web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Kryemadhi nuk e ndal luksin/ Me syze 1.5 milionë lekë u bën thirrje shqiptarëve: Mendoni pozitivisht!

2022-10-18 10:15:00, Aktualitet CNA

Video-Kryemadhi nuk e ndal luksin/ Me syze 1.5 milionë lekë u bën

Një natë më parë në një emision televiziv, ish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u ankua për faktin se më shumë i jepet rëndësi si është veshur një politikan dhe si është rregulluar se sa një afere korruptive.

Duke harruar që një pjesë joe  vogël e vogël e politikanëve tanë, veshjen, paraqitjen dhe jo vetëm i kanë falë korrupsionit dhe jo parave të ndershme.

Për të njëjtën gjë dyshohet dhe Kryemadhi dhe bashkëshorti i saj Ilir Meta.

Para se të bëntë këtë deklaratë në emision Kryemadhi është shfaqur me syze 1 270 euro, duke ju uruar mirëmëngjesin qytetarëve.

Nga njëra anë flet për krizë e varfëri dhe nga tjetër reklamon veshjet dhe aksesorët e shtrenjtë që përdor.

Kryemadhi është shfaqur me syze “Chrome Hearts”, që kushtojnë rreth 1.5 mln lek, ose 1270 euro, ndaj mendon pozitivisht pai luksi po i “shpërthen:’ edhe nga sytë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga