infermierëve apo mjekëve, apo punonjësve të policisë apo ushtarake, që mbahen vetëm me pagën e shtetit. Dhe që përgjithësisht janë uniforme pagat. Universiteti është mes shtetit dhe tregut, që do të thotë duhet ta ketë pjesë të ADN-së së vet, thithjen e të ardhurave nga tregu. Të jetë një aktor në treg, ashtu sikundër të jetë magnet për të thithur fonde nga të katër anët për kërkim shkencor apo projekte””, ka thënë Rama.
Ndër të tjera ai vuri theksin tek cilësia dhe jo tek sasia.
“Nuk dua të hyj në detaje të tjera, dua të them vetëm që ky është një proces që duhet ta bëjmë bashkarisht, nuk duhet ta bëjmë në mënyrë të njëanshme.
Njëlloj siç duhet të adresojmë një problem shumë serioz. Flasim për sinergji europiane dhe sot për sot kjo është betejë e qeverisë më instancat europiane, dhe përgjigjësia krysore është e imja, e Ministrisë së Jashtme, për të bindur BE, në kuadrin e komunitetit europian, që është koha për ta hedhur këtë hap europian dhe jo për ta lënë këtë vetëm për në momentin kur të bëhemi anëtar të BE-së, se do të ishte një gjeneratë e tërë që do të lihet pa mbështetjen e BE, që është mbështetja gjithë fondit për arsimin e lartë nga BE.
Një tjetër element shumë i thjeshtë për të rritur rankkimin, është pasja e një numri të caktuar universitetesh nën një ombrellë. Një shembull dhe shpresoj që të mos kthehet ky shembull në një polemikë. Universiteti i Tiranës mund të rritet shumë shpejt në ranimin e vet, nëse ka mjekësinë.
Këta janë dy universitete, po prekur mjekësinë, që është një nga krenaritë të sistemit tonë aktual akademik, për produktin që të diplomuarit tonë te mjekësisë gjejnë vend në çdo sistem të europës pa problem.
Por një gjë duhet të biem të gjithë dakort, nuk mundet një vend si ne kaq i vogël, me këto potenciale që kemi, janë potencialet e një vendi të vogël, që të kemi në të gjithë vendin universitete gjeneraliste, dhe për faktin që kanë nevojë për fonde, shtojmë ujë dhe miell, duke shtuar mediokritetin, duke i hequr vetes mundësinë që të jenë ekselenca në dy apo tre drejtime”, është shprehur Rama.
Indirekt si një kundpërëgjigje për pedagogët që edhe sot po prostestojnë Rama ka thënë se ne po humbasim kohë dhe vite në pritje të diçkaje që nuk do të ndodhë.
“Universitetet janë të shtrënguara nga financat, dhe nga konjuktura të brendshme që lidhen me punësimin e këtij dhe punësimin e atij, po të bëhet kështu duhet të iki ky, siç banalizohen vizione të mëdha në një terren të vogël.
Duhet të punohet në një drejtim, pa i hequr asgjë askujt, që të krijojmë kushte që të gjithë të përftiojnë më shume, duke u bërë më tërhequr qoftë për tregun e brendhsëm dhe atë europian.
Është e qartë që duhet të ketë juridik në gjithë Shqipërinë, apo infermieri? Këtë do ta përballim sepse kështu siç është ky sistem nuk na çon larg, dhe jo vetëm nuk na çon larg por i bën gjithmonë e më pak tërheqës, degë dhe dyer të caktuara universitetesh, të cilat detyrohen të ulin komplet pritshmërinë dhe cilësinë e atyre që marrin.
Duke bërë një kompromis fatal duke thënë një pjesë do t’i marr edhe me 5-sa sepse më duhen. Ose duhet t’i marrim patjetër, dhe vinë tek ne kërkesa që “ulni mesataren” sepse na duhen”, ka thënë më tej Rama.
Edhe ministrja e arsimit Evis Kushi, nuk është tërhequr nga deklaratat e saj të mëparshme,në lidhje me pedagogët.

‘Në një kohë shumë të shkurtër ne kemi një numër shumë të lartë marrëveshjesh në nivele bachelor, master. Ka një rritje të jashtëzakonshme të nivelit të punës kërkimore shkencore. Unë doja të theksoja që të punojmë për misionin e tre të universiteteve. Është që rezultatet t’i vënë në dispozicion të komuniteteve, të bizneseve. Punët shumë herë mbeten në rafte dhe nuk japin atë rol që duhet të kenë. Puna kërkimore shkencore është edhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e universiteteve, ligji u jep mundësi që përveç tarifave të studentëve të kenë mundësi të grumbullojnë të ardhura. Nga të dhënat që kemi ne pjesa më e madhe i grumbullon të ardhurat nga tarifat. T’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që jep ligji për Arsimin e Lartë dhe këtu duket edhe aftësia që kanë universitete për të rritur të ardhurat.’- u shpreh Kushi./CNA.al
The Minister of Education Evis Kushi, in her speech during...
Një natë më parë në një emision televiziv, ish kryetarja e...
Pedagogët prej disa ditësh kanë zhvilluar protesta, si dhe...
Monika Kryemadhi pavarësisht se nuk e mohon se ka kryer nd...
Kreu i PL-së, Ilir Meta duket se e ka prerë në besë kreun ...
The teachers have warned that they will boycott the lesson...
Prime Minister Edi Rama continues to react regarding the r...
The new academic year started yesterday in an unusual way,...
The head of the DP, Sali Berisha, has finally admitted...
Analyst Fatos Lubonja, spoke about the issue of Incine...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, has ap...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, has co...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, has re...
Journalist Arjan Çani has ironized the gesture of Prime Mi...
MP Monika Kryemadhi has spoken about the questioning b...
The General Secretary of the Council for Regional Coop...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka kërkuar...
The well-known actor Julian Deda, at the same time a m...
Actor Edmond Budina commented on the protest of lectur...
Today's meeting of the Law Commission when the "Alibea...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
Tirana Police Director, Oliger Torba, gave a statement to ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
Iran's military's central command announced a halt to airs...
The city of Utsunomiya, about 100 kilometers north of Toky...
At least 32 people have died after a 7.8-magnitude earthqu...
The European Union's (EU) foreign policy chief says member...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...