web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shiu përmbyt Rrugën e Arbrit, vështirësi në qarkullumin e mjeteve

2024-04-23 10:33:00, Aktualitet CNA

Shiu përmbyt Rrugën e Arbrit, vështirësi në qarkullumin

Moti i keq ka përfshirë vendin. Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve në Rrugën e Arbrit.

Raportohet se vërshimi i ujit ka përmbytur urën e Gjoricës në afërsi të urës së Çerenecit. Drejtuesit e mjeteve janë përballur në befasi me praninë e ujit, ndërsa shkak dyshohet të jetë mosfunksionimi si duhet i hapësirave të kullimit.

Problematike situata është edhe në by-pasin e Murrizit, pasi ka rënie të vazhdueshme të gurëve, por që nuk janë bërë shkak për bllokimin total të qarkullimit të automjeteve./CNA 





Lajmet e fundit nga