web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi:Kur më doli narkoza pas operacionit,m'u shfaq Sali Berisha/ Ish-kryetarja e LSI zbulon pse po hetohet vajza e saj?

2022-10-18 09:48:00, Aktualitet CNA

Kryemadhi:Kur më doli narkoza pas operacionit,m'u shfaq Sali Berisha/

Monika Kryemadhi pavarësisht se nuk e mohon se ka kryer ndërhyrje estettike, vijon të këmbëngulë se e ka bukurinë gjenetike.

E ftuar në emisionin “Open”,. aazetarja Eni Vasili e ka ngacmuar, duke i thënë se është e dukshme që “ka ardhur në formë” dhe “duket shumë mirë”, por Kryemadhi modestinë ia ka faturuar gjeneve.

Ndër të tjera, Kryemadhi i është përgjigjur akuzave për shpenzimin e shumave të mëdha të parave për ndërhyrje estetike, duke i quajtur si të pabesueshme dhe qesharake.

Ajo ka thënë se ka kryer ndërhyrje në San Marino dhe Vienë për kistin në kokë dhe të gjtha i ka deklaruar në ILKDPI.

Në të njëjtin emision, Kryemadhi zbuloi dhe një episod të pazakontë, duke thënë se teksa po i dilte narkoza nga operacioni, iu shfaq në ëndërr Sali Berisha.

“Kam bërë edhe një cist në kokë madje kur më ka dalë narkoza, i kam thënë edhe Ilirit, më ka dalë në ëndërr Sali Berisha. Janë të gjitha të deklaruara te ILKDPI-ja. 

Por është teoria shpif dhe bëj me baltë se diçka do të mbetet. Për pastrim parash hetohet vajza ime e vogël, me akuzën e WC-së së Edi Ramës që është Halit Valteri. 

Unë do kërkoj të hetohet për vëllain e Edi Ramës, gruan e Edi Ramës. Nënën e Erion Veliajt, gruan e Veliajt…”, deklaroi Kryemadhi.

Një pjesë nga intervista:

Eni Vasili: Ke ardhur pak në formë nuk mund të mos e themi. Je shumë mirë…

Monika Kryemadhi: Është edhe njëçik gjenetike. Prandaj Edi Rama thotë merruni me operacione plastike, se ato janë shkrimet më të klikuara

Vasili: Do na e thuash sekretin?

Kryemadhi: Shqiptarët merren më shumë se çfarë vesh dhe si duket një politikan sesa me skandalet e mëdha, inceneratorët…ajo dihet.





Lajmet e fundit nga