web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta “tradhëton” Nard Ndokën/ Kreu i PDK-së, rrëfen se si u “pre” në besë

2022-10-18 09:18:00, Aktualitet CNA

Ilir Meta “tradhëton” Nard Ndokën/ Kreu i PDK-së,

Kreu i PL-së, Ilir Meta duket se e ka prerë në besë kreun e PDK-së, Nard Ndoka.

Meta para disa ditësh hodhi në rrjetin social Tik-Tok, një video ku Ndoka ishte në pishinë, por siç duket këtij të fundit nuk i ka pëlqyer.

Në Euroneës Albania, Ndoka tha se nuk priste që Ilir Meta ta hidhte në TikTok videon që xhiroi me të nga pishina.

Sipas tij ata u takuan krejt rastësisht dhe u afrua për ta përshëndetur para se të nxirrte telefonin.

“S’kishte ndonjë problem ajo po tani njeriu ka dhe jetën jashtë politike, jetën private, momentet që nuk dëshiron t’i ndajë me të tjerët,”  u shpreh Ndoka i cili shtoi se është kundër ekspozimit të jetës personale në rrjete sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga