From seizure of assets to reports and proceedings/ SPAK makes the work balance for the month of March
19 criminal reports were submitted, of which, for 7 re...

Kryeprokurori Olsian Çela po raporton para KLP mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2022.
Çela është shprehur se në vitin e kaluar vijoi krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 42 % të prokurorëve për shkak të rivlerësimit kalimtar.
Pavarësisht situatës së rënduar, Çela tha se prokurorët dhe strukturat administrative e mbështetëse në prokurori vazhduan përpjekjet për të përballuar gjendjen.
Përgjatë vitit 2022 është kryer mjaft punë për arritjen e një sërë objektivash në fokusin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme.
Kryeprokurori evidentoi masat administrative dhe procedurale institucionale, siç janë miratimi i udhëzimeve të përgjithshme dhe planeve të veprimit për të vijuar unifikimin e veprimtarisë së prokurorive me juridiksion të përgjithshëm dhe mbikëqyrja e zbatimit tyre, për rritjen e efiçensës dhe efektivitetit në veprimtarinë e sistemit të prokurorisë bazuar në një kuadër normativ të unifikuar dhe sa më të konsoliduar në veprimtarinë institucionale.
Gjithashtu veçoi masat e marra për ndjekjen e rekomandimeve të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë nëpërmjet hartimit të planit të veprimit për ndjekjen e rekomandimeve të rezolutës dhe mbikëqyrja e zbatimit të tij, me efekte në përmirësimin e mbarëvajtjes së punës në administratën e prokurorive të shkallës së parë dhe të apelit, me qëllim sigurimin e rritjes së performancës dhe efikasitetit në organizimin, drejtimin dhe mbikëqyrjen e punës në çdo prokurori, forcimin e kapaciteteve profesionale nëpërmjet përgatitjes së manualit për pastrimin e parave dhe rikuperimin e aseteve në bashkëpunim me projektin EU4FOCAL (FIIAPP-Spanjoll), nëpërmjet trajnimimit vazhdues të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore në Shkollën e Magjistraturës si dhe trajnimeve të organizuara në bashkërendim me misionet ndërkombëtare që asistojnë prokurorinë përfshi dhe policinë gjyqësore.
“Vitin e kaluar vijoi krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 42 % të prokurorëve për shkak të rivlerësimit kalimtar. Ndërkohë, mëgjithë situatën e rënduar, prokurorët dhe strukturat administrative e mbështetëse në prokurori vazhduan përpjekjet për të përballuar këtë gjendje kalimtare.
Përgjatë vitit 2022 është kryer mjaft punë për arritjen e një sërë objektivash në fokusin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme. Do të evidentoja këtu masat administrative dhe procedurale institucionale, siç janë miratimi i udhëzimeve të përgjithshme dhe planeve të veprimit për të vijuar unifikimin e veprimtarisë së prokurorive me juridiksion të përgjithshëm dhe mbikëqyrja e zbatimit tyre, për rritjen e efiçensës dhe efektivitetit në veprimtarinë e sistemit të prokurorisë bazuar në një kuadër normativ të unifikuar dhe sa më të konsoliduar në veprimtarinë institucionale. Kujdes i veçantë i është kushtuar vijimit të zbatimit të akteve të përbashkëta me disa institucione e agjenci ligjzbatuese ndërvepruese dhe miratimit të marrëveshjeve të reja për të rritur kapacitetet institucionale e profesionale dhe efiçencën e bashkëpunimit ndërinstitucional, ku veçojmë:
- Masat e marra për ndjekjen e rekomandimeve të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë nëpërmjet hartimit të planit të veprimit për ndjekjen e rekomandimeve të rezolutës dhe mbikëqyrja e zbatimit të tij, me efekte në përmirësimin e mbarëvajtjes së punës në administratën e prokurorive të shkallës së parë dhe të apelit, me qëllim sigurimin e rritjes së performancës dhe efikasitetit në organizimin, drejtimin dhe mbikëqyrjen e punës në çdo prokurori, forcimin e kapaciteteve profesionale nëpërmjet përgatitjes së manualit për pastrimin e parave dhe rikuperimin e aseteve në bashkëpunim me projektin EU4FOCAL (FIIAPP-Spanjoll), nëpërmjet trajnimimit vazhdues të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore në Shkollën e Magjistraturës si dhe trajnimeve të organizuara në bashkërendim me misionet ndërkombëtare që asistojnë prokurorinë përfshi dhe policinë gjyqësore.
