web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"We were afraid and hesitated"/ Berisha's cabinet director tells the moment when the leader of the DP was shot

2022-12-08 16:18:00, Aktualitet CNA

"We were afraid and hesitated"/ Berisha's cabinet director tells

The director of the DP leader's cabinet, Akil Kraja, spoke about the moment when the leader of the DP, Sali Berisha, was hit by 31-year-old Gerti Shehu.

In an interview with the journalists Nisida Tufa, he says that in those moments the biggest fear was the aggravation of the situation.

Excerpts from the conversation:

How did you learn about Berisha's hit in the December 6 protest?

Protesta e 6 dhjetorit ishte akti më europian që mund të bëhej atë ditë. Nga njëra anë ishte një aktivitet propagandistik i qeverisë që kërkonte të shfaqte një realitet të gënjeshtërt. Nga ana tjetër ishte një protestë paqësore dhe demokratike. Në atë moment isha afër urës dhe si shumë deputetë të tjerë, po prisnim Berishën të na afrohej. Të gjithë në atë moment u bllokuam, patëm frikë, hezitim.

Kishit frikë se mund të shkonte më keq?

Patjetër. Ne ishim te Hotel Dajti, ndërsa agresioni ndodhi te ura e vogël te Kisha Katolike. Këto janë momente ku dalin në pah dhe kapacitetet politike dhe njerëzore. Nuk kaluan pak minuta që ndodhi dhe Berisha u ngjit në podium për të dhënë mesazhin që ne jemi këtu për demokracinë.

Keni fakte të tjera për agresorin?

Individi është kontigjent i policisë dhe përdorej nga policia për çështje droge. Është konfirmuar që kemi të bëjmë me një individ që ka këtë lidhje. Ishte një atentat që dështoi. Atentatori që kërkonte të dëmtonte protestën ishte i lidhur me policinë. Kush kishte interes që ky aktivitet demokratik të dështonte? Edi Rama. Interesi i tij është evident.

Keni komunikuar me Berishën?

Ditën e protestës fjalimi i tij ishte i plotë. Më la një porosi pune në 1.30 të natës. Ishte para kompjuterit. Jemi në një realitet kur vetëm terrori mund ta mbajë këtë presion.

Berishën e shihni më të motivuar?

Ishim sot në mëngjes të prisnim Stipe Mesiç, një figurë të jashtëzakonshme të Ballkanit. Opozita shqiptare sot në sytë e europianëve të vërtetë është vetëm një, PD e Rithemeluar, një forcë politike që drejtohet nga Sali Berisha. Edi Rama me aktin e ulët, të turpshëm, kriminal vetëm sa e ka forcuar angazhimin e demokratëve. Ne jemi më të bashkuar se kudo./CNA.al





12:31 TODAY

8 dhjetor 1990/

Analisti dhe politologu i njohur Afrim Krasiqi ka zgjedhur...

Lajmet e fundit nga