AMA with an "iron" hand towards televisions/ "Excuses" for portals
The Authority of Audiovisual Media, AMA, in the first 6 mo...

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela raportoi sot në Kuvend veprimtarinë e sistemit të prokurorisë përgjatë një viti.
Çela tha se përgjatë vitit 2021, kanë konstatuar se katër prokurorë dhe një drejtues prokurorie kanë kryer shkelje individuale.
Ai tregoi se për ta është përgatitur materiali dhe i janë dërguar për inicim të procesit të hetimit/inspektimit ndaj magjistratëve Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.
Prokurori i Përgjithshëm theksoi se janë rritur rastet e hetimit për korrupsion dhe se janë arrestuar 40 persona të dyshuar.
“Qarku Vlorë ka nivelin më të lartë. Qarku Dibër nën mesatare. Veprat penale kundër rendit, përbëjnë numrin më të lartë. Me një rritje 9% krahasuar me një vit më parë. Janë dënuar 8371 të pandehur. Ka një rritje të numrit të të pandehurve të dënuar dhe ulje të pafajshmëve.
Lufta kundër pastrimit të parave ka qenë një objektiv për vitin 2021. U vu në funksion sistemi elektronik. Rezultati e arritura janë vlerësuar në vijimësi nga ekspertët. Kanë rezultuar 1406 procedime penale për dhunë në familje. Ende mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim. Prokurorët sipas kërkesave kanë rritur rolin aktiv në kryerjen e hetimeve proaktive për veprat e korrupsionit. Ka përfunduar me arrestimin e 40 personave të dyshuar.
Për krimet zgjedhore, prokuroria në përmbushje të objektivave përveç miratimit të masave administrative, drejtuesit e prokurorive morën masa për funksionim. Kanë raportuar të dhëna për vepra penale që kanë prekur zgjedhjet e lira. Raportet janë dërguar institucioneve kushtetuese. Janë rritur procedimet e regjistruara. Është rritur numri i të pandehurve. Janë ndjekur 47 procedime penale për zgjedhjet, 7 çështje me 52 të pandehur dhe janë dënuar 46 persona për vepra si falsifikimi, shkelje e fshehtësisë së votimit etj”, tha Çela ndër të tjera.
Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se janë marrë masa procedimi disiplinor ndaj 10 oficerëve të policisë gjyqësore, nga të cilët 7 persona janë oficerë të policisë gjyqësore të shërbimeve në Policinë e Shtetit dhe 3 persona janë oficerë të policisë gjyqësore të seksioneve të prokurorive.
Pjesë nga fjala e Olsian Çelës:
Prokurori i Përgjithshëm në ndjekje të kërkesave të Rezolutës së Kuvendit e rekomandimeve prioritare të KM, rekomandimeve të BE-së dhe planit të veprimit ICRG/FATF për Shqipërinë, si dhe për problematika të evidentuara përgjatë vitit 2021, ka nxjerrë 10 udhëzime të përgjithshme, dhe 15 urdhra për miratimin e planeve të veprimit apo akte normative të tjera (të trajtuara këto në raportin vjetor), ka mbikëqyrur zbatimin e tyre dhe është kujdesur për ushtrimin e kompetencave kushtetuese e ligjore në prokurori, nëpërmjet raportimeve periodike dhe informacioneve të kërkuara nga drejtuesit e prokurorive lidhur me masat e marra në zbatim të kompetencave ligjore të tyre, si për nxjerrjen e udhëzimeve të përgjithshme për të lehtësuar zbatimin e udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm, ashtu dhe për nxjerrjen e udhëzimeve jo të detyrueshme apo kërkuar informacion prokurorëve për çështje konkrete, me synim, për të garantuar pavarësinë e prokurorit në ushtrimin e funksioneve dhe të sigurojë efiçencën, ligjshmërinë e transparencën në veprimtarinë e prokurorive që drejtojnë.
Në kuadrin e forcimit të kontrollit dhe llogaridhënies së prokurorit, Prokurori i Përgjithshëm dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit, me nr.248, datë 05 shkurt 2021 “Për kryerjen e inspektimeve institucionale e tematike dhe për shkelje individuale të magjistratëve/prokurorë në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm”. Në kuadrin e zbatimit të kësaj marrëveshje, mbi kërkesën e ILD-së, Prokurori i Përgjithshëm ka kërkuar kryerjen e inspektimeve tematike në Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër e Vlorë.
Përgjatë vitit 2021, pas verifikimeve të kryera nga ana jonë për shkelje individuale të konstatuara në lidhje me katër prokurorë dhe një drejtues prokurorie, është përgatitur materiali dhe i janë dërguar për inicim të procesit të hetimit/inspektimit ndaj magjistratëve Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë
Në kuadrin e forcimit të kontrollit dhe llogaridhënies së oficerëve të policisë gjyqësore të seksioneve pranë prokurorive, dhe bashkërendimit institucional me Komisionin e Policisë Gjyqësore (në vijim Komisioni), Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar katër herë Komisionit për nisjen e procedimit displinor ndaj 6 opgj.