Ndërkohë, kujdes i veçantë i është kushtuar rritjes së efiçencës së bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në nivel qëndror e vendor, me miratimin dhe zbatimin e akteve të përbashkëta me disa institucione të përfshira në marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi. Ka vijuar bashkëpunimi me autoritetet gjyqësore të huaja nëpërmjet zyrës të prokurorit ndërlidhës në Eurojust. Vlen të theksohen nënshkrimi i marrëveshjes së punës dy palëshe me Zyrën e Prokurorit Europian në Luksemburg si dhe i memorandumit të mirëkuptimit me Shoqatën Ibero-Amerikane e Prokurorëve Publikë (AIAMP), aktivitete që evidentojnë tregues në rritje të bashkëpunimit si brenda vendit ashtu edhe me partnerët ndërkombëtarë e autoritetet gjyqësore të huaja në fushën penale. Këto kanë ndikuar në rritjen e besimit tek institucioni i prokurorisë nga partnerët tanë në marrëdhëniet juridiksionale me jashtë.
- Masat e marra për ndjekjen e rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave “Për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2022 ” nëpërmjet, miratimit dhe zbatimit të udhëzimit të përgjithshëm ashtu dhe miratimit të planit të veprimit, masa këto me efekte orientimi të politikave institucionale, për ndjekjen e unifikuar të rekomandimeve prioritare të KM, nëpërmjet masave administrative dhe procedurale të përcaktuara për drejtuesit e prokurorive, për riorganizimin e brendshëm dhe forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale prioritare të rekomanduara, si dhe për koordinim dhe monitorim në vazhdimësi të ecurisë së tyre, për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, llogaridhënies, forcimin e ligjshmërisë dhe respektimin e procesit të rregullt ligjor nga prokurorët në ushtrimin e funksioneve.
-Në kuadrin e hartës së re gjyqësore, Prokuroria e Përgjthshme në bashkërendim dhe koordinim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Ministrinë e Drejtësisë, është përfshirë, angazhuar dhe ka kontribuar në fazën përgatitore të hartës së re gjyqësore, si një nevojë e domosdoshme në kushtet aktuale të gjendjes së shkaktuar nga vakancat në sistemin e prokurorisë, për të mundësuar rritjen e kapaciteteve institucionale dhe profesionale në prokurori, si dhe për të mundësuar rritjen e kapaciteteve akomoduese me ambjente pune për prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore të seksioneve, administratën dhe shërbimet mbështetëse, si dhe përdorimin me efektivitet të fondeve buxhetore për përmirësimin e infrastrukturës. Ndërkohë, me miratimin e hartës së re gjyqësore u miratua udhëzimi i përgjithshëm “Për masat administrative dhe proceduriale për zbatimin e hartës së re gjyqësore në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe gjykatës së apelit të juridiksionit të përgjithshëm”. Ky udhëzim i përgjithshëm ka unifikuar masat administrative dhe proceduriale që duhen marrë fillimisht nga prokuroritë pranë gjykatave të apelit, me efekte zbatimi më datë 1 shkurt 2023, dhe në vijim nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, me efekte zbatimi më 1 maj 2023, për administrimin e tyre pranë prokurorive që i përfshijnë brenda kompetencave tokësore sipas hartës së re gjyqësore, si dhe për të garantuar respektimin e të drejtave dhe lirive të personave nën hetim, të pandehurve e viktimave në procesin penal, dhe ruajtjen e sekretit të hetimeve apo ndalimin e publikimit të akteve proceduriale penale, në zbatim të parimit të ligjshmërisë dhe sigurimin e vazhdimësisë të shërbimeve për publikun në prokurori, sipas afateve të përcaktuara, për të mundësuar funksionalitetin e secilës prokurori.
