web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shërbesa e Parë e Dhëndrit/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Joan: Nëse e duam Perëndinë asgjë nuk na dëmton

2026-04-05 19:56:00, Aktualitet CNA

Shërbesa e Parë e Dhëndrit/ Mesazhi i Fortlumturisë së

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është mbajtur Shërbesa e Parë e Dhëndrit. Kryepiskopi Joan gjatë predikimit para besimtarëve të pranishëm u shpreh se Shërbesat e Javës së Madhe iu kujtojnë njerëzve vuajtjen e Zotit për shpëtimin e tyre.

Fortlumturia e Tij u shpreh se për sa kohë ekziston dashuria për Perëndinë asgjë nuk e dëmton njeriun, madje dhe e keqja e kurdisur nga një tjetër i kthehet për mirë.

Gjatë kësaj jave, Kryepiskopi Joan, tha se është e rëndësishme të ndiqen Shërbesat për shkak se dora e Zotit do të ndjehet më shumë në jetën tonë.

“Shërbesat e Javës së Madhe, tre të parat dhe ato që pasojnë na kujtojnë vuajtjen vullnetare të Zotit për shpëtimin tonë. Nëse do ndalemi tek temat që flitet fillojmë kuptojmë për misterin e kryqit dhe Shërbesën e dashurisë së Zotit. Ne nuk vajtojmë vdekjen e një heroi tragjik, ne vajtojmë për mëkatet tona dhe për gjithçka tjetër që kemi prishur marrëdëhnien me Perëndinë. Shërbesa e Dhëndrit lidhet me paravolinë e 10 Virgjëreshave, me ardhjen e dytë të Krishtit që na thotë të jemi vigjilent. Një temë tjetër është e Perëndisë që hyn nëpërmjet Kryqit.

Kisha dhe Mbretëria e Zotit është e Jerusalemit Qiellor, jo e atij të mbidheshëm. Mbretëria e Krishtit ishte mbretëria e paqes dhe dashurisë. Nje temë tjetër e rëndësishme është përplasja e Krishtit dhe liderëve fetarë të asaj kohe. Sa më shumë që dilte madhështia e Zotit dhe predikimet e tij, aq më shumë ashpërsohenin ata derisa krijuan një komplot për ta vrarë. Zoti i qorton ata se e shohin fenë vetëm nga jashtë jo nga brenda. Feja e vërtetë nuk janë ritualet e jashtme, ato janë mjete për të na ndihmuar për një pastrim shpirtëror.

Duhet të kemi kujdes kur standardi është shumë i lartë dhe kur ne nuk kemi forcën dhe besimin e fortë për ta ndjekur fillojmë dhe bëhemi hipokritë. Hipokrizia është sëmundja më e tmerrshme që mund të shkatërrojë besimin fetar. Josifi është një parafigurë e Krishtit, i cili e përdori gjithë të keqen që i bënë vëllezërit të tij për t'i shpëtuar ato. Çdo gjë bashkëvepron për mirë për ato që e duan Perëndinë. E nëse do e duam Perëndinë asgje nuk mund të na dëmtojë, dhe të këqijat që mund të kurdisin armiqtë, Perëndia do na e kthejë për mirë.

Faith that does not bear fruit and has no works is a dead faith. I would like you to attend all these Services because by experiencing them we feel faith deep in our soul. And this feeling begins to purify our heart and mind. There is no greater joy when we feel the hand of God in our lives. In this week we can feel this. This is how faith grows. Faith without a spiritual life cannot exist. There is no intellectual faith, faith includes the entire mind, heart and soul of man” , His Beatitude expressed. /CNA





Lajmet e fundit nga