Përgjatë vitit 2021 ky Komision në zbatim të kompetencave sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të oficerëve të policisë gjyqësore, bazuar në propozimet e dërguara nga prokurorët e çështjeve dhe Prokurori i Përgjithshëm, ka zhvilluar procedimin displinor për 10 oficerë të policisë gjyqësore, nga të cilët 7 persona janë oficerë të policisë gjyqësore të shërbimeve në Policinë e Shtetit dhe 3 persona janë oficerë të policisë gjyqësore të seksioneve të prokurorive. Ndërkohë, Komisioni për 8 oficerë të policisë gjyqësore ka vendosur, dhënien e disa masave displinore në raport me shkeljet e kryera, ndërsa për dy oficerë të policisë gjyqësore ka pushuar procedimin displinore.
Nisur nga disa konstatime të bëra gjatë kësaj periudhe të punës së prokurorisë, vlerësoj se rregullimi ligjor aktual vështirëson lidhjen organike efektive mes drejtuesve të prokurorive në prokuroritë e shkallës së parë dhe të apeleve me Prokurorinë e Përgjithshme, në kuptim të ushtrimit të detyrave ligjore dhe kushtetuese, ndërkohë që angazhimet institucionale që dalin nga rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë, rekomandimet e Këshillit të Ministrave apo në raportet me organizma të tjerë ndërkombëtarë kërkojnë një nivel më të lartë kohezioni institucional. Gjithashtu, rregullimi ligjor aktual, në procesin e promovimit/caktimit, pezullimit apo shkarkimit të drejuesve të prokurorisë nuk është i qartë dhe nuk parashikon vlerësimin e indikatorëve ligjorë që lidhen me përformancën e drejtuesve të prokurorive dhe marrëdhëniet e drejtuesit të prokurorisë me Prokurorin e Përgjithshëm, si element shumë i rëndësishëm në mbarëvajtjen e punës dhe në ushtrimin e kompetencave kushtetuese e ligjore në sistemin e prokurorisë me juridiksion të përgjithshëm.
Për arsyet më sipër, Prokuroria e Përgjithshme ka përgatitur projekt-propozimin për inicimin e ndryshimeve dhe shtesave në ligjin nr.97/2016 "Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë", si dhe ligjeve të tjera të përfshira, si nevojë imediate për të adresuar një sërë problematikash të evidentuara gjatë zbatimit në praktikë të këtij kuadri ligjor të sistemit të prokurorisë, i cili ka për qëllim vazhdimin e implementimit të reformës në prokurori, pjesë e reformës në sistemin e drejtësisë penale, dhe normalizimin e situatës së krijuar nga boshllëku ligjor, për të shmangur problematikat e evidentuara në përformancën e veprimtarisë organizative dhe administrative të prokurorive me juridiksion të përgjithshëm dhe për të rritur efiçencën dhe performancën në veprimtarinë e tyre.
Duhet shtuar këtu se edhe projekti EURALIUS V, në Raportin Përfundimtar, krahas rekomandimeve për aktivitete të tjera vazhduese, ka rekomanduar “…Rishikimin e kuadrit ligjor që rregullon funksionimin e prokurorisë për t'i mundësuar Prokurorit të Përgjithshëm ushtrimin efikas të funksioneve dhe mbarëvajtjen e punës administrative në sistemin e prokurorisë... ”.
Si konkluzion vlerësoj se organi i prokurorisë ka përmbushur detyrat kushtetuese e ligjore dhe ka ndjekur rekomandimet e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, rekomandimet prioritare të Këshillit të Ministrave, rekomandimet e BE-së dhe planin e veprimit të ICRG/FATF, prioritete kyçe të shtetit shqiptar në kuadër të procesit të integrimit, rritjes së efektivitetit kundër krimit ekonomik dhe krimeve të tjera, duke ndihmuar e kontribuar në forcimin e rendit dhe të sigurisë publike, duke siguruar një procedim të drejtë dhe duke garantuar liritë personale, të drejtat dhe interesat e ligjshme të shtetasve dhe subjekteve të procedimit penal./ B.A. - CNA.al
The Authority of Audiovisual Media, AMA, in the first 6 mo...
The former Minister of Justice, Ylli Manjani, has reacted ...
The head of the National Chamber of Advocacy, Maks Haxhia,...
Lawyers are protesting the new judicial map in front o...
A citizen from Saranda, Sabrina Islamaj, is suspected of d...
German MEP Adis Ahmetovic, in a press conference, stat...
The Administrative College of the Supreme Court announces ...
Today and tomorrow, the Albanian Cycling Federation, i...
The President of the Republic, Ilir Meta, has asked th...
The head of the National Chamber of Advocacy, Maks Hax...
The municipality of Kruja was the most affected by the...
The Chamber of Advocates suspended for three months the lawy...
The Albanian Road Authority has announced how the traf...
The Chairperson of the KLJ, Naureda Llagami, has come ...
The new judicial map continues to create debates. The hea...
Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, ka kundërshtu...
According to the KKB documents, Merita Hajdari turns out t...
Yesterday, SPAK ordered the suspension of several companie...
The alliance against the Russian threat in the east as wel...
Today at around 14:30 the Disciplinary Commission will mee...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...