- Masat e marra në drejtim të forcimit të pavarësisë së prokurorëve, mirëfunksionimit të zyrave të prokurorive dhe rritjes së efiçencës të punës në çdo prokurori, nëpërmjet vijimit të monitorimit të zbatimit të udhëzimit të përgjithshëm nr.12/2020.
-Vijimin e masave të marra nëpërmjet koordinimit dhe monitorimit të zbatimit të udhëzimeve të përgjithshme për përmirësimin e punës në prokurori në drejtim të respektimit të të drejtave të viktimave të krimit, veçanërisht ato të dhunës në familje e grupeve vulnerabël dhe të miturve në konflikt me ligjin, viktimë ose dëshmitar, si dhe organizimin e tryezave të diskutimeve dhe pjesëmarrjes në trajnime, masa këto që do të vijojnë të jenë në fokusin tonë edhe në vitin 2023.
-Në përmbushje të detyrave kushtetuese e ligjore, rekomandimeve të rezolutës dhe rekomandimeve të BE, Prokuroria e Përgjithshme është angazhuar dhe ka kontribuar në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit në Bashkimin Europian, fokusuar në realizimin e aktiviteteve. Përmendim këtu miratimin e urdhrit “Për ndryshime dhe shtesa në “Rregulloren për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme” të strukturës përkatëse të integrimit në Prokurorinë e Përgjithshme, ku normohen funksionet për përmbushjen e detyrave dhe angazhimeve institucionale të prokurorisë në kuadrin e integrimit europian të vendit. Ka vijuar përmbushja e rekomandimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit në BE, nëpërmjet veprimtarisë të Prokurorit Ndërlidhës të Shqipërisë në Eurojust dhe plotësimi i kërkesave në rekomandimin R.38 të Komisionit të Ekspertëve të KiE-së Moneyval për Shqipërinë, plotësimi në bashkërendim dhe koordinim me Prokurorinë e Posaçme i rezultateve immediate IO.7 dhe IO.8 të planit të veprimit të FATF/ICRG . Ka vijuar kontributi në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit në kuadër të takimeve dypalëshe “Screening” Bashkimi Evropian - Shqipëri, për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria, Siguria” si dhe në aktivitetet e tjera në përmbushje të këtyre angazhimeve.
- Në kuadrin e mbikëqyrjes së zbatimit të rekomandimeve të rezolutës së Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave, objektivave institucionale, udhëzimeve të përgjithshme dhe planeve të veprimit të miratuara, ashtu si u theksua dhe ne hyrje të këtij raportimi, jemi të ndërgjegjshëm se realizimi i tyre është vështirësuar, si për shkak se në të gjithë nivelet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm vijon krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme në këtë periudhë të gjatë kalimtare, ashtu dhe nevojave për ndryshimeve ligjore në kuadrin e implementimit të reformës dhe në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm”, tha Çela./ CNA.al
19 criminal reports were submitted, of which, for 7 re...
Journalist and publicist Nebil Çika has passed away. T...
Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë vendin tonë. Lëk...
Valentina Habibaj is the 52-year-old who broke taboos ...
In Tirana, the International Republican Institute has ...
Ilir Beqaj has rejected the mandate of the deputy, choosin...
The show "Downtown" by Ilnisa Agolli, in Euronews Albani...
The Minister of Education, Evis Kushi, has reacted to ...
Deputy Prime Minister Belinda Balluku, during the conf...
The head of the Albanian Children Foundation Liri Beri...
The US Deputy Assistant Secretary of State for Europea...
The Socialist Party a day ago launched the campaign wi...
With his visit to Tirana, the American Special Envoy for the...
Mbrëmë në Top Story prezantuesja e këtij emisioni, Gri...
The US Special Envoy for the Western Balkans, Gabriel Es...
The US ambassador to Albania, Yuri Kim, held a meeting tod...
The head of SPAK, Altin Dumani, in a media appearance,...
The US special envoy for the Western Balkans, Gabriel Esco...
During the past year, investigations into corruption incre...
The issue of incinerators in Albania has become a scan...